Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Edgar Cani: Jam i lumtur per golin

Sulmuesi i ri i Kombėtares shėnoi nė debutimin e tij. Ėshtė lojtari i 77-tė qė shėnon njė gol me kuqezinjtė

Edgar Cani: Jam i lumtur per golin

Ndeshja e parė, goli i parė.

Gol pas 150 sekondash lojė. Njė debutim ėndrrash pėr Edgar Ēanin me fanellėn kuqezi.

Kombėtarja duket se ka gjetur bomberin e ri.


Ish-kapiteni i Kombėtares shqiptare, Igli Tare, ia kishte rekomanduar zyrtarėve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, por zyrtarėt e ftohtė nuk e kishin marrė nė konsidertatė sulmuesin e ri gjigant.

Me njė hipotekė prej 9 gola nė kampionatin polak (me Polonia Varshavėn) dhe njė formim prej lojtari profesionist me gjashtė skuadra italiane: Peskara, Palermo, Askoli, Padova, Piacenca dhe Modena, Ēani e fitoi thirrjen e parė nė Kombėtare, pikėrisht nga njė trajner italian, Xhani De Biazi, kur kroati Josip Kuzhe nuk e kishte marrė kurrė nė konsideratė.

Ēani: “Jam shumė i kėnaqur pėr golin dhe debutimin qė bėra me Kombėtaren e Shqipėrisė. Luajtėm njė ndeshje me dy tablo. Njė pjesė tė parė shumė tė mirė, ndėrsa nė tė dytėn e nisėm keq, shumė tė ndrojtur, ndaj edhe pėsuam golin e barazimit shumė shpejt”.

Goli i Ēanit ishte i pari i realizuar nė tokėn gjeorgjiane, pasi nė Tbilisi, Shqipėria nuk kishte shėnuar nė asnjė prej kater ndeshjeve tė mėparshme.

Sulmuesi gjigant (192 cm) tregoi dhe emocionet e ndeshjes sė parė tė tij: “Nė fakt, kisha shumė emocione qė para se tė niste loja, duke qenė se kisha debutimin tim me Shqipėrinė. Por, fatmirėsisht, gjithēka shkoi mirė, sepse shėnova gol qė nė minutėn e tretė. Kjo mė ndihmoi ta pėrballoja presionin e ndeshjes sė parė me kombėtaren.”


Edgar Ēani shkroi emrin e tij nė librin e artė tė golashėnuesve tė Shqipėrisė, nė njė ndeshje ndėrkombėtare. Edgari ėshtė lojtari i 40-tė qė ka shėnuar njė gol, ndėrkohė qė numri i atyre qė kanė ralizuar me Kombėtaren shkon nė 77. Rekordin absolut pėrsa i pėrket golave tė shėnuar me fanellėn kuqezezė e mban Erjon Bogdani: 15 gola.

Sulmuesi i ri, i konsideruar si pasuesi i Erjon Bogdanit nė Kombėtaren shqiptare, e sheh me optimizėm kėtė Kombėtare. “Ishte njė ndeshje miqėsore, nuk kemi pse hidhėrohemi nga humbja. Duhet tė nxjerrim mėsimet e duhura dhe tė shohim pėrpara. Gjithsesi, duhet tė vazhdojmė tė punojmė dhe tė rritemi ndeshje pas ndeshjeje”.

Nė Tbilisi, Edgar Ēani shėnoi golin e vetėm tė Kombėtares, duke e ēuar nė dhjetė numrin e tyre tė realizuar nė 12 ndeshje kundėr Gjeorgjisė, e duke u bashkuar me Igli Taren (3 gola), Ervin Skelėn (1), Alban Bushin (1), Altin Rrakllin (1), Bledar Kolėn (1), Besnik Hasin (1) dhe Ansi Agollin (1).

albania-sport , 2012-02-29 12:04:51