Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Blank: Kujdes, Shqipėria na kushtėzon Bosnjėn!

Trajneri i Francės kėrkon tė ruajė qetėsinė: Kam bėrė mė shumė rolin e psikologut se tė trajnerit

Blank: Kujdes, Shqipėria na kushtėzon Bosnjėn!

Trajneri i pėrfaqėsueses franceze, Laurent Blank, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp i ka kushtuar rėndėsi tė madhe pėrballjes me Shqipėrinė, ndonėse me njė fitore me Bosnjėn sėrish “Gjelat” do ta siguronin kualifikimin. Mungesat e shumta e kanė detyruar Blankun t’i kushtojė shumė rėndėsi pėrgatitjes psikologjike.

Zoti Blank, pse i kushtoni kaq shumė rėndėsi ndeshjes me Shqipėrinė, kur njė fitore me Bosnjėn e kualifikon Francėn?

Pėrderisa kemi dy ndeshje pėr tė luajtur, rezultati me Shqipėrinė mund tė kushtėzojė atė me Bosnjėn. Ne kemi njė seri pėr tė ndjekur, bėhen disa ndeshje pa humbje (13) dhe luajmė pėrpara publikut tonė. Vetėm pėr kėto arsye duhet ta fitojmė kėtė ndeshje. Vetėm pas kėsaj do tė kemi kohėn pėr tė menduar pėr Bosnjėn.

Keni shumė mungesa, pėr arsye dėmtimesh. Si do ta pėrgatitni kėtė ndeshje?

Ka qenė njė pėrgatitje e zakonshme, por mė e komplikuar. Na ėshtė dashur tė ruanim qetėsinė, tė shikonim ēdo gjė deri tė mėrkurėn nė mėngjes. I kishim parashikuar disa goditje tė tilla. Kur pamė lojtarėt tė mbėrrinin dhe qė nuk ishin nė formėn e tyre mė tė mirė fizike, u detyrova qė mė shumė tė bėja rolin e psikologut sesa tė trajnerit. Ne shpresojmė qė tė gjithė tė jenė nė formėn e tyre mė tė mirė nesėr (sot) nė darkė.

Ua keni kujtuar lojtarėve tuaj vitin 1993, apo keni frikė?

Jo, nuk mė ka shkuar nė mendje pėr ta futur kėtė kapitull nė listėn e pėrgatitjeve. Duke parė dėmtimet, kishim tė tjera gjėra pėr tė bėrė. Pastaj, nuk u kam folur edhe pėr njė arsye tė thjeshtė: pėrveē meje, ndonjė elementi tė stafit dhe jush, lojtarėt nuk e kanė nė kujtimet e tyre atė qė ka ndodhur. Ėshtė njė gjeneratė tjetėr. Nuk peshon mė kjo gjė.

Ju keni deklaruar tė hėnėn se 4-4-2 ėshtė njė sistem qė nuk ekziston mė nė nivele tė larta. Megjithatė, duket se do t’i ktheheni…?

Ėshtė ēėshtja mė e madhe nė kėtė moment. Ju pretendoni se ne do tė luajmė me njė 4-4-2, por 4-4-2 tuaj mund ta kthej shpejt nė njė 4-3-3. Ja, kėshtu flitet, mendohet, por mė e rėndėsishmja ka tė bėjė me pėrshtatjen dhe efikasitetin.

Njė fjalė pėr Samir Nasrin pas deklaratave tė tij nė konferencėn pėr shtyp…?

Duhet tė shfrytėzojmė gjithēka pėr tė qenė mė tė mirė, por ajo qė unė dua ėshtė qė tė mendojmė pėr tė tashmen dhe tė ardhmen. Ai ka bėrė njė bisedė mė tė pranueshme sesa ajo qė unė dėgjova para njė muaji. Ėshtė njė formė inteligjence, qėndrimi i tij mė pėlqen shumė sesa ajo qė ai kishte bėrė kohėt e fundit. Por po ua them, po ua pėrsėris juve dhe atij: nuk ka asnjė problem mes nesh!



M’Vila: Shqipėria s’ėshtė formalitet

Mesfushori i Renės, Jan M’Vila, nė njė prononcim tė gjatė pėr mediat vendase, ėshtė shprehur se e ruan si kujtimin mė tė bukur me Francėn golin nė “Qemal Stafa” dhe nuk ėshtė dakord me ata qė thonė se kuqezinjtė janė vetėm njė formalitet. Ai mban mend 45 minutat e dyta! “Shqipėria ėshtė njė ekip shumė i mirė. Ne e mbajmė mend se ēfarė na bėri nė pjesėn e dytė, nė “Qemal Stafa”. E kemi shumė tė freskėt atė ndeshje dhe askush tė mos e cilėsojė njė formalitet pėrpara Bosnjės,” – shprehet autori i golit tė dytė francez nė “Qemal Stafa”, M’Vila



Konfirmohet edhe mungesa e Abidalit

Erik Abidal ėshtė lojtari i fundit “i katėrshes sė artė” qė nuk do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Laurent Blank pėr ndeshjen me kuqezinjtė. Nė tė vėrtetė, klubi i Barcelonės, ku aktivizohet Abidal, i ka bėrė thirrje stafit drejtues tė Francės qė tė ketė ketė kujdes me mbrojtėsin dhe tė mos e aktivizojė tė paktėn kundėr Shqipėrisė. Dhe kėshtu ka ndodhur.

Nė fillim tė javės mungesa e parė e zyrtarizuar ishte ajo e Karim Benzemasė, sulmuesit tė Realit tė Madridit, i cili nuk ėshtė grumbulluar fare nga Blank. Fatin mė tė keq e ka pasur mbrojtėsi Bakari Sanja, i Arsenalit, i cili ka thyer kėmbėn nė njė ndeshje tė Premier Ligės dhe do tė mungojė tė paktėn tre muaj.

Jo mė pak e rėndėsishme ėshtė mungesa e Frenk Riberisė, njė lojtar shumė cilėsor nga teknike, qė mund tė zgjidhė ndeshjen nė ēdo moment. Kėto katėr mungesa Franca mund t’i vuajė mė shumė ndaj Bosnjės, mė 11 tetor, vetėm 4 ditė pas pėrballjes me Shqipėrinė.



80 mijė bileta tė shitura, “Stade de France” plot

Stadiumi legjendar i Parisit, “Stade de France”, do tė mbushet nė kapacitet tė plotė pėr ndeshjen Francė-Shqipėri. Tė gjitha biletat e hedhura nė treg, rreth 80 mijė, janė shitur tė gjitha. Federata Franceze e Futbollit ka ndjekur njė strategji tė veēantė pėr tėrhequr vėmendjen e publikut pėr dy ndeshjet e fundit.

Tifozėt e “Gjelave” me biletėn qė kanė blerė pėr tė parė Shqipėrinė do tė mund tė shohin edhe pėrballjen me Bosnjėn, mė 11 tetor, qė do tė pėrcaktojė skuadrėn qė do tė kualifikohet direkt nė Grupin D. Nė kėtė atmosferė tė zjarrtė, pėrballė 80 mijė shikuesve, Shqipėrisė do t’i duhet shumė mė tepėr se fat pėr tė marrė njė rezultat pozitiv.

Adi Metaliu , 2011-10-07 07:10:40