Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Rudi Vata: Kuzhe po ikėn, e bėj unė trajnerin e Shqipėrisė!

“The Sun” ka publikuar dje njė intervistė tė gjatė tė Rudi Vatės, ish-futbollistit tė Sėlltikut, i cili e shpreh hapur dėshirėn pėr tė marrė drejtimin e kombėtares

Rudi Vata: Kuzhe po ikėn, e bėj unė trajnerin e Shqipėrisė!

Nė Skoci ėshtė i njohur pėr opinionin sportiv, pasi ka luajtur pėr 5 vite mė Sėlltikun e Gllazgout, duke spikatur nė radhėt e mbrojtjes. Nė Hamilton tė Skocisė ka shtėpinė e tij, por po qėndron me valixhet gati pėr t’u kthyer nė Shqipėri si trajner i kuqezinjve. E ka shprehur edhe nė mediat shqiptare kėtė dėshirė dhe pret pėrfundimin e eliminatoreve pėr tė marrė njė pėrgjigje, pse jo pozitive, nga presidenti Armand Duka.

Menaxher dhe trajner Rudi Vata u bė menaxher i FIFA-s, pasi u specializua nė Europėn Perėndimore, i ndihmuar nga konktatket e shumta qė kishte. Mirėpo njė vit mė pare, ai mori njė tjetėr vendim: t’i kthehej fushave tė blerta nė rolin e trajnerit. “U bėra menaxher i FIFA-s pėr njė arsye tė thjeshtė: qė t’i qėndroja pranė futbollit. Por me kalimin e kohės kuptova qė dėshiroja tė bėhesha trajner futbolli. Pėr kėtė arsye u ktheva nė Tiranė pėr tė bėrė realitet qėllimin tim. Federata Shqiptare e Futbollit ka njė marrėveshje tė veēantė me homologen italiane. Franko Ferrara, njė nga lektorėt mė tė famshėm nė Itali, bashkė me tre lektorė tė tjerė erdhėn nė Tiranė pėr tė na dhėnė leksionet pėrkatėse. Nė kėto kurse mora licensėn B dhe A. Italia ėshtė shumė afėr Shqipėrisė dhe ne shqiptarėt nė pėrgjidhėsi flasim mirė italisht. Njė nga shokėt e mi tė kombėtares shqiptare nė vitet ’90, Igli Tare, aktualisht ėshtė drejtori sportiv i Lacios dhe ka luajtur pėr shumė vite nė Serinė A. Jua tregoj unė cili ishte problemi: Shqipėria ka prodhuar futbollistė tė mirė, por organizmi nė federatėn tonė tė futbollit ishte shumė i dobėt. Nuk mund tė pėrformonin aq mirė, ndonėse kishim mundėsi mė shumė. Po tė hedhėsh sytė nga vendet e tejra tė vogla tė Ballkanit si nė Maqedoni, Malin i Zi dhe Bosnjė, kupton qė nė arenėn ndėrkombėtare kanė arritur rezultate shumė mė tė mira se ne.

Synimi Pėr Vatėn, humbja me Luksemburgun ishte bėma e fundit negative e futbollit shqiptar. Ai hedh kandidaturėn pėr t’u bėrė trajner i Shqipėrisė, pas largimit tė mundshėm tė Josip Kuzhes. “Kontrata e Kuzhes po pėrfundon dhe FSHF po kėrkon njė trajner tjetėr pėr zėvendėsimin e tij. Do tė mė pėlqente shumė nėse mė emėrojnė trajner tė Shqipėrisė. Besoj se jam mjaft i pėrgatitur. E di qė njerėzit do tė thonė se nuk kam eksperiencėn e duhur, por eksperienca e paktė si trajner nuk ėshtė bėrė pengesė pėr Slaven Biliēin e Kroacisė, apo Jurgen Klismanin e Gjermanisė. Mendoj qė nė Shipėri ka shumė lojtarė tė rinj tė talentuar. Mendoj gjithashtu se jam i pėrgatitur pėr tė pėrcjellė idetė e mia nė kombėtare. E mendoj nė ēdo kohė kėtė. Kam luajtur 59 ndeshje me Shqipėrinė, ndėr tė cilat 40 herė kam qenė kapiten. Gjithashtu kam jetuar nė katėr vende tė ndryshme. Kam qenė pjesė e Shqipėrisė nė tė kaluarėn dhe dua tė jem pjesė e kombėtares edhe nė tė ardhmen,” – ka vijuar mė tej Vata.

Sporti Shqiptar , 2011-10-09 14:30:22