Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Skela: Hungaria dhe Malta, zhgėnjimi i eliminatoreveKapiteni qan pikėt e lėna me Maltėn dhe Hungarinė, ndryshe Shqipėria do tė ishte pretendente  Kapiteni i kuqezinjve, Ervin Skela, ka bėrė mė tė mirėn ndaj danezėve, ndonėse, siē e pranon vetė, nuk ėshtė nė kondicionin e duhur fizik, pasi akoma nuk ka gjetur skuadėr. Pengu i Skelės, sigurisht edhe i futbollistėve tė tjerė, janė pikėt e lėna me skuadrat mė tė dobėta tė grupit, ndėrkohė qė me Suedinė, Portugalinė dhe Danimarkėn Shqipėria ka marrė pikė.
- Ervin, njė ndeshje shumė e mirė e kombėtares sonė. Morėm atė qė kėrkonim me Danimarkėn?
- Ne kėrkonim me Danimarkėn tė merrnim pikė dhe ia arritėm qėllimit. Sidomos nė pjesėn e dytė kemi luajtur shumė. Nė pjesėn e parė, duhet ta pranojmė, patėm mangėsi nė repartin e mbrojtjes dhe nė sulm, sepse ishim shumė larg njėri‑tjetrit. Nė pjesėn e dytė krijuam mė shumė situata pėr tė shėnuar, pasi ekipi u shty mė pėrpara. Morėm pėrsipėr riskun, sepse ndryshe nuk mund ta arrinim rezultatin qė kėrkonim. Pas pėsimit tė golit nuk kishim rrugė tjetėr, veēse tė tregoheshim mė agresivė nė fazėn sulmuese.
- Gjatė kėtyre eliminatoreve Shqipėria u ka marrė nga njė pikė skuadrave mė tė forta tė grupit: Portugalisė, Suedisė dhe Danimarkės, por fatkeqėsisht ka lėnė gjithēka me Hungarinė
?
- Po ta analizojmė me kujdes kėtė problem, do tė vėmė re qė Shqipėria gjithmonė lė pikė me skuadra tė nivelit tė saj, por edhe me mė tė dobėta. Kjo na ka ndodhur edhe nė kohėn kur kishim trajner Brigelin. Nėse nuk do tė linim pikė me kėto skuadra, sigurisht qė do tė ishim shumė mė lart nė renditje, pse jo edhe do tė pretendonim. Zhgėnjimet e kėtyre eliminatoreve janė pa dyshim humbjet me Hungarinė dhe barazimi me Maltėn.
‑ Nėse trajneri Kuzhe do tė ishte nė krye tė stolit kuqezi qė nė fillim tė eliminatoreve, si do tė pozicionohej kombėtarja jonė nė kėtė grup?
‑ Tani ėshtė shumė e vėshtirė tė flasėsh, pasi ndeshjet janė luajtur thuajse tė gjitha. Sigurisht, rezultatet e fundit me trajnerin Kuzhe janė njė bazė e mirė pėr tė ardhmen. Ne duhet tė shikojmė pėrpara, jo ato qė nuk kemi mundur ti bėjmė. Trajneri Josip Kuzhe ka ide tė qarta pėr futbollin dhe lojėn qė ne duhet tė zhvillojmė. Kėto ide ai mundohet tė na i pėrcjellė para ēdo ndeshjeje. Nėse vazhdojmė tė marrim rezultate pozitive, puna bėhet mė e lehtė dhe grupi mė i fortė.
‑ Skela, edhe pse akoma nuk ka gjetur skuadėr, kanė qenė nė formė tė mirė, por ka shfaqur disa probleme fizike
?
‑ Kjo ėshtė krejt normale, madje kėtė e kam theksuar edhe nė konferencėn pėr shtyp para ndeshjes, qė me Qipron nuk kam zhvilluar asnjė ndeshje tjetėr, pėrveēse jam stėrvitur rregullisht. Por ndeshjet zyrtare nuk mund tė zėvendėsohen thjesht mė stėrvitje. Ai qė luan futboll e kupton shumė mirė ēdo tė thotė tė mos luash nė ndeshje zytare. Megjithatė, jam munduar tė jap maksimumin, pavarėsisht se nuk ka qenė e lehtė pėr mua.
‑ Kur do ta shikojmė Skelėn me njė ekip tė ri?
‑ Shpresoj shumė shpejt.
Dallku premton pikė edhe me Suedinė
Mbrojtėsi i Vorsklės ka qenė deciziv nė rastin e golit tė barazimit, por edhe nė ndėrhyrjet ndaj sulmuesve danezė, duke e shpėtuar disa herė portėn e Ujkanit. Pas Danimarkės ėshtė drejt Kosovės, ku do tė qėndrojė pėr tri ditė me djalin e tij 1-muajsh, Anuarin. Nė radhė tė parė, dua tė falėnderoj qė tė gjithė tifozėt tanė tė mrekullueshėm, qė na mbėshtetėn nė kėtė ndeshje. Ne ishim shumė tė pėrgatitur dhe tė karikuar pėr kėtė ndeshje dhe u munduam qė ti zbatojmė tė gjitha detyrat qė trajneri na kish dhėnė. Loja pati dy tablo: nė pjesėn e parė patėm pak vėshtirėsi, ndėrsa krejt e kundėrta ndodhi nė pjesėn e dytė. Loja foli tėrėsisht pėr ne dhe duhet tė kishim marrė tri pikėt. Megjithatė, edhe me pikėn e arritur jam i kėnaqur. Pėrderisa kemi rezultate pozitive, kam bindjen e plotė se kjo kombėtare ėshtė nė rrugėn e duhur. Ndeshja me Suedinė ėshtė shumė e vėshtirė, por edhe ndaj tyre ne do tė luajmė si me Danimarkėn, pse jo, tė arrijmė edhe njė rezultat pozitiv. Sporti Shqiptar , 2009-09-11 00:00:00 |