Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Shqipėri pa tė ardhme, jemi sėrish tė parafundit nė grupKuqezinjtė kanė pėsuar 3 gola, duke i mbyllur matematikisht eliminatoret nė vendin e parafundit. Odise Roshi, shkėndija kuqezi nė Stade de France  FRANCĖ SHQIPĖRI 3 0
Shėnues: Maluda 11, Remi 38, Reveje 67
Franca: Loris, Debushe, Evra (Reveje 46), Rami, Kabul, Kabaje (Martin 47), Gomis (Sise 80), Nasri, Maluda, MVila, Remi. Trajner: Laurent Blank
Shqipėria: Ujkani, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Duro, Lika (Lilaj 81), Salihi, Muzaka (Januzi 74), Hyka (Bakaj 63), Roshi. Trajner: Josip Kuzhe
Kartonė tė verdhė: Debeshe, Rami, Remi / Lila, Vangjeli, Cana, Duro
Gjyqtarė: Mikael Kukulaqis, Dhimitri Saradharis, Leonidha Vasilaidhis (Greqi)
Ka pėrfunduar ashtu siē mund ta ketė parashikuar ēdo sportdashės ndeshja e Stade de France. Shqipėria ka pėsuar 3 gola, dy nė pjesėn e parė, duke u mundur me njė rezultat tė pastėr 3-0. Me shumė mungesa nė ēdo repart, trajneri Josip Kuzhe nuk ka patur mundėsi zgjedhjeje, duke aktivizuar pėr herė tė parė nė kombėtare dy futbollistė: Odise Roshin dhe Ahmen Januzin.
Mesfushori i Kėlnit nuk ka luajtur as nė rolin e tij natyral, nė tė djathtė, pėr i ka ardhur nė ndihmė skuadrės nė tė majtė, aty ku mungonte Ansi Agolli. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Januzin, i cili nga sulmues i parė, pėr aq minuta sa ishte nė fushė luajti shumė i tėrhequr nė tė majtė. Nėse pėr futbollistin e Vorsklės ėshtė e vėshtirė tė japėsh njė vlerėsim tė saktė, Odise Roshi dha shkėndijėn e parė qė shumė shpejt do tė jetė lojtar i formacionit bazė.
Pjesa e parė Shqipėria e ka nisur ndeshjen me njė formacion tė sajuar, i kushtėzuar nga mungesat e shumta pėr arsye kartonėsh dhe dėmtimesh. Sikur tė mos mjaftonte mungesa e Lalės si shkatėrrues, Kuzhes i ėshtė dashur tė mendojė edhe pėr zėvendėsimin e Ervin Bulkut, i cili, me gjithė pėrpjekjet e stafit mjekėsor pėr ta riaftėsuar nė kohė, nuk ka udhėtuar fare drejt Francės. Kuzhe, duke parė gabimet e ndeshjeve tė fundit, ėshtė shfaqur fanatik me katėrshen e mbrojtjes.
Edhe pse e ka menduar gjatė, nė fund nuk ka preferuar ta aktivizojė Andi Lilėn si shkatėrrues, por i ka besuar Gilman Likės, duke lėnė Muzakėn nė tė djathtė. Sikurse pritej, Franca do ta kontrollonte lojėn qysh nė fillim dhe goli nuk do tė vonohej. Si gjithmonė, ndėshkimi i kundėrshtarit vjen nga njė gabim naiv i tanėve. Vangjeli beson mė shumė se ēduhet nė njė dyluftim me Reminė, duke e humbur topin nė anėsore.
Sulmuesi depėrton nė tė djathtė dhe fut njė top nė zonė nė krahun tjetėr pėr Maludanė. Futbollisti i Ēelsit ėshtė me fat, pasi topi i goditur prej tij pėrfundon nė rrjetė i devijuar nga Dallku sa pėr tė nxjerrė jashtė loje Ujkanin. Odise Roshi, nė tė majtė tė mesfushės, duke i zbatuar me pėrpikėri detyrat e trajnerit, shpesh detyrohet tė kthehet deri nė vijėn fundore, pėr tė ndalur sulmet e francezėve.
Nė pjesėn e parė loja e kuqezinjve pėrqendrohet mė shumė nė krahun e djathtė, ku Duro, Muzaka dhe Dallku afrohen deri nė fundore, por pa shumė rrezikshmėri. Pjesa e parė ėshtė pozitive edhe pėr Jahmir Hykėn, i cili guxon, futet nė driblim, por e ka tė pamundur tė bėjė mė shumė. Ndėrsa Salihi, i vetėm nė sulm, ashtu sikurse e kishte parashikuar, smund tė bėntė asgjė pėrballė mbrojtjes sė fuqishme franceze.
