Menya kryesore

Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria : Luksemburg
7 shtator 2010
 
Ndeshja e Fundit
Rumania 1:1 Shqipėria
3 shtator 2010

Top Faqet Partnere

Feed

Kuzhe: Andorra, test i rėndėsishėm pėr fazėn kualifikuese tė Euro 2012

Siē e ka bėrė zakon, njė ditė para ndeshjeve, trajneri i kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka zhvilluar njė konferencė pėr shtyp me gazetarėt, ku ka bėrė tė ditura edhe planet e tij. Mesditėn e sė martės, nė hotel “Dyrrahu”, nė bregdetin e Durrėsit, ku ėshtė e akomoduar kombėtarja kuqezi prej disa ditėsh, Kuzhe ka dalė para gazetarėve dhe u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė tyre mbi miqėsoren me Andorrėn.

Qė nė krye tė herės, kroati ka nėnvizuar faktin se “ndeshja ndaj Andorrės, ashtu si ajo me Malin e Zi, do tė jetė e rėndėsishme, pasi do tė testohen disa lojtarė tė rinj nė prag tė eliminatoreve pėr Kampionatin Europian tė vitit 2012, qė do tė zhvillohet nė Poloni dhe Ukrainė. Shqipėria bėn pjesė nė grupin D, nė kėto eliminatore, sė bashku me Francėn, Bjellorusinė, Bosnjen, Rumaninė dhe Luksemburgun, ndaj kam ndjekur gjatė kėtyre ditėve disa ndeshje tė kundėrshtarėve tanė, tė cilėt kanė humbur nė miqėsoret e tyre. Megjithatė, ne duhet tė jemi nė rregull pėr vete, sė pari, pastaj tė mundohemi tė evidentojmė pikat e dobėta tė rivalėve. Andorra na jep njė tjetėr mundėsi pėr tė kolauduar lojėn tonė, pėr tė eksperimentuar lojtarė tė ndryshėm pėr role tė veēanta. Natyrisht, pikė sė pari duam tė fitojmė, madje me disa gola, sepse kėshtu krijojmė dhe ruajmė njė atmosferė pozitivė nė skuadėr, para nisjes sė fazės kualifikuese nė grupet e Euro 2012. Nė ndryshim nga ndeshja me Malin e Zi, kėtė herė kemi katėr mungesa tė rėndėsishme, tė titullarėve tė ekipit kombėtar, si Lorik Cana, Debatik Curri, Erjon Bogdani dhe Armend Dallku. Sidoqoftė, pėrderisa bėhet fjalė pėr njė miqėsore ndaj Andorrės, dua tė nėnvizoj se kjo nuk do tė jetė njė problem. Unė llogaris qė nė eliminatoret e adhshme, qė fillojnė nė shtator, do tė luajmė me 22 apo 23 futbollistė dhe normalisht qė duhet t’i jepet mundėsia gjithsecilit tė luajė dhe tė tregojė veten. Kam besim te tė gjithė lojtarėt qė kam nė grumbullim dhe nuk mendoj se mungesa e 4 titullarėve do tė jetė kaq e rėndėsishme ndaj Andorrės”, - ka pohuar Kuzhe.

Ndėrkohė, trajneri kroat i kombėtares zbuloi edhe formacionin me tė cilin Shqipėria do ta nisė miqėsoren me Andorrėn. Kėshtu, nė portė do tė luajė sėrish Hidi. Nė krahėt e mbrojtjes do tė luajnė Vangeli dhe Agolli, ndėrsa nė qendėr tė mbrojtjes do tė jetė njė dyshe e kampionatit shqiptar, e pėrbėrė nga mbrojtėsi i Besės, Endri Vrapi, dhe mbrojtėsi i Tiranės, Andi Lila. Nė mesfushė do tė jenė Bulku, Duro, Hyka, Skela, ndėrsa nė sulm do tė luajė dyshja Salihi-Kapllani.

I pyetur mbi pritshmėritė e tij nga grupi D kualifikues, ku bėn pjesė edhe Shqipėria, Kuzhe ka pėrsėritur: “Francėn e konsideroj si mė tė vėshtirėn e grupit. Pashė ndeshjen mes Bjellorusisė dhe Hondurasit, tė zhvilluar nė Austri javėn e shkuar dhe kundėrshtarėt tanė mė lanė pėrshtypje tė mirė. Edhe takimet miqėsore qė kemi zgjedhur janė pikėrisht testim pėr eliminatoret ndaj kėtyre lloj skuadrave.”

Ndėrkohė, tė martėn, nė orėn 18:00, kombėtarja shqiptare do tė zhvillojė stėrvitjen e fundit nė qytetin e Durrėsit, ndėrsa tė mėrkurėn do tė zhvillojė ndeshjen miqėsore ndaj Andorrės, nė orėn 20:00, nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa.

Pjesėn e parė titullarėt, pjesėn e dytė kandidatėt

Trajneri i kombėtares kuqezi, Josip Kuzhe, e ka gati planin pėr miqėsoren me Andorrėn, e cila do tė luhet mbrėmjen e 2 qershorit nė “Qemal Stafa”. Nė pjesėn e parė do tė kėrkojė golat, nė mėnyrė qė tė sigurojė fitoren, pėrmes formacionit titullar (pėrjashto 4 mungesat e Dallkut, Canės, Currit dhe Bogdanit, qė morėn leje), ndėrsa nė pjesėn e dytė do tė ketė vend pėr elementin e ri, kandidatė pėr kombėtaren. Kjo do tė thotė se nė nisje tė miqėsores nė fjalė, porta do t’i besohet Isli Hidit, ndėrsa nė pjesėn e dytė vendin e tij do ta zėrė “gardiani” i Laēit, Ervin Llani, si debutues kuqezi. Kuzhe, edhe pse nuk do tė ketė nė dispozicion tre lojtarė titullarė nė prapavijės, Dallkun, Canėn dhe Currin, duket se ka pėrftuar njė mbrojtje, qė jep garanci. Kristi Vangjeli duket plotėsisht i rikuperuar nga dėmtimi nė gju dhe do tė luajė nė krahun e djathtė, ndėrsa Ansi Agolli do tė rreshtohet nė tė majtė. Dyshja e qendrės pritet tė pėrbėhet nga Endri Vrapi dhe Andi Lila. Spostimi i kėtij tė fundit nė repartin difensiv ka lėnė njė hapėsirė nė mesfushė pėr Jahmir Hykėn. Pasi shkėlqeu pėrballė Malit tė Zi, shtatshkurtėri kuqezi do tė luajė nė tė majtė, ndėrsa Hamdi Salihi do tė jetė nė pozicion disi mė tė avancuar nga e djathta. Ervin Bulku dhe Klodian Duro do tė luajnė pėrpara mbrojtjes, mė sė shumti si shkatėrrues, ndėrsa Ervin Skela do tė ketė sėrish detyrėn pėr tė organizuar manovrat sulmuese. Edmond Kapllani do ta nisė ndeshjen si titullar, i mbėshtetur nga krahėt prej Salihit dhe Hykės. Nė pjesėn e dytė, nėse gjithēka shkon sipas parashikimeve tė stafit kuqezi, pra sigurohet njė fitore me mė shumė se njė gol, duket se shanse aktivizimi do tė ketė pėr Ditmar Bicaj, nė mbrojtje, Emiljano Veliaj, nė mesfushė, dhe Parid Xhihanin e Ahmed Januzin, nė sulm. Po kėshtu, edhe Bakaj, Vila, Muzaka apo Lika presin shansin tė tregojnė formėn e tyre sportive.



Nga Andorra, John Joseph Blasco

Alvarez: Shqipėria, ”provim” pėr lojtarėt e mi!

Ėshtė koha pėr tė bėrė disa ndryshime dhe eksperimente nė kombėtaren e Andorrės, kėshtu qė trajneri Koldo Alvarez ka pėrpiluar njė listė lojtarėsh tė mirė, nė pėrpjekje pėr tė vėnė nė zbatim projektin e tij pėr vazhdimėsinė. Andorra ka disa lojtarė tė dėmtuar, qė nuk mund tė jenė pjesė e kėsaj miqėsoreje, prandaj janė zgjeruar mundėsitė qė elementė tė tjerė tė rinj, tė perspektivės, tė ftohen nga trajneri Alvarez. Ky i fundit, edhe pėr kėtė arsye, ka thirrur katėr debutues me fanellėn e kombėtares pėr miqėsoren e 2 qershorit nė Tiranė. Emrat e kėtyre lojtarėve tė rinj janė: Oskar Sonejeė, Xavier Gil, David Ribolleda dhe Genis Garcia. Ky i fundit zėvendėsoi Aleks Martinez pėr arsye teknike. “Njė nga objektivat e mi nė kėsi ndeshjesh miqėsore ėshtė pėr tė provuar numrin maksimal tė lojtarėve qė mund t’i shėrbejnė ekipit kombėtar, kėshtu qė do tė vazhdojmė nė tė njėjtėn linjė edhe nė Tiranė. Kėtė ndeshje miqėsore do ta pėrdorim si njė test pėr tė gjithė lojtarėt e thirrur, pastaj tė shohim se ē’mund tė arrijmė mė pas, edhe pėr rezultatin ‑ tha trajneri i Andorrės. - Kam besim se lojtarėt do ta vlerėsojnė maksimalisht kėtė mundėsi, sepse duhet tė kenė punuar me ndėrgjegjie edhe nė klubet e tyre.”

Nė lidhje me debutimin nė stolin e kombėtares sė Andorrės, ndeshjen paraardhėse miqėsore nė Rekjavik, Alvarez nėnvizoi: “E nisa me njė humbje tė thellė, 4‑0, drejtimin e kombėtares sė Andorrės dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq. Nėse i referohesh kėtij rezultati shkatėrrues, mendon se vetėm sa jemi paraqitur nė fushė, nė Rekjavik, por tė gjithė bien dakord se kėto shifra nuk tregojnė lojėn qė u zhvillua nė fushė. Pra, ėshtė e qartė, nė lidhje me rezultatin, nuk ishte njė debutim ėndėrr pėr mua si trajner i Andorrės, por jemi mjaft tė lumtur pėr shumė gjėra qė kemi parė. Ne kishim punuar para kėsaj miqėsoreje dhe shumė gjėra tė mira u reflektuan nė terren. Shpresojmė qė nė Tiranė t’i shpėtojmė njė ndėshkimi tė tillė kontradiktor. Pra, tė luajmė mirė dhe tė marrim edhe ndonjė rezultat pozitiv.”

Andorra ruan njė kujtim tė bukur, madje edhe frymėzues pėr miqėsoren e 2 qershorit nė Tiranė, sepse mė 17 prill 2002, nė stadiumin “Andorra la Vella” do tė triumfonte ndaj Shqipėrisė 2‑0, nė njė ndeshje tė kėtij lloji. Tani radhėn e ka stadiumi “Qemal Stafa” i kryeqytetit shqiptar, pėr t’u dhėnė drejtim edhe statistikave direkte.

Sporti Shqiptar, 2010-06-02

 
Harta | Ndihmė | Privacy Policy | Pėr ne | Kontakt
©2008 Krenar.be