Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

De Biazi: Humbem per faj te arbitrit

Trajneri i Kombėtares: Tani e njoh mė mirė skuadrėn. Edgar Ēani bėri njė ndeshje shumė tė mirė

De Biazi: Humbem per faj te arbitrit

rajneri i Shqipėrisė, Xhani De Biazi, akuzoi gjyqtarin moldav Sidenko, se kishte ndikuar indirekt nė humbjen 2-1 tė Shqipėrsė nė Gjeorgji.

Arbitri dha dy penallti tė dyshimta, njė njė nė ēdo pjesė loje, por qė u pritėn nga Samir Ujkani, pavarėsisht se nė topin e rikthyer nė 11-shin e dytė, gjeorgjianėt shėnuan golin e fitores.

De Biazi: “Nga kjo ndeshje tė mbetet shija e keqe e rezultatit, por dua tė them se kėtu pati ndikimin e tij edhe arbitri, vendimet e tė cilit ishin tė dyshimta. Madje, edhe falė tij, ne e humbėn kėtė ndeshje”.

Shqipėria shėnoi gol me anė tė Edgar Ēanit nė minutėn e 3-tė, duke rrezikuar disa herė nė fraksionin e parė tė ndeshjes.

Trajneri: “Nė pjesėn e parė lojtarėt i zbatuan me pėrpikėri detyrat qė u kisha ngarkuar, funksionuam mjaft mirė tė organizuar si skuadėr, ndėrsa nė tė dytėn vuajtėm disi, sidomos nė 20 minutat e para”.

Kjo ishte ndeshja e parė e De Biazit nė bankinėn e Shqipėrisė, njė takim mė shumė njohės i kontigjentit tė Kombėtares.

De Biazi: “Pėr mua ka pak rėndėsi rezultati nė kėtė ndeshje, por ajo ēka dua tė evidentoj pėr mirė ėshtė karakteri qė treguam nė pjesėn e parė, ndėrsa si defekt, qė duhet rregulluar, menaxhimi i rezultatit, kur jemi nė epėrsi. Rėndėsi ka fakti qė tashmė e njoh edhe mė shumė skuadrėn, kam pikasur problemet, me tė cilat do tė merremi hap pas hapi, qė t’i minimizojmė sa mė shumė tė jetė e mundur”

Kundėr Gjeorgjisė debutuan tre lojtarė tė rinj: dy sulmuesit Ēani dhe Sadiku, si dhe mesfushori Zeqiri.

Tekniku: “Edgar Ēani bėri njė ndeshje shumė tė mirė, edhe pse nė debutim. Ai e nisi me gol pėrfaqėsimin me Shqipėrinė, madje shėnoi shumė shpejt, duke na ndihmuar tė rriteshim psikologjikisht. Edhe debutuesit e tjerė, pėr aq minuta sa patėn nė dispozicion, u munduan ta justifikojnė veten”.


Gjeorgji – Shqipėri 2-1
Golat: Kobakhidze 48’, Amisulashvili 86’ / Ēani 3′
Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava, Duashvili (Gelashvili 46’), Ananidze (Kenia 75’), Kvirkvelia, Kobakhidze (Targamadze 46’), Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57’). Trajner: T.Ketsbaia
Shqipėria: Ujkani (Shehi 87’), Lila, Dallku, Veliu (T.Osmani 87’), Agolli, Bulku (Bakaj 76’), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55’), Muzaka (G.Lika 87’), Ēani (Sadiku 82’). Trajner: De Biazi
Gjyqtarė: G.Sidenko, O.Molchanov, V.Gorbatov (Moldavi)

albania-sport , 2012-02-29 12:06:15