Menya kryesore

Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria : Luksemburg
7 shtator 2010
 
Ndeshja e Fundit
Rumania 1:1 Shqipėria
3 shtator 2010

Top Faqet Partnere

Feed

Skela: Gol pėr Krisin dhe fėmijėt shqiptarė

Kapiteni i Shqipėrisė nėse do tė shėnojė qoftė dhe njė gol kundėr Andorrės do tė barazonte rekordmenin Alban Bushi, me 14 gola

Kapiteni i Shqipėrisė, Ervin Skela, njėherėsh edhe golashėnuesi mė i mirė i kuqezinjve nė pesė miqėsoret e drejtuar nga Josip Kuzhe, me 3 gola (dy kundėr Qipros, njė kundėr Irlandės sė Veriut), ka shansin e madh nė rast tė njė goli ndaj Andorrės tė barazohet me rekordmenin absolut tė Kombėtares, Alban Bushin (14 gola).

Skela, njė prej lojtarėvė mė tė mirė tė Shqipėrisė nė 20 vitet e fundit, ėshtė nė kuotėn e 13 golave, njė pak se “Loku”, i tėrhequr pėrfundimisht nga Kombėtarja dhe njė mė shumė se Erjon Bogdani (12 gola, ende nė aktivitet). Me 11 gola ėshtė Altin Rraklli, ndėrkohė qė me 10 gola janė Igli Tare dhe Sokol Kushta.

Skela nė konferencėn pėr shtyp para ndeshjes me Andorrėn: “Do tė gėzoja shumė nėse do tė shėnoja dhe kėtė gol do t’ia dedikoja djalit tim (Krisit), e gjithashtu fėmijėve shqiptarė, duke qenė se sot kishin festėn e tyre, pra 1 qershorin. Gjithsesi, njė fitore tjetėr brenda pak ditėve do tė ishte njė kėnaqėsi e madhe pėr ēdo tifoz. Nuk ka rėndėsi se me kė luajmė”.

Nė takimin kundėr Malit tė Zi, Skela luajti vetėm 18 minuta pasi u zėvendėsua pas njė dėmtimi nė kokė, gjatė njė pėrplasjeje me Xhudoviē. Skela, me 8 gola nė miqėsore mban edhe njė rekord tjetėr tė golave nė miqėsore, pasi la pas vetes edhe mbrojtėsin Adrian Aliaj (7 gola).

Skela, ende pa njė ekip pas rėnies sė Tus Koblenz nė Bundesligėn 3 gjermane, tha pėr ndeshjen kundėr Andorrės: “Nė radhė tė parė shpresoj qė tė dalim mirė, sepse ē’ėshtė e vėrteta na pret njė ndeshje shumė e vėshtirė, pavarėsisht emrit tė kundėrshtarit. Tani nuk ka mė ekipe tė ashtuquajtura tė mėdha apo tė vogla, tė gjithė dinė tė luajnė futboll. Duke parė edhe rezultatet e fundit tė Andorrės, pėr mė tepėr qė ndaj tyre pati shumė vėshtirėsi edhe Anglia, mendoj se pėr ne nuk do tė jetė aspak e lehtė”.

13 golat e Skelės
1. Turqi- Shqipėri, 0-2, Miqėsore
2. Irlandė-Shqipėri, 2-1, Zyrtare
3. Zvicėr-Shqipėri, 3-2, Zyrtare
4. Maqedoni-Shqipėri, 3-1, Miqėsore
5. Shqipėri-Suedi, 2-1, Miqėsore
6. Shqipėri-Gjeorgji, 3-2, Zyrtare
7. San Marino-Shqipėri, 0-3, Miqėsore
8. Bjellorusi-Shqipėri, 2-2, Zyrtare
9. Luksemburg-Shqipėri, 0-3, Zyrtare
10. Azerbajxhan-Shqipėri, 1-1, Miqėsore
11. Shqipėri-Qipro, 6-1, Miqėsore
12. Shqipėri-Qipro, 6-1, Miqėsore
13. Shqipėri-Irlanda e Veriut, 1-0, Miqėsore

TETĖ GOLAT NĖ MIQĖSORE

Ja dhe tetė golat nė miqėsore tė kapitenit aktual tė Shqipėrisė, shirit qė e ka mbajtur nė ndeshjet e fundit. Skela e ka shėnuar golin e tij tė parė nė njė ndeshje miqėsore, nė fitoren 2-0 kundėr Turqisė nė Gaziantep (25.04.2001). Tė dytin e ka shėnuar kundėr Maqedonisė, nė humbjen 3-1 nė Prilep (20.05.2003), tė tretin nė fitoren 2-1 kundėr Suedisė nė Tiranė, mė 18.02.2004. Goli i katėrt i tij nė njė ndeshje miqėsore ėshtė ai kundėr San Marinos (3-0, 16.08.2006). Tė pestin e ka shėnuar nė miqėsoren kundėr Azerbajxhanit (1-1) nė Baku (19.11.2008); tė gjashtin e tė shtatin nė miqėsoren kundėr Qipros (2-1, 12.08.2009) dhe tė tetin, ai kundėr Irlandės sė Veriut (1-0, 03.03.2010).

Albania-sport.com, 2010-06-02

 
Harta | Ndihmė | Privacy Policy | Pėr ne | Kontakt
©2008 Krenar.be