Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Rinovimi, Kuzhe fton 4 emra tė rinj nė kombėtareErjon Bogdani dhe Altin Lala janė grumbulluar pėr ndeshjen me Rumaninė, ndėrsa Skela dhe Agolli tė skualifikuar  Agonit Sallaj, Arsen Sykaj, Odise Roshi dhe Sabien Lilaj janė katėr futbollistėt e rinj qė ftohen pėr herė tė parė nė kombėtare pėr ndeshjet eliminatore tė Euro 2012. Si rrjedhojė e dėshtimit nė kėtė fushatė eliminatoresh, sidomos pas humbjes zhgėnjyese 2-1 me Luksemburgun, FSHF dhe trajneri Kuzhe kanė qenė tė detyruar ta nisin para kohe procesin e rinovimit, pasi Shqipėria tashmė ska ēfarė tė arrijė nė Grupin D.
Nė listė janė pėrfshirė gjithsej 24 futbollistė, mė shumė se asnjėherė tjetėr, ēka do tė thotė se gjatė ditėve tė grumbullimit shumė tė rinj do tė vėzhgohen pėr mundėsitė qė kanė pėr tė qenė nė vazhdimėsi pjesė e kombėtares.
Nga Shpresat Tre lojtarėt e rinj tė pėrfshirė nė listė janė pjesė e U-21, qė drejtohet nga Artan Bushati, ndėrsa Sabien Lilaj, ish-mesfushori i Tiranės, qė tashmė i pėrket Lokomotivės sė Zagrebit, deri njė njė vit mė parė ka luajtur me Shpresat nė rolin e organizatorit.
Kuzhe, nė fakt, pati deklaruar qė kėto eliminatore do ti mbyllte me gardėn e vjetėr, por zhgėnjimi i parakohshėm nė Luksemburg shėrbeu si nxitje pėr tė menduar pėr tė rinjtė, tė cilėt duhet tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė nė eliminatoret e Botėrorit 2014.
Mungesat Shqipėria do tė vuajė tė paktėn 5 mungesa kryesore nė ndeshjen me Francėn. Tė skualifikuar janė Altin Lala, Erjon Bogdani, Ansi Agolli, Ervin Skela dhe Debatik Curri. Nėse veteranėt Lala dhe Bogdani do tė jenė nė dispozicion tė trajnerit pėr ndeshjen e fundit nė grup me Rumaninė nė Qemal Stafa, Ervin Skela dhe Ansi Agolli janė ndėshkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, i pari me 5 ndeshje, ndėrsa futbollisti i Karabakut 3 ndeshje.
Trajneri Kuzhe Pėrballjet me Francėn dhe Rumaninė me shumė mundėsi do tė jenė tė fundit edhe pėr trajnerin Josip Kuzhe. FSHF ka kėmbėngulur pėr tė mos hyrė nė bisedime para se tė pėrfundojnė tė gjitha ndeshjet nė grup, ndėrsa vetė kroati, nė njė intervistė tė gjatė pėr Supersport, ka pranuar se ende nuk e di se ēfarė do tė bėjė.
Pra, dy ndeshjet e fundit, me Francėn dhe Rumaninė, janė nė njėfarė mėnyre gur prove pėr trajnerin aktual tė Shqipėrisė. Sigurisht qė do tė jetė shumė e vėshtirė tė grumbullohen pikė (Shqipėria pretendon vetėm me Rumaninė), por nėse skuadra dhe tė rinjtė qė do tė aktivizohen bindin, trajnerit mund ti rinovohet kontrata.
Rumania, ndeshja e lamtumirave kuqezi
Pėr Lalėn dhe Bogdanin ndeshja e 11 tetorit do tė jetė e fundit me kombėtaren
Dy ndeshjet e fundit nė Grupin D, me Francėn dhe Rumaninė, pėr disa veteranė tė kombėtares do tė jenė tė fundit zyrtare me fanellėn kuqezi. Altin Lala dhe Erjon Bogdani, nė fakt, nuk do tė mund tė luajnė nė Paris pėr shkak kartonėsh, por ata do tė jenė nė fushė, pėr tė fundit herė, me Rumaninė nė Qemal Safa.
