Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria Shqipėria : Qipro Qipro
7 shtator 2012
 
Ndeshja e Fundit
Gjeorgjia Gjeorgjia 0:1 Shqipėria
11 tetor 2011

Top Faqet Partnere

Feed

Lajme pėr kombėtaren shqiptare

Lala: Ndeshja po shkonte drejt barazimit

I pakėnaqur pėr rezultatin nė fund tė takimit ka qenė edhe mesfushori i kombėtares sonė

07-09-2006

I pakėnaqur pėr rezultatin nė fund tė takimit ka qenė edhe mesfushori i kombėtares sonė, Altin Lala. "Motori" i Hanoverit, ndonėse nuk ka luajtur pėr 90 minuta, nuk e fsheh mėrzitjen pėr humbjen e djeshme. Lala pranon se loja e kombėtaresstonė gjatė gjithė ndeshjes nuk ka qenė shumė e organizuar. Rumunėt luanin mė mirė dhe nė mesfushė ishin gjithnjė superiorė ndaj skuadrės sonė. Gjithsesi, fatet e takimit i vendosi njė gabim fatal i skuadrės sonė. Lala ka shtuar se njė gabim i tillė nė kėsisoj rastesh dhe nė ndeshje ndėrkombėtare vendos takimin.
"Ishte njė humbje qė djeg. Loja e ekipit tonė nuk ishte e organizuar siē ishte loja e Rumanisė nė kėtė ndeshje. Patėm vėshtirėsi nė mbulimin e lojtarėve nė mesfushė. Kundėrshtarėt tanė ishin gjithmonė njė lojtar mė shumė nė mesfushė. Siē po shkonte loja, ishte njė takim qė duhet tė mbyllej 0 0, por ne bėjmė gabime. Fatkeqėsisht, mund t'i ndodhė ēdo njeriu dhe pas gabimit tė bėrė u humb edhe loja," ėshtė shprehur Lala.
Mesfushori i kombėtares sonė, veē analizės sė lojės, ka shpjeguar pėrse ndodhi njė gabim i tillė nė momentin mė kyē tė takimit, ku nga tė gjithė kėrkohej gjakftohtėsi. "Pse ndodhi? Duke luajtur gjithmonė nė maksimum duhet tė mos gabosh sepse dėmton ekipin. Por sado tė vogėl tė bėsh gabimin, nė ndeshje ndėrkombėtare mund tė rezultojė fatale," ėshtė shprehur Lala.

Beqaj: Rumania e meritoi fitoren
Lojtarėt e ekipit kombėtar, pas humbjes 2 0 me Rumaninė, normalisht nuk kanė qenė tė gėzuar. Dy gola pėr shkak tė gabimeve tė lojtarėve tanė kanė ndėshkuar moralisht ekipin qė pas pėsimit tė golit tė parė, duket se dorėzoi armėt. Pas golit skuadra humbi qetėsinė dhe freskinė fizike, duke u lejuar kundėrshtarėve qė tė dominojnė lojėn. I kėtij mendimi ėshtė edhe portieri i kombėtares sonė, Arjan Beqaj. Ky i fundit ėshtė munduar dje tė japė maksimumin nė fushėn e lojės, ndonėse e gjithė skuadra nuk ka qenė nė njė ditė tė mirė. Gjithsesi, Beqaj pranon qė rumunėt e merituan fitoren.
"Tė them tė vėrtetėn, ishte njė ndeshje qė, ashtu si shkoi, nuk duhej ta kishim humbur. Gjithsesi, Rumania ėshtė njė ekip shumė i fortė. Ka lojtarė shumė tė mirė, qė mund tė bėjnė diferencė nė ēdo ekip. Nė ndeshjen e sotme loja ndryshoi pikėrisht nė momentin kur mund tė mbetej atje ku ishte. Pas gabimit, skuadra pėsoi njė gol. Ky ėshtė futbolli. Nė njė ndeshje futbolli kėto gjėra ndodhin, ndonėse ekipi i Rumanisė i shfrytėzoi mė sė miri rastet dhe shėnoi golin qė na ndėshkoi. Pikėrisht nė kėtė pikė ishte dhe diferenca mes dy ekipeve. Ekipet e mira nuk tė lejojnė tė bėsh asnjė gabim. Gjithsesi, nė pėrgjithėsi mund tė them se Rumania ishte njė ekip mė i mirė se ne dhe kjo bėri diferencėn," ka pėrfunduar Arjan Beqaj. Portieri i kuqezinjve, ndonėse nuk e ka shprehur mėrzitjen pėr humbjen, ėshtė larguar i mėrzitur nga stadiumi pas kėsaj humbjeje shumė tė hidhur tė kombėtares shqiptare dje nė "Qemal Stafa". Realisht Beqaj ėshtė kthyer si portier i parė i kombėtares shqiptare pas shumė kohėsh. Kosovari ka marrė besimin e trajnerit Bariē, edhe pse paraardhėsi i kroatit Brigel nuk e ka pasur shumė pėr zemėr.


"Qemal Stafa" braktiset pjesėrisht nga tifozėt
Edhe pse kombėtaren tonė e priste njė ndeshje shumė e vėshtirė, kundėr njė kundėrshtari qė ėshtė nė "pole-position" pėr tė kaluar grupin, ku bėjmė pjesė ne, interesimi i tifozėrisė kuqezi nuk qe nė nivelin e pritshėm. Nė fakt, ishte parashikuar njė bojkot i pjesshėm nga tifozėt e kombėtares, pasi ēmimet e biletave pėr kėtė ndeshje qenė shumė tė larta, nė krahasim me nivelin ekonomik tė vendit tonė. Njė biletė nė tribunė kushtonte 5 mijė lekė, ndėrsa biletat e karshisė varionin nga 3 mijė deri nė 2 mijė lekė. Vetėm nė rastet kur nė "Qemal Stafa" kanė zbritur skuadra tė tilla si Gjermania e Anglia, biletat e stadiumit kanė qenė kaq tė shtrenjta si me Rumaninė. Rreth njė e treta e kapacitetit tė ndėrkombėtarit tonė ka qenė e boshatisur, pasi njė pjese tė mirė tė shqiptarėve nuk ua ka mbajtur xhepi pėr tė paguar qimet e kokės pėr njė ndeshje futbolli. Madje ky bojkot u paralajmėrua nga shoqata "Tifozėt kuqezinj", tė cilėt deklaruan hapur se nuk do tė shkonin nė stadium pėr tė pėrkrahur kombėtaren. Binte nė sy prania e tifozovė kosovarė "Prishtina-Plisat" dhe grupi i dardanėve, qė gjithmonė kanė qenė mbėshtetje e madhe pėr skuadrėn tonė pėrfaqėsuese. Madje edhe numri i tyre ka qenė disi i reduktuar, pikėrisht pėr shkak tė ēmimit tė lartė tė biletave. Pjesėt anėsore tė "Qemal Stafės", sidomos ajo e jugut, kanė qenė shumė pak tė populluara. Nėse FSHF-ja vazhdon tė ndjekė kėtė politikė, atėherė ndaj Holandės ēmimi i biletave, mė sa duket, do t'i kalojė edhe ato europiane.

Olsi Avdiaj

Sporti Shqiptar