Menya kryesore
|
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Shqipėria |
: |
Luksemburg |
 |
| 7 shtator 2010 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Rumania |
1:1 |
Shqipėria |
 |
| 3 shtator 2010 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Gol i vogėl i njė Salihi tė madh, qė po bėhet pėrcaktues pėr kombėtaren!Duke ėndėrruar e shpresuar goleadėn, ndeshja miqėsore me Andorrėn ishte projektuar tė ndahej mė dysh. Shqiperia: Hidi (Llani 90), Lila, Bulku (Lika 57), Vangjeli (Muzaka 78), Vrapi (Bici 88), Agolli, Skela, Duro (Veliaj 88), Hyka (Xhihani 57), Kapllani (Bakaj 58), Salihi.
Trajner: Josip Kuzhe
Andorra: J.Gomez (Pol Ferran 89), Rubio J. (Xavier 57), Escura J. (Riboleta 89), Ayala, Silva (Oskar 69), E.Garcia, Pujol (Xavier Andorra 80), Vieira, Moreno. S.Gomez (Bousenine 76), Jiménez (G.Garcia 71).
Trajner: Alvares De Eulate Koldo
Gjyqtare: Dimitar Meckarovski, Petre Kodovski, Dusko Milosevski (Maqedoni)
Kartone te verdhe: Vangjeli, Oskar, Skuli, Moreno, Rubio J.
Duke ėndėrruar e shpresuar goleadėn, ndeshja miqėsore me Andorrėn ishte projektuar tė ndahej mė dysh. Sic edhe pati paralajmėruar trajneri Kuzhe para sfidės nė fjalė. 45 minutat e para do tė ishin nė dispozicion tė formacionit mė tė mirė nė dispozicion, ndėrsa fraksioni i dytė do tu rezervonte mė shumė minuta prove kandidatėve pėr fanellėn kuqezi. Tė paktėn atyre qė Kuzhe u kishte besuar pėr kėto dy ndeshje miqėsore. Pra, nga njėra anė ishte fitorja bindėse ndaj njė kundėrshtari mjaft modest, si Andorra, ndėrsa nga ana tjetėr testimi i sa mė shumė lojtarėve. Por, realiteti tregoi se ndeshje tė lehta nė dukje, nė rangun e ekipeve pėrfaqėsuese nuk ka mė, si nė veprimtaritė europiane, ashtu edhe botėrore. Parė nė kėtė optikė, duke u munduar ta vlerėsojmė mė shumė se duhet dhe sa vlen realisht kundėrshtarin (qoftė edhe pėr atė fitore 2-0 nė 17 prillin 2002, cka i preu kokėn trajnerit tė asaj kohe, Demollari), paraqitja e ekipit tonė ishte pozitive, sidomos nė zotėrimin dhe qarkullimin e topit. Nė pjesėn e dytė, nė vecanti, ku elementėt sulmues u shtuan edhe nė numėr. Sidoqoftė, ajo cka ėshtė kryesore nė njė ndeshje futbolli dhe qė bėn diferencėn, goli, ka dalė nė dritė me mjaft vėshtirėsi dhe vetėm njė herė, me tė njėjtin autor si edhe nė Podgoricė, Hamdi Salihin. I cili, nė njėfarė mėnyre ka shpėtuar nderin e kuqezinjve, nė njė ndeshje miqėsore ku synohej goleada, por mezi ėshtė fituar. Dhe po tė kesh parasysh se luanim ndaj Andorrės, me njė popullsi prej rreth 84 mijė banorėsh, me njė futboll zyrtar amator, qė e ka vizituar pėr herė tė parė portėn e Hidit nė minutėn e 61-tė, Salihit i duhen puthur kėmbėt. Sepse e bėn Kuzhen, ndoshta trajnerin mė tė suksesshėm tė kuqezinjve pėr ndeshjet miqėsore. Si e tillė, miqėsore, sfida e mbrėmshme me Andorrėn i ka arritur nė masė tė konsiderueshme tė dy objektivat. Janė testuar mjaft lojtarė kandidatė pėr ekipin kombėtar, te gjithe ata qė ishte nė stol, edhe pse ndonjė prej zėvendėsuesve ka pasur shumė pak kohė nė dispozicion (Veliaj, Llani dhe Bici). Nė mėnyrė tė cuditshme, nė fakt, pėrderisa Andorra nuk po tregonte as rrezikun mė tė vogėl pėr ta barazuar golin e Salihit. Dhe tė mendosh se Skela ka luajtur plot 90 minuta, duke mos i dhėnė mundėsinė sozisė sė tij mė tė mundshėm pėr ta imituar, numri i zėvendėsuesve nė kėtė miqėsore nuk shkon nė raport tė drejtė me pritshmėritė. E kemi fjalėn pėr tė testuar elementė potencialė nė role tė zbuluara nė raste emergjente, sic ėshtė organizatori apo qendėrmbrojtėsi i kombėtares. Interesant ėshtė fakti se Kuzhe i ka mbajtur me kohė tė plotė lojtarėt pa ekipe nė fushėn e lojės, pėrjashto Ervin Bulkun, qė u zėvendėsua nė minutėn e 56-tė nga Xhihani, ndoshta edhe pėr t sistemuar diku pėr sezonin e ri. Sepse, mes tė pranishmėve nė Qemal Stafa duhet tė ketė patur patjetėr edhe ndonjė menaxher.