Tė dy futbollistėt nė fjalė, bashkė me Ervin Skelėn, e kanė deklaruar publikisht tėrheqjen nga kombėtarja nė fund tė eliminatoreve, ēka do tė thotė se me rumunėt do tė luajnė ndeshjen e fundit zyrtare. Pėr fat tė keq, Ervin Skela sdo tė mund tė jetė as nė kėtė pėrballje, pasi ėshtė dėnuar 5 ndeshje nga Disiplinori i UEFA-s.
I vetmi nga veteranėt, qė pėr momentin e ka hedhur poshtė idenė e tėrheqjes nga kombėtarja, ėshtė Klodian Duro, mesfushori i Tiranės. Nė fakt, FSHF ka planifikuar njė ceremoni lamtumirė pėr kėta futbollistė, ndoshta nė nėntor, me Azerbajxhanin.
Arjan Beqaj Viti 2011 duket se do tė jetė ai i lamtumirave nė kombėtare. Gjatė merkatos sė verės, para se tė niste sezoni i ri futbollistik, Arjan Beqaj, 36 vjeē, u tėrhoq i pari nga futbolli i luajtur, rrjedhimisht edhe nga kombėtarja. Ish-portierin kuqezi do ta ndjekin tė tjerė tė brezit tė tij: Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, ndoshta edhe Klodian Duro.
Cana: Lacio humbet shumė raste
Mesfushori shqiptar i Lacios, Lorik Cana, ka folur pėr mediat italiane pas humbjes zhgėnjyese tė skuadrės sė tij nė Lisbonė, me Sportingun, nė Ligėn e Europės. 28-vjeēari i kombėtares kuqezi, i cili luajti gjatė 90 minutave nė kėtė ndeshje, ėshtė shprehur se Lacios i ka munguar fati dhe se nė fazėn sulmuese duhet tė jetė mė konkrete: Nuk po na ndihmon fati.
Treguam qė dimė tė luajmė shumė mirė, por duhet tė jemi mė konkretė para portės. Kemi humbur shumė raste. Pavarėsisht humbjes, mendoj se nė Lisbonė kemi zhvilluar njė ndeshje tė bukur, sidomos nė pjesėn e dytė. Ndonėse se Sportingu mbeti me njė lojtar mė pak, nuk ishte e lehtė ti imponoje lojėn tonė. Cana nuk ėshtė vlerėsuar mirė nė ndeshjen e Serisė A me Palermon nė Romė (0-0), ndėrsa nė Lisbonė performanca e tij ka rezultuar shumė mė pozitive.
Gjobat e Superkupės
Apeli lė nė fuqi Disiplinėn
Tirana dhe Skėnderbeu, dy skuadrat qė diskutuan Superkupėn e Shqipėrisė mė 18 gusht, duhet tė derdhin pėrfundimisht nga 1.5 milionė lekė secila nė arkat e FSHF-sė pėr shkak tė trazirave qė ndodhėn nė Korēė. Komisioni i apelit, i mbledhur dje, ka lėnė nė fuqi vendimin e Disiplinės, qė i gjobiti mė 15 gusht me njė shumė tė barabartė tė dy klubet pėr hyrjen e tifozėve nė fushė, hedhjen e sendeve tė forta dhe pėrdorimin e fishekzjarreve nė fushė.
Gjobitja e dy klubeve ėshtė vetėm njė pjesė e dėnimit pėr ngjarjet e Superkupės, pasi Refik Halili, presidenti i Tiranės, si dhe Riza Hicka, anėtar i kryesisė sė skuadrės bardheblu, janė dėnuar gjithashtu me nga 500 mijė lekė gjobė dhe me moslejimin e futjes nė stadium pėr 8 ndeshje. Sporti Shqiptar , 2011-10-06 07:49:06 |