Gardiani i Kombėtares shqiptare ishte heroi i ndeshjes nė humbjen 2-1 me Gjeorgjinė
Samir Ujkani ishte protagonisti absolut i Kombėtares, nė humbjen 2-1 nė miqėsoren me Gjeorgjinė, me portierin e Novarės qė priti dy penallti, nga njė nė ēdo pjesė loje.
I vlerėsuar si njė nga portierėt e talentuar tė Serisė A, madje i pėrfshirė edhe nė njė listė tė veēantė pėr portierėt qė kanė pritur kėtė sezon penallti nė kampionatin italian, Ujkani dėshmoi pjekuri nė Tbilisi.
Ujkani: Jam shumė i kėnaqur me lojėn tonė. Sidomos nė pjesėn e parė ishim super. Nė 20 minutat e para tė pjesės sė dytė vuajtėm presionin e Gjeorgjisė, e cila ushtroi presing tė madh. Nė kėtė moment pėsuam edhe golin e parė. Goli i dytė i gjeorgjianėve ishte i parregullt, sepse nė momentin kur e goditi topin lojtari vendės, e preku fillimisht me dorė. Prandaj protestova edhe tek gjyqtari, por ai vendosi tė vazhdonte lojėn.
Ėshtė interesant fakti, qė 23-vjeēari Ujkani, i cili luan nė Itali nga viti 2007, ka bėrė debutimin e tij dy vjet mė parė, pikėrisht nė ndeshjen Shqipėri-Gjeorgji, mė 10 qershor 2009, nė atė barazim 1-1.
Ujkani: Me De Biazin trajner do tė pėrfitojmė shumė nė aspektin taktik. Falė punės sė tij do tė pėrmirėsohemi edhe mė, duke u rritur nga ndeshja nė ndeshje.
Nė kampionatin italian, Ujkani ka pritur dy penallti, e fundit ėshtė ajo e Kandrevės sė Cezenės, nė humbjen 3-1 tė Novarės.
Ujkani: Personalisht, jam i kėnaqur qė prita dy penallti, edhe pse nuk e evitova dot humbjen. Po punoj shumė te Novara, ndėrsa po mundohem tė pėrparoj edhe me kombėtaren. Nė tė shkuarėn kam bėrė ndonjė gabim, por mė duhet tė fitoj edhe pak eksperience.
Samir Ujkani ka zhvilluar 14 ndeshje me Kombėtaren e Shqipėrisė.