Po si nisi kjo ndeshje pėr kombėtaren tonė? Nė rreshtim, Kuzhe i besoi skemės 4-4-2, me mbrojtjen nė vijė tė drejtė, tė formuar nga Agolli nė tė majtė dhe Vangjeli, i rikuperuar nga dėmtimi, nė tė djathtė. Qendra e mbrojtjes kuqezi iu besua Andi Lilės dhe Vrapit, dy produkte tė superligės shqiptare. Repart i cili i zbatoi mirė detyrat dhe mori pjesė aktive nė daljet nė kundėrsulme, sidomos dy krahėt (Agolli dhe Vangjeli), duke asistuar pozitivisht nė ruajtjen e njė ekuilibri tė drejtė midis reparteve dhe punės qė i takonte cdo lojtari nė fushė. Mė pėrpara, mesfusha, nisi me Hykėn nė tė majtė dhe Ervin Bulku nė tė djathtė (alternohej me K.Duron, nė raste tė vecanta), qė gjendeshin nė mėnyrė konstatnte nė fazėn sulmuese, me krosimet nga krahėt dhe driblimet e herėpashershme drejt qendrės sė 16-metėrshit tė Andorrės. Dueti i sulmit, nė mungesė sė Bogdanit, mbante emrin e Salihit dhe Kapllanit, dy nuhatės tė mirė tė portave kundėrshtare. Njė formacion qė prodhoi lojė, krijoi disa raste, por nuk pati efikasitetin e pritshėm dhe tė duhur nė konkludim. Deri nė minutėn e 44-t, kur njė diagonale e Vangjelit nga e djathta e sulmit tonė, parakaloi tėrė zonėn e mbrojtjes mike, pėr tė shkuar nė kėmbėt e Salihit, i cili e dėrgon me zgjuarsi dhe intuitė nė portėn e Andorrės. Gol qė do tė mbetej i vetėm nė kėtė miqėsore, edhe pse pritshmėritė dhe paralajmėrimet e Kuzhes e ftonin tifozėrinė shqiptare pėr njė goleadė. Me kalimin e minutave, pasi kishte nisur fraksioni i dytė i lojės, Kuzhe vendos tė nisė serinė e zėvendėsimeve. Kėshtu, brenda njė minute, tė 56-tėn, dalin tre kuqezinj, pėr tua lėnė vendin tre tė tjerėve. Respektivisht; Kapplani pėr Bakajn, Hyka pėr G.Likėn dhe E.Bulku pėr Xhihanin. Nė kėtė mėnyrė, duket sikur kemi 3 sulmues nė fushė, me Salihin nė majė tė repartit ofensiv, ndėrsa Xhihani dhe Bakaj qė vėrshojnė nga krahėt. Po ashtu, si tėrė ndeshjen, edhe Skela ėshtė i orientuar dukshėm drejt portės kundėrshtare, pavarėsisht se organizon manovrėn sulmuese tė Shqipėrisė, por ka tėrė lirshmėrinė e duhur pėr ta shėtitur kuadratin e blertė, si njė elektron i lirė. Nga pas ka gjithnjė K.Duron, qė nė aspektin individual tregon nivel tė kėnaqshėm. Pavarėsisht dozės sė madhe tė elementit kreativ dhe ofensiv tė kombėtares sonė nė pjesėn e dytė, qė njeh pikun e saj me angazhimin e Muzakės nė lojė, nė vend tė njė mbrojtėsi si Vangjeli, nė minutėn e 78-tė, porta e Andorrės mbeti e paprekur pėr herė tė dytė. Kjo, sa pėr meritė tė portierit mik, qė kreu dy-tri dalje tė guximshme dhe vendimtare, por edhe pėr mefshtėsi tė sulmit tonė. Qė nė 45 minutat e dyta krijoi vetėm dy raste ideale pėr tė konkluduar, njėherė me Bakajn, qė i vetėm me portierin e Andorrės qethi shtyllėn e tij tė majtė pingule, ndėrsa herėn tjetėr me Salihin, qė iu vodh bukur prapavijės kundėrshtare dhe e nisi topin pėr nė rrjetė, por nė vijėn fatale u largua nga miqtė. Nėse duhet ta gjykojmė tej rezultatit minimal, ndaj njė Andorre amatore, nė kuptimin zyrtar tė futbollit tė saj, Shqipėria e rinuar, pa praninė e katėrshes Cana-Curri-Dallku-Bogdani fitoi, por nuk bindi aq sa duhet. Ajo cka vlen tė evidentohet si pozitive, tė besuarit e Kuzhes bėnė pėrgjithėsisht njė lojė tė disiplinuar. Nė tė njėjtėn kohė, aktivizimi i disa elementėve tė rinj i shėrben trajnerit pėr njė njohje akoma mė tė thellė tė kombėtares. Gjithcka meriton pėrgėzime, nė kuadrin e njė apo dy miqėsoreve, qė pėrbėnte edhe njėlloj fushate kuqezi para nisjes sė eliminatoreve zyrtare nė grupe pėr Euro 2012. Ku duhet patjetėr ritėm tjetėr, sepse me njė lojė tė lexueshme pėr kėdo, me njė nivel tė tillė konkludues, jemi mjaft larg suksesit. Andorra na tregoi se nė futbollin e sotėm, asnjė nuk ta dhuron lehtė hapėsirėn, prandaj ėshtė e domosdoshme tė luftosh fort qė ta zotėrosh atė. Sa pėr vazhdimėsinė e ekipit tonė pėrfaqėsues, mbatja e ekuilibrave midis reparteve dhe nė aspektin psikologjik ėshtė parėsore. Kuzhe po udhėheq pa u ngutur njė kombėtare, pėr tė cilėn ka shumė rėndėsi kolektiviteti, si e vetmja mundėsi pėr tė marrė maksimumin nga ekipe tė ashtuquajtura tė vogla. Trajneri dhe vetė lojtarėt, nga ky fillim i mirė miqėsoresh,para sfidave zyrtare, janė tė stimuluar, tė nxitur, nė kėrkesė tė njė niveli mė tė mirė. E pėrgjithshmja e ndeshjeve miqėsore nė Podgoricė dhe nė Tiranė, njėra pas tjetrės, radhazi, dha dy mesazhe tė qarta; tė paktėn pėr momentin: Sė pari, epėrsia taktike, disiplina nė detyrat individuale dhe kolektive tė lojtarėve, tė pėrcaktuara prej Kuzhes, cojnė nė ngushtimin sė tepėrmi tė hapėsirave tė fantazisė dhe lojės teknike individuale. Dhe sė dyti, si cdo trajner profesionist, deklaratat para ndeshjes (kryesisht para Andorrės, pėr goleadė), nuk duhen marrė asnjėherė seriozisht. Njė trajner mundohet tė thotė tė vėrtetėn vetėm kur ekipi ka humbur, ose ka luajtur shumė dobėt e keq. Pėr gjithcka mund tė jesh skeptik ndaj kombėtares kuqezi pas kėtyre dy miqėsoreve, por pėr asnėjėrėn nga dy elementėt negativė, tė cituar pak mė sipėr, smund ta kritikosh. Dhe nuk ėshtė pak. Aq mė tepėr qė Salihi ka ruajtur gola edhe pėr kombėtaren, vec tė shumtėve qė ka realizuar me Rapidin. Shenjė e mirė kjo pėr kėtė lojtar, qė tė gjithė duhet ti puthim kėmbėt, sepse nė njė vėshtrim tė ngushtė ka shpėtuar nderin kuqezi. Vecanėrisht ndaj Andorrės, liliputėve tė Europės nė futboll.
Kuzhe: Nuk kemi humbur asgjė nga ndeshja me Andorrėn
Tifozėt kuqezinj ua kanė marrė dorėn edhe prononcimeve tė trajnerit Josip Kuzhe, qė edhe atėherė kur ka vend pėr shumė kritika, mundohet ta mbajė lart moralin e futbollistėve. Fundja, ka arritur fitoren e radhės, pavarėsisht se pėrballė kishim njė kundėrshtar tė dobėt. Sipas Kuzhes, Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur para eliminatoreve tė Euro 2012-s, megjithėse duhet ende punė pėr tė qenė konkurrentė me kundėrshtarėt e grupit.
- Arritėt njė fitore tė ngushtė, ndaj njė kundėrshtari inferior. Ēfarė fituam apo humbėm nė kėtė takim?
- Besoj se nuk kemi humbur asgjė nga kjo ndeshje. Duke parė se si shkuan gjėrat, mund tė them se jam i kėnaqur. Kemi luajtur dy miqėsore, tė cilat i fituam dhe kam krijuar njė ide tė qartė pėr skuadrėn. Tani kemi dy ndeshjet zyrtare me Rumaninė dhe Luksemburgun dhe unė i kam idetė e qarta pėr atė qė duhet tė bėjmė. - Janė aktivizuar shumė lojtarė tė rinj. A jeni i kėnaqur me paraqitjet e tyre?
‑ Duhet tė jem i kėnaqur. Tė mos harrojmė qė shumė prej tyre luanin pėr herė tė parė nė kombėtare. Seleksionimi i futbollistėve ėshtė njė proces i gjatė. Unė e kam tė qartė se kush ėshtė 11‑shja e parė, se cilėt janė futbollistėt e stolit, por edhe pėr tė rinjtė qė do tė luajnė nė tė ardhmen. Januzi pėr shembull nuk ka qenė fare nė formacion, megjithatė mund tė them vetėm fjalė tė mira pėr tė pas asaj qė ka dhėnė nė stėrvitje.
‑ Me gjithė optimizmin qė shprehni, ndeshja nuk ishte e bukur
?
‑ Ėshtė e vėrtetė, nuk ishte nga ndeshjet mė tė mira. Gjithsesi, nuk ėshtė e lehtė tė luash me kėto skuadra jo shumė tė mira, qė janė shumė tė organizuara nė mbrojtje. Nė kėto raste duhet lojė e shpejtė, me lojtarė qė dinė tė pėrdorin topin dhe qė kanė besim nė vetvete. Duhen pasime tė shpejta dhe tė sakta, pėr tė gjetur mėnyrėn e duhur pėr tė shkuar te goli.
‑ Andorra thuajse nuk e ka rrezikuar portėn tonė. A ka qenė njė ndeshje prove edhe pėr mbrojtjen?
‑ Nuk ka qenė njė ndeshje test pėr mbrojtjen. Megjithatė, nuk ėshtė e lehtė tė luash me skuadra tė tilla, qė mund tė befasojnė qoftė njė herė tė vetme gjatė 90 minutave. Nė rastin konkret, mbrojtėsit kanė luajtur nė hapėsia mė tė mėdha dhe nuk kanė pasur shumė situata pėr tė zgjidhur. Megjithatė, duhet pėrqendrim gjithė ndeshjen.
‑ Pra, mund ti konsiderojmė Lilėn dhe Vrapin rezerva tė mira pėr Canėn dhe Currin?
‑ E kam thėnė edhe herė tė tjera, se jemi nė kėrkim tė mbrojtėsve tė qendrės. Cana dhe Curri janė titullarėt nė qendėr, por nė kėtė pozicion mund tė aktivizoj edhe Dallkun. Tani na duhet njė i katėrt dhe njė i pestė, pėr tė qenė tė pėrgatitur pėr ēdo tė papritur nė rast dėmtimesh apo kartonėsh. Mund tė besoj nė kėtė pozicion edhe te Lila dhe Vrapi.
‑ Pas njė viti nė krye tė Shqipėrisė, nėse do ti konsideronim tė gjitha ndeshjet e luajtura si eliminatore, do tė kishit grumbulluar 15 pikė
?
‑ Statistikat mė bėjnė tė lumtur, megjithatė nuk mė interesojnė shumė para pėrgatitjeve pėr eliminatoret. Rekordet janė tė kėndshme, por duhet tė bazohemi tė ndeshjet zyrtare eliminatore.
Salihi: Tani po i shijoj golat e mi
Hamdi Salihi, sulmuesi i Rapidit tė Vjenės, ėshtė kthyer njeriu simbol i kombėtares kuqezi pėr momentin. Ėshtė ai qė shėnon rregullisht dhe qė i jep fitoren Shqipėrisė. Goli nė Podgoricė i lumturoi tė gjithė tifozėt shqiptarė, ndėrsa me Andorrėn kėmba e tij e artė nuk gaboi pėr ti dhėnė njė fitore me mjaft vlera Shqipėrisė. Viti i fundit me kombėtaren ka qenė tepėr i suksesshėm me kuqezinjtė, pasi ka shėnuar thuasje nė ēdo ndeshje. Mė parė mė pyesnit pse nuk po shėnoja me kombėtaren, ndėrsa me klubin tim kėtė e bėja rregullisht. Kurse tani ėshtė krejt ndryshe. Besoj se ka ardhur momenti qė edhe unė ti shijoj golat e mi. Jam shumė i lumtur pėr kėtė fitore, qė vjen vetėm pak ditė pas asaj me Malin e Zi dhe shpresoj tė vazhdojmė kėshtu edhe gjatė ndeshjeve eliminatore, - ėshtė shprehur Hamdi Salihi. Ka shėnuar me Danimarkėn, Suedinė, Qipron, Malin e Zi dhe Andorrėn. Nė tė vėrtetė ky ėshtė momenti i Salihit. Pse jo, mund tė konsiderohet bomberi i ri kuqezi.
Klodian Duro: Dy fitoret na rritėn optimizmin
Mesfushori Klodian Duro ka qenė njė nga pikat mė tė forta tė skuadrės sonė. Bashkė me Skelėn ka organizuar lojėn sulmuese, megjithėse ka qenė shumė e vėshtirė ti afroheshe portės sė Andorrės. Doja tė theksoja se nuk ėshtė e lehtė tė luash ndaj njė kundėrshtari qė mbyllet me shumė lojtarė nė mbrojtje. U pėrpoqėm qė tė shėnonim gol dhe tė hapnim lojėn, ndėrsa nė pjesėn e dytė donim tė mbronim rezltatin. Jam shumė i kėnaqur me aktivizimin e shumė futbollistėve, sepse edhe ata duhet qė tė ndiejnė peshėn e fanellės sė kombėtares. Arritėm njė fitore tė bukur, qė vjen pas asaj tė arritur njė javė mė parė me Malin e Zi. Ēdo ndeshje ka specifikėn e vet. Unė mendoj se ėshtė mė mirė qė tė kemi njė mbrojtje tė organizuar dhe tė dalim nė sulm. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse dy fitore radhazi nė dy takime miqėsore do tė rrisin ndjeshėm optimizmin e kėtij grupi. Kėtė optimizėm duhet ta mbajmė sa mė gjatė. Pėrpara kemi eliminatoret dhe sfidat nuk janė aq larg sa duken. Mė vjen mirė qė Shqipėria e mbylli aktivitetin me dy fitore tė rėndėsishme.
Skaneri i kuqezinjve
Isli Hidi: Nuk u vendos asnjėherė nė provė nga futbollistėt e Andorrės.
Ansi Agolli: I sigurt nė mbrojtje dhe inspirues nė krahun e majtė tė kuqezinjve.
Endri Vrapi: Tregoi siguri nė prapavijė, duke e justifikuar detyrėn e titullarit.
Andi Lila: Vazhdon tė familjarizohet me fanellėn kuqezi nga ndeshja nė ndeshje.
Kristi Vangjeli: Rikthehet me njė asist‑goli pas mungesės pėrballė Malit tė Zi.
Jahmir Hyka: Ka qenė tepėr i lėvizshėm gjatė gjithė lojės, duke krijuar pėshtjellim te kundėrshtarėt.
Ervin Bulku: Tė tilla ndeshje nuk janė gurė prove pėr mesfushorin luftarak.
Ervin Skela: Mbetet njė nga armėt mė tė forta tė Shqipėrisė dhe truri i pėrfaqėueses.
Klodian Duro: Nuk e sheh nė sy kundėrshtarin dhe jep gjithnjė maksimumin nė fushė.
Edmond Kapllani: Rikthehet si titullar, por nuk mundi tė lėrė shenjė ndaj Andorrės.
Hamdi Salihi: Sėrish fitorja mban firmėn e tij, duke qenė vendimtar pėr kuqezinjtė.
Elis Bakaj: Ka qenė tepėr i lėvizshėm nė lojė, duke kaluar njė tjetėr provė kuqezi.
Parid Xhihani: Tepėr i tėrhequr nė tė djathtė, kavajasi nuk ka treguar cilėsitė maksimale.
Gilman Lika: Pėr aq sa u aktivizua, u pėrpoq tė pėrshtatej, por nuk mundi ti shpalosė aftėsitė e tij.
Gjergji Muzaka: Eshtė treguar aktiv kur ka pasur topin, edhe pse u aktivizua me kohė tė reduktuar.
Ervin Llani, Ditmar Bici, Emiliano Veliaj: Nuk kanė pasur mundėsi tė tregojnė cilėsitė e tyre pėr arsye minutazhi. Andorra mbetet shenjė debutimi pėr ta me kombėtaren. Sporti Shqiptar, 2010-06-03 |