Menya kryesore

Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Shqipėria : Luksemburg
7 shtator 2010
 
Ndeshja e Fundit
Rumania 1:1 Shqipėria
3 shtator 2010

Top Faqet Partnere

Feed

Salihi: Kujdes Andorrėn, tė gjithė dinė tė luajnė!

Sulmuesi i Rapidit tė Vjenės mbetet pika kryesore e sulmit kuqezi pėr miqėsoren e 2 qershorit

Perla e tij nė Podgoricė i bėri shqiptarėt tė ndihen mė krenarė se kurrė. Shqipėria nuk fitoi thjesht njė miqėsore me Malin e Zi, por edhe respektin e kundėrshtarit, qė ndoshta nuk e kishte menduar kurrė se do tė gjunjėzohej para tifozėve tė vet nga fqinji jugor, Shqipėria. Hamdi Salihi vazhdon tė jetė pjesė e grupit pėr ndeshjen e radhės miqėsore me Andorrėn, ku pritet tė luajė qė nga minuta e parė.

Entuziazmi i fitores me Malin e Zi pėr Salihin nuk duhet tė ndikojė negativisht, sepse kundėrshtari, sado modest tė jetė, duhet vlerėsuar. “Sidomos nė futbollin e sotėm tė gjithė dinė tė luajnė futboll.

Nuk ėshtė si mė parė, qė diferencat mes skuadrave kanė qenė mė tė mėdha. Nėse kundėrshtari ėshtė mė i fortė, mund tė pėrgatitėsh njė lojė me efikase mbrojtėse dhe e kundėrta. Andorra vėrtet ėshtė njė kombėtare e vogėl, por s’duhet nėnvlerėsuar. Ne duhet tė bėjmė mė tė mirėn dhe tė zbatojmė tė gjitha detyrat e trajnerit pa mendjemadhėsi. Vetėm kėshtu do tė arrijmė suksesin e radhės,” - ėshtė shprehur Salihi. Sezoni i ri futbollistik nis vrullshėm edhe pėr kombėtaren.

Shqipėria i nis eliminatoret nė shtator nė transfertė me Rumaninė dhe mė pas nė Tiranė me Luksemburgun. Salihi i ka idetė tė qarta: duhet tė synojmė objektivin mė tė arritshėm. “Duhet tė jemi realistė pėr mundėsitė tona. Objektivi ynė i parė ėshtė tė ngjitemi njė vazo mė lart dhe mė pas tė synojmė pėr mė shumė.

Kualifikimi ėshtė diēka shumė e vėshtirė pėr t’u arritur pėr njė kombėtare si Shqipėria, ndaj duhet t’i marrim gjėrat me qetėsi. Futbollit ka surpriza dhe ne ndoshta mund tė renditemi nė vendet e para. Pėr kėtė duhet edhe fat,” - vijon Salihi.

Pas dy sezoneve me Riedin nė kampionatin austriak, Hamdi Salihi nėnshkroi njė kontratė 3-vjeēare me Rapidin. Nė sezonin e parė nė kryeqytetin Vjenė sulmuesi shkodran shėnoi 20 gola. “Unė kam edhe dy vite kontratė me Rapidin dhe mendoj ta respektoj. Tė paktėn edhe nė sezonin e ardhshėm do tė jem pjesė e kėsaj skuadre,” - pėrfundon Hamdi Salihi.

Sporti Shqiptar, 2010-06-02

 
Harta | Ndihmė | Privacy Policy | Pėr ne | Kontakt
©2008 Krenar.be