Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Edvin Murati: I tregoj Kuzhesė pikat e dobėta tė Francės

Nė prag tė sfidės Shqipėri-Francė pėr Euro 2012. Flet ish-mesfushori i Paris Sėn Zhermenit dhe i Kombėtares: “Francezėt ndodhen para njė situate delikate”

Edvin Murati: I tregoj Kuzhesė pikat e dobėta tė Francės

Ish-futbollisti i Kombėtares shqiptare, Edvin Murati, 35 vjeē, jeton nė Paris qysh nga viti 1991, kur mbėrriti nė kryeqytetin francez pas njė aventure thriller, duke udhėtuar me njė emėr tė rremė, kur ishte vetėm 16 vjeē.

“Lusha” ėshtė rritur si futbollist nė nė akademinė e Paris Sėn Zhermenit, fanėllėn e sė cilės e veshi gjatė tri periudhave tė ndryshme. Murati, njė kėmbėmajtė virtuoz ka luajtur 67 ndeshje me Kombėtaren, duke shėnuar 4 gola, ato Azerbajxhanin, Finlandės, Zvicrės