Trajneri i Kombetares flet dhe per miqėsoren ndaj Gjeorgjise: Fituam disa lojtare te rinj
Trajneri i Kombėtares, Xhani De Biazi, theksoi se, pavarėsisht humbjes 2-1 me Gjeorgjinė, nė Tbilisi, Shqipėria kishte fituar disa lojtarė.
Deklaratėn optimiste, italiani e bėri nė aeroportin ndėrkombėtar Nėnė Tereza, menjėherė pas kthimit nga Gjeorgjia.
De Biazi: Pavarėsisht rezultatit, qė ishte nė disfavor tė kombėtares sonė, lojtarėt bėnė njė pjesė tė parė pėr tu pasur zili Nė kėtė miqėsore them se fituam disa lojtarė tė rinj.
Shqipėria do tė luajė njė ndeshje miqėsore nė muajin maj me Spanjėn, kampionen nė fuqi tė botės dhe Europės, dhe numri 1 nė renditjen aktuale tė FIFA-s.
Trajneri: Nga miqėsorja qė do tė luajmė me Spanjėn, ne si kombėtare vetėm mund tė mėsojmė.
Ndeshja do tė luhet, mė 30 maj nė Zyrih tė Zvicrės.
Me Spanjen, Shqipėria ėshtė ndeshur pesė herė nė ndeshje zyrtare, duke pėsuar po aq humbje.
Me spanjollet jemi mundur 9-0, mė 19 dhjetor 1990, kur nė stol ka qenė Agron Sulaj.
Nė dhjetė ndeshjet e fundit, Kombėtarja ka fituar vetėm njė, barazuar 2 ndeshje dhe humbur 7 takime, i fundit ai nė Tbilis, mė 29 shkurt 2012.
Pėr herė tė fundit, Shqipėria ka fituar nė ndeshjen miqėsore me Malin e Zi (3-2, nė Shkodėr), mė 10 gusht 2011, falė golave tė Bogdanit, Hykės dhe Salihit.
Duke i klasifikuar sipas trajnerėve, Josip Kuzhe ka regjistruar nė shtatė ndeshje: 1 fitore (Mali i Zi), 1 barazim (Rumani) dhe 5 humbje (Bjellorusi, Argjentinė, Francė, Luksemburg, Francė); Xhemal Mustedanagiē, 2 ndeshje: 1 barazim (Maqedoni) dhe 1 humbje (Azerbajxhan), dhe Xhani De Biazi, 1 ndeshje, 1 humbje (Gjeorgji).
Nisur nga kritieri zyrtare- miqėsore, kemi kėtė tablo: nė pesė ndeshje zyrtare, kemi regjistruar katėr humbje dhe njė barazim (me Rumaninė), ndėrsa po nė pesė ndeshje miqėsore, kemi regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.