Menya kryesore

Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria : Luksemburg
7 shtator 2010
 
Ndeshja e Fundit
Rumania 1:1 Shqipėria
3 shtator 2010

Top Faqet Partnere

Feed

Shqipėria e re fiton, por nuk bind

Shqiperi-Andorra 1-0. Kuqezinjtė zhvilluan njė ndeshje stėrvitore me Andorrėn, por munguan golat. Salihi, pas Malit tė Zi, protagonist edhe ndaj “liliputėve” tė Europės

Shqiperia fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Andorrės modeste, nė takimin e tretė historik midis dy vendeve dhe tė parin tė zhvilluar nė Shqipėri. Njė ndeshje e dominuar totalisht nga Kombėtarja jonė, por me vetėm njė gol tė realizuar njė minutė pėrpara pėrfundimit tė kohės sė rregullt nga “Gerd Myleri” shqiptar, Hamdi Salihi. Goli i tij katėrt me Kombėtaren dhe i dyti rresht pas atij nė fitoren 1-0 kundėr Malit tė Zi. Goli i Salihit ėshtė njėherėsh edhe goli i katėrt i Shqipėrisė nė tri ndeshje kundėr Andorrės (2 gola tė pėsuar).

E udhėzuar nga trajneri Kuzhe pėr tė zhvilluar njė lojė ofensive, i gjithė takimi ishte njė dialog i gjatė i sulmit tė Shqipėrisė me mbrojtjen e ngjeshur tė Andorrės modeste (vendi i 185-tė nė FIFA). Gjithesi, rasti i parė mbėrriti nė minutėn e 16-tė, kur kapiteni Ervin Skela lėshoi njė top pėr Hamdi Salihin, sulmuesi shkodran goditi me tė majtėn nga njė distancė prej 17 metrash, por sfera pėrfundoi nė duart e portierit andorrian Gomezh. Endri Vrapi shėnoi njė gol nė minutėn e 21-tė, por anėsori maqedonas e konsideroi tė parregullt rrjetėn me kokė tė mbrojtėsit tė Besės.

Nė minutėn e 30-tė, fantazisti Hyka ndėrmori njė sllallom midis tre mbrojtėsve kundėrshtarė, mesfushori i Mainc 05 u pengua nė zonė, por gjyqtari nuk denjoi tė akordonte 11-metėrsh. Pesė minuta pėrpara pėrfundimit tė pjesės sė parė, Ansi Agolli ekzekutoi bukur njė goditje tė lirė nga e majta, por Gomezh grushtoi duke shmangur rrezikun nė portėn e tij.

Kristi Vangjeli harkoi nga e majta e sulmit tonė njė top nė zonė dhe Hamdi Salihi, i gjendur nė kohėn e duhur dhe nė vendin e duhur shėnoi njė gol tipik tė tij nė minutėn e 44-t, duke e ēuar Shqipėrinė nė dhomėn e zhveshjes me avantazhin e njė goli. Ky ishte goli i tij i dytė nė dy ndeshje, pėrfshirė dhe atė tė shėnuar nė fitoren 1-0 kundėr Malit tė Zi, mė 25 maj, nė Podgoricė.

Goli i parė i Hamdi Salihit ėshtė shėnuar pikėrisht nė njė tjetėr miqėsore, nė atė Shqipėri-Maltė (3-0), nė vitin 2008. Ndėrkohė qė goli i tij i parė zyrtar ėshtė realizuar nė humbjen 4-1 me Suedinė, nė ndeshjen e fundit eliminatore tė Kampionatit Botėror. Pėr sulmuesin shkodran, katėr gola me pėrfaqėsuesen.

Ishte sėrish Salihi, ai qė pati rastin pėr tė dyfishuar me kokė, por shkodrani nuk ia doli nė minutėn e 48-tė ta ēonte sferėn nė rrjetėn e Andorrės. Sulmuesi i Rapidit tė Vjenės u vendos sėrish para portės, por goditja e tj mė kokė nė minutėn e 51-tė ishte e gabuar.

Goditja e parė e Andorrės nė portėn e Shqipėrisė u kronometrua nė minutėn e 60-tė, por pa asnjė rrezik pėr tė “papunin” Isli Hidi.

Nė tė 63’, kapiteni Skela harkoi njė top nė zonė, sfera mbėrriti te Salihi, i cili nė kėrcim e sipėr i ofroi zėvendėsuesit Elis Bakaj, ky u fundit nė njė pozicion tė favorshėm nuk arriti tė shėnojė nga njė distancė e afėrt, duke i mohuar vetes golin e parė me fanellėn e madhe tė Shqipėrisė.

Trajneri Kuzhe i dha mundėsinė edhe sulmuesit tė Zorja Luganskit, Parid Xhihani, nė ndeshjen e tij tė parė historike me pėrfaqėsuesen A. Pak minuta dhe pėr mbrojtėsin e Tiranės, Ditmar Bici.

Me suksesin ndaj Andorrės, Kombėtarja jonė regjistroi fitoren e tretė rresht nė miqėsoren e vitit 2010, ndėrkohė qė Shqipėria nuk humbet prej tetė miqėsore ndėrkombėtare, nga 25 maji i vitit 2008 (Poloni-Shqipėri, 1-0). Edhe njė statistikė pėr trajnerin Josip Kuzhe: 6 ndeshje miqėsore, 4 fitore dhe 2 barazime. Duke pėrfshirė dhe tri ndeshjet zyrtare (1 barazim dhe 2 humbje), aventura e kroatit nė krye tė Kombėtares ėshtė pėr t’u pasur zili nga ish-trajnerėt e kombėtares.

TRI NDESHJET KUNDĖR ANDORRĖS

Ndeshja e sė mėrkurės (2 qershor) ishte ballafaqimi i tretė i Shqipėrisė me Andorrėn. Sfida e parė historike me Andorrėn daton nė vitin 2000, mė saktė, mė 6 shkurt tė vitit 2000, kur Shqipėria fitoi 3-0 nė ndeshjen e zhvilluar nė Maltė, nė kuadėr tė turneut “Rothmans Cup”, falė golave tė realizuar Edmond Dalipi, Rudi Vata dhe Roland Zajmi. Skuadra jonė drejtohej asokohe nga Mehdin Zhega dhe u bė fituese e turneut, teksa fitoi edhe me Azerbajxhanin (1-0, gol i Edvin Muratit) dhe Maltės (1-0, gol i Vioresin Sinanit). Nė takimin e vitit 2002, nė fitoren 2-0 tė Andorrės nė stadiumin “Andorra La Vella”, golat mbajnė firmat e Gonzalesit (p) dhe Jimenezit, ndėrsas nė stolin e Shqipėrisė ishte Sulejman Demollari. Nė ndeshjen e tretė miqėsore, Shqipėria e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe fitoi 1-0 nė “Qemal Stafa”, falė njė goli tė Hamdi Salihit.

PRECEDENTET

06.02.2000, Valeta
Shqipėri-Andorrė 3-0
Trajner: Mehdin Zhega
Golat: Edmond Dalipi, Rudi Vata, Roland Zajmi

17.04.2002, Andorrė
Andorrė-Shqipėri 2-0
Trajner: Sulejman Demollari

02.06.2010, Tiranė
Shqipėri-Andorrė 1-0
Trajner: Josip Kuzhe
Goli: Hamdi Salihi

Albania-sport.com, 2010-06-02

 
Harta | Ndihmė | Privacy Policy | Pėr ne | Kontakt
©2008 Krenar.be