Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Duka: Tri pikat e forta te De BiazitPresidenti i FSHF-se vlereson punen e trajnerit italian: Harmoni nė grup, qartėsi taktike dhe komunikim profesional  Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, e konsideroi pozitive paraqitjen e Kombėtares kundėr Gjeorgjisė, pavarėsisht humbjes 2-1.
Bosi i FSHF-sė, i cili ishte i pranishėm nė stadiumin Mikheil Meskhi, por dhe gjatė pėrgatitjeve treditore nė Tbilisi, vlerėsoi perfomancėn e lojtarėve dhe punėn e trajnerit italian Xhani De Biazi.
Duka: Ndihet njė ndryshim nė radhėt dhe drejtimin e kuqezinjve, por qė natyrisht duhet bėrė ende shumė punė pėr tė arritur atje ku janė objektivat reale tė futbollit shqiptar nė ballafaqimin me Kombėtaren.
Presidenti Duka, i cili pa pėr herė tė parė nė aksion trajnerin italian, nė ndeshjen debtuese tė kėtij tė fundit me Shqipėrinė, zbuloi edhe disa nga armėt mė tė forta tė De Biazit, i dhjeti trajner i huaj qė drejton Kombėtaren, pas serbit Ljubisha Broēiē, rusėve Boris Apuhtin dhe Nikolaji Lukshnikov, hungarezit Miklosh Vadash, italianit Xhuzepe Dosena, gjermanit Hans Petėr Brigel, holandezit Ari Han dhe kroatėve Oto Bariē dhe Josip Kuzhe.
Duka: Pėr trajnerin De Biazi vlerėsimi nė tėrėsi, qysh me grumbullimin e deri tek mbarimi i ndeshjes ėshtė pozitiv dhe me shpresėn e optimizmin e njė tė ardhme mė tė mire. Harmonia, krijimi i grupit, qartėsia nė pjesėn tekniko-taktike dhe komunikimi profesional mbeten armėt mė tė forta tė De Biazit.
Njeriu qė ka dhe tė drejtėn ekskluzive pėr pėrzgjedhjen e trajnerit tė Kombėtares ka zgjedhur gjashtė tė tillė nga viti 2002 kur erdhi nė krye tė Federatės, tha se ishte i kėnaqur tėrėsisht pėr pjesėn e parė, duke veēuar dėshirėn dhe organizimin e skuadrės, ndėrkohė qė u tregua kritik me lojėn e pjesės sė dytė.
Sipas Dukės, mangėsitė erdhėn si rezultat i eksperiencės tek disa futbollistė, ku tė paktėn tre prej tyre bėnė debutimin me fanellėn kuqezi: Edgar Ēani (autori i golit tė vetėm tė Shqipėrisė), Hair Zeqiri dhe Armando Sadiku (kėta dy tė fundit si zėvendėsues).
Duka: Performanca e parė ėshtė pozitive gjithnjė duke i lėnė tė hapura ritmet e mėdha tė punės dhe pėrgjegjėsitė qė janė pėrpara tyre pėr tė ardhmen".
Ndeshja e ardhshme miqėsore e Shqipėrisė, ėshtė ajo me Spanjėn, kampione e botės dhe Europės, e programuar pėr mė 30 maj 2012, nė Zyrih tė Zvicrės. albania-sport , 2012-03-02 09:58:18 |