Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Dallku, gafat fatale qė kanė dėnuar Shqipėrinė

Dallku, gafat fatale qė kanė dėnuar Shqipėrinė

Njė karrierė e nisur me gafa dhe qė ka vazhduar nė mėnyrė tė tillė. Armend Dallku ėshtė njė titullar i padiskutueshėm nė kombėtaren shqiptare, por ėshtė fakt, se mbrojtėsi kosovar, megjithė dėshirėn qė tregon nė fushėn e lojės, e ka ndėshkuar dhjetėra herė atė. Qė nė debutim, nė ndeshjen e 26 marsit 2005 ndaj Turqisė, ai bėri dy gabime tė rėnda nė 5 minutat e para, duke bėrė qė futbollistėt turq tė shėnonin dy herė. Mė pas, Dallku pati njė ngritje tė dukshme nė lojėn e tij, duke fituar vendin si titullar dhe duke treguar nė pak se Brigel kishte tė drejtė qė besonte tek ai, sidomos sa i pėrket anės fizike. Por, dy-tre edicionet e fundit kanė qenė vėrtet shkatėrrues pėr mbrojtėsin kosovar.

Nė eliminatoret e Euro 2008, ai nuk mund tėndaonte dot Urbi Emanuelson nė ndeshjen me Holandėn. Lojtari aktual i Milanit, pasi njė kalimi nga e majta, futi njė top nė zonė qė u dėrgua nė rrjetė nga Van Nistelroi. Nė eliminatoret e Botėrorit 2010, Dallku ishte protagonist i disa momenteve deri diku qesharake. Ndaj Hungarisė nė Tiranė, e konsideruar si ndeshja mė e rėndėsishme e edicionit, ai mund tė kishte kontrolluar qetėsisht njė kros pa pretendime pėr Torgelen, por kėrkoi tė merrte njė faull edhe pse sulmuesi mik ishte dy metra larg dhe nuk e preku. Aksioni u konsiderua i rregullt dhe Hungaria nė fund fitoi 1-0. Ndėrkohė, "epopeja" e ēudive vazhdoi nė Kopenhagen, nė rastin e golit tė dytė, ku pėr njė ngatėrresė mes tij e Hidit, Shqipėria nuk kishte mė asnjė shans pėr tė reaguar.

Nė ndeshjen e fundit tė edicionit, ndaj Suedisė (4-1), Dallku ishte njė nga protagonistėt mė negativė. Njėri prej golave u shėnua pasi ai nuk kishte mendjen nė njė top tė kthyer nga Cana dhe vendasit pėrfituan, duke mposhtur Ujkanin. Kėtė edicion Dallku e ka nisur mjaft mirė, por nė ndeshjen e katėrt, nė Bjellorusi, doli me karton tė kuq, duke lėnė ekipin me probleme pėr ndeshjen pasardhėse nė Tiranė, sėrish ndaj bjellorusėve. Mė tej, gabime pafund nė ndeshje si ajo me Francėn, ku njė karton i kushtoi skualifikimin pėr sfidėn e rėndėsishme me Luksemburgun. Sė fundmi, ndaj Azebajxhanit ai tregoi se ende nuk e ka kaluar "makthin" e gafave, duke qenė fajtori kryesor nė pėsimin e golit tė disavantazhit.

m.a/A. Latifi/BalkanWeb , 2011-11-13 12:33:32