Bushi: Kryeministri ka fyer gjithė shqiptarėt02-12-2007 Pas deklaratave tė Kryeministrit Berisha nė lidhje me ekipin kombėtar, i ashpėr ka qenė edhe reagimi i kryegolshėnuesit tė ekipit kombėtar Alban Bushi. I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", "Loku" pohoi nga Greqia se Kryeministri ndoshta ka dėgjuar diēka, por e ka dėgjuar nė mėnyrė tė gabuar. "Mesa kam kuptuar unė, ai nuk merr vesh fare nga futbolli. Si mund tė thuash qė u shit ndeshja apo gjėra tė tilla? Ndoshta ai njė lloj informacioni, po pėr mendimin tim ėshtė i gabuar", deklaroi sulmuesi kuqezi qė nga Selaniku, ku ka qenė dje i grumbulluar me skuadrėn e Apollon Kallamariasė. Nė fakt, Bushi nuk ka dashur tė krijojė tensione me kreun e qeverisė, pasi sipas tij nuk ėshtė e hijshme tė merresh me njė kryeministėr. Por, pėr tė, kjo deklaratė ėshtė shumė e nxituar dhe e gabuar. "Kombėtarja ėshtė e tė gjithė shqiptarėve dhe mendoj se Kryeministri i ka turpėruar tė gjithė ata duke deklaruar se ajo ka shitur flamuri. Unė nuk dua tė flas keq, pasi kam frikė se mos nesėr ai del dhe kėrkon falje. Megjithatė njė Kryeministėr nuk duhet tė flasė kėshtu. Si mund tė thuhet qė ne donim tė hiqnim Bariēin? Shumė nga ēunat do tė mbeten padyshim tė ofenduar nga kjo deklaratė, por nuk di ēfarė tė them mė tepėr. Pėr mendimin tim, e pėrsėris, qė ai di diēka, ka njė informacion pasi ėshtė kryeministėr, por e ka tė gabuar", u shpreh mė tej sulmuesi i pėrfaqėsueses shqiptare. Nė fakt, nga deklarata e bėrė nga kreu i ekzekutivit kanė mbetur tė ofenduar edhe lojtarė tė tjerė, por qė pėr arsye tė ndryshme nuk pranuan tė reagonin ashpėr ndaj personit qė drejton qeverinė shqiptare. Gazeta Shqiptare |