Nė minutėn e 38-tė, Samir Nasri e bėn ēorap mbrojtjen shqiptare, duke nxjerrė tė lirė Reminė nė tė djathtė tė sulmit. Ky i fundit, edhe pse nė pozicion tė prirėt, shėnon i ndihmuar edhe nga qėndrimi jopozicional i Ujkanit (topi prek pjesen e brendshme tė kėmbės sė djathtė tė Ujkanit dhe pėrfundon i devijuar nė rrjetė).
Pas kėtij momenti Shqipėria guxon mė shumė, pasi ēka ēfarė tė humbasė. Odise Roshi, i cili deri nė kėto momente kishte menduar vetėm pėr mbrojtjen, godet fort nga 30 metra largėsi, duke e detyruar Lorisin ta dėrgojė topin nė fundorė. Roshi, i ēliruar tashmė psikologjikisht, i lejon vetes tė bėjė disa veprime teknike, por pa e tepruar.
Pjesa e dytė Ndeshja e ka marrė rrjedhėn e saj qysh nė pjesėn e parė. Kuzhe hedh nė fushė tė njėjtin formacion, duke pritur momentin e pėrshtatshėm pėr tė bėrė zėvendėsimet e duhura. Gjatė 45-minutėshit tė dytė bie rendimenti i Jahmir Hykės, ndoshta i lodhur nė pjesėn e parė, ndėrsa Muzaka e ka tė vėshtirė tė depėrtojė nga e djathta. Francezėt bėjnė detyrėn, qarkullojnė mirė topin, por ndeshen me mbrojtjen e dendur tė kuqezinjve.
Kuzhe e kupton qė ka ardhur momenti pėr tė bėrė zėvendėsimet. Nė fillim kėrkon tė rifreskojė mesfushėn, duke aktivizuar Bakajn nė vend tė Hykės, por francezėt shėnojnė sėrish, kėtė radhė nė krahun e majtė tė sulmit me Revejenė, i cili, edhe pse shumė prirėt me portėn, e dėrgon topin nė shtyllėn e parė, aty ku Ujkani duhet tė ishte vendosur mė trup. Ėshtė njė gol thuajse identik me atė tė pjesės sė parė, veēse anėn tjetėr tė portės.
Kuzhe, pas pėsimit tė golit tė tretė, aktivizon Januzin nė vend tė Gilman Muzakės, pėr tė guxuar nė sulm. Roshi kalon nė tė djathtė, por nuk mund tė bėjė mė shumė se nė pjesėn e parė. 10 minutat e fundit i jepet mundėsia edhe Sabien Lilės, ish-futbollistit tė Tiranės, i cili nuk pati mundėsi tė tregonte shumė. Franca, qė tashmė e ka koleksionuar fitoren ndaj kuqeiznjve, madje pa u sforcuar, e administron lojėn edhe nė nė minutat e mbetura.
Pėrfundimisht 3-0 nė Stade de France. Kjo ndeshje tregoi qartė se Kuzhe duhet ti kishte afruar mė herėt lojtarė tė tillė si Roshi apo Januzi, pse jo edhe Sabien Lilėn, qė debutimi tė mos u ndodhte pėr emergjencė, pėr shkak tė mungesave. Pėrfundimisht Shqipėria bėn tė vetin vendin e parafundit nė renditje, duke mos arritur objektivin minimal nė kėtė fushatė eliminatoresh. Ndeshja e 11 tetorit me Rumaninė do tė jetė sa pėr statistikė, ndoshta pėr tė afirmuar tė rinjtė si Roshi, Januzi dhe Lilaj, pasi nuk shėrben pėr asgjė tjetėr.
Nr. Skuadra Fit Brz Hmb Glv Pikė
1.Franca 6 2 1 14-3 20
2.Bosnja 6 1 2 16-7 19
3.Rumania 3 4 2 12-8 13
4. Bjellorusia 3 4 3 8-7 13
5.Shqipėria 2 2 5 6-13 8
6.Luksemburgu1 1 8 3-21 4
Ndeshjet e luajtura
Rumani-Shqipėri 1-1
Luksemburg-Bosnje 0-3
Francė-Bjellorusi 0-1
Bjellorusi-Rumani 0-0
Shqipėri-Luksemburg 1-0
Bosnje-Francė 0-2
Luksemburg-Bjellorusi 0-0
Shqipėri-Bosnje 1-1
Francė-Rumani 2-0
Bjellorusi Shqipėri 2-0
Francė-Luksemburg 2-0
Luksemburg-Francė 0-2
Luksemburg-Shqipėri 1-0
Bosnje-Bjellorusi 1-0
Rumani-Francė 0-0
Rumani-Bjellorusi 2-2
Bosnje-Luksemburg 5-0
Francė-Shqipėri 3-0
Ndeshjet e mbetura
11 tetor 2011
Shqipėri-Rumani
Francė-Bosnje Sporti Shqiptar , 2011-10-09 14:25:04 |