Menya kryesore

Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria : Luksemburg
7 shtator 2010
 
Ndeshja e Fundit
Rumania 1:1 Shqipėria
3 shtator 2010

Top Faqet Partnere

Feed

Gilman Lika: Dua tė lė gjurmė me Andorrėn

Mesfushori shkodran e shikon njė mundėsi tė artė miqėsoren me Andorrėn pėr tė qenė nė planet e Kuzhes

Nė ndeshjen me Malin e Zi vetėm pesė lojtarė nga tė rinjtė patėn mundėsi tė aktivizoheshin disa minuta. Testi i vėrtetė pėr ta, ashtu siē ka theksuar dhe tekniku Kuzhe, ėshtė pėrballja me Andorrėn nė “Qemal Stafa”. Nė ndeshjen e 2 qershorit nė pėrfaqėsuese nuk do tė jenė disa lojtarė me statusin e veteranėve nė ekip, duke u krijuar hapėsira aktivizimi futbollistėve mė tė rinj.

Pritet qė pjesa mė e madhe e tyre tė aktivizohet, pasi ėshtė e rėndėsishme qė tė evidentohen dhe konfirmohen elementėt e perspektivės. Njė prej tyre ėshtė dhe Gilman Lika, lojtar i Bolusporit nė kampionatin turk. Futbollisti shkodran shprehet entuziast pėr kėtė ndeshje dhe shpreson tė ketė sa mė shumė minuta nė dispozicion.

“Ndeshja me Andorrėn ėshtė sfida jonė. Unė personalisht e vlerėsoj maksimalisht pėrballjen me kėtė ekip dhe dėshiroj tė lė gjurmė nė tė. Ndeshja cilėsohet relativisht e lehtė, por unė dua ta vlerėsoj nė maksimum dhe tė jap mė tė mirėn time, pasi vetėm kėshtu mund t’i bėj vend vetes nė ekipin kombėtar. Objektivi ynė i vetėm nė kėtė ndeshje, pa dyshim qė ėshtė fitorja.

Do tė mungojnė disa figura tė rėndėsishme tė kombėtares, por mendoj se edhe zėvendėsuesit e tyre janė tė denjė dhe se do t’i realizojnė mė sė miri objektivat e pėrcaktuara nga tekniku Kuzhe. Kėtė e them duke pasur parasysh edhe shkallėn e vėshtirėsisė sė pėrballjes,”- nėnvizoi Lika. Ashtu si dhe futbollistė tė tjerė tė ekipit tonė kombėtar, Lika shpreh vlerėsime pėr teknikun kroat tė pankinės sonė. “Me kėtė trajner qė kemi Shqipėria ka mundėsi tė shkojė larg. Ai ėshtė shumė i zgjuar, skuadrėn e vendos si duhet nė fushė dhe di mjaft mirė ta karikojė.

Pėr mė tepėr ka sjellė disa elementė tė rinj nė kombėtare, qė me sa duket po rezultojnė shumė pozitivė. Shqipėria ka njė mundėsi tė mirė pėr t’u pėrfaqėsuar denjėsisht nė eliminatoret e europianit. Ėshtė plotėsisht e mundur qė ne tė ngjitemi njė vazo mė lart, madje tė shpresojmė edhe pėr mė shumė, gjithmonė duke qenė tė vetėdijshėm se kemi kundėrshtarė shumė tė fortė. Sa i pėrket tė ardhmes sime, kam pasur disa oferta tė mira nga disa klube me emėr nė Turqi. Unė kam edhe njė vit kontratė me Bolusporin, kėshtu qė mė mbetet ta respektoj atė,”- pėrfundoi Gilman Lika.

Kuqezinjtė, vetėm njė seancė stėrvitore

Dje paradite kombėtarja ka zhvilluar seancėn e radhės stėrvitore nė Kavajė, ku theksi i ėshtė vėnė anės taktike. Pas ushtrime tė nxemjes, trajneri Kuzhe i ka ndarė futbollistėt nė dy grupe me nga 9 futbollistė, qė janė ndeshur mes tyre. Sot dhe nesėr nė Durrės nė orėn 18:00 do tė zhvillohen dy seancat e fundit para takimit me Andorrėn, tė mėrkurėn, nė orėn 20:00, nė “Qemal Stafa”.

Januzi: Do tė jap maksimumin nė kombėtare

Shtatlarti kosovar, qė luan pėr Vorskėn nė Ukrainė, pėrkrah Currit e Dallkut, Ahmed Januzi, ėshtė thirrur pėr herė tė parė nė kombėtaren kuqezi. Dy vitet e fundit ka qenė pjesė e rėndėsishme e Shpresės sė Artan Bushatit, ndėrsa Kuzhe e ka grumbulluar pėr herė tė parė nė kombėtare. Sulmuesi kosovar i Vorsklės e vlerėson shumė ftesėn e Kuzhes dhe premton se do tė bėjė mė tė mirėn nė kombėtare: “Unė kudo qė tė luaj, jap maksimumin tim. Kam qenė pjesė e Shpresės, ku jam munduar tė jap mė tė mirėn time.

Kur vesh bluzėn e kombėtares, kjo ndjenjė rritet edhe mė shumė. Kombėtarja mbetet ėndrra e tė gjithėve e kur e arrin atė, atėherė duhet tė mos kursesh asgjė qė ta justifikosh veten,” - ėshtė shprehur Januzi. Kėtė sezon, 22-vjeēari Ahmed Januzi ėshtė aktivizuar titullar me Vorsklėn, duke qenė njė nga pikat mė tė forta tė sulmit. Aktivizimi i shpeshtė nė Ukrainė e ka bindur Kuzhen qė t’i japė shansin me Andorrėn, mė 2 qershor nė “Qemal Stafa.”

Andorra, pėrfaqėsuesja e vetėm tri fitoreve

Sportdashėsit shqiptarė duhet ta kujtojnė mirė ndeshjen miqėsore tė vitit 2002, kur Andorra korri suksesin e parė nė futboll, duke mundur 2 0 kombėtaren e Shqipėrisė. Sulejman Demollari, ish trajneri i kuqezinjve nė atė kohė, u shkarkua menjėherė nga detyra. Por cila ėshtė historia e Andorrės nė futboll? Ėshtė jesė e UEFA s qė nga viti 1994, ndėrsa nė FIFA u pranua vetėm dy vite mė vonė.

Andorra ėshtė njė principatė nė krahinėn e Katalunjės dhe shtrihet nė mes tė maleve Pirenej, nė verilindje tė Spanjės. Nė veri kufizohet me Francėn. Ėshtė vendi i 6 tė mė i vogėl nė Europė. Ka njė sipėrfaqje 468 km katror, ndėrsa numri i popullsisė thuasje ka arritur 84 mijė banorė. Andorra ka zhvilluar gjithsej 88 ndeshje ndėrkombėtare, prej tė cilave ka mundur tė fitojė 3, barazojė 9 dhe humbasė 76. Shqipėria, Maqedonia dhe Bjellorusia janė pėrfaqėsueset e vetme qė janė mundur nė Andorrė.

Sporti Shqiptar, 2010-06-02

 
Harta | Ndihmė | Privacy Policy | Pėr ne | Kontakt
©2008 Krenar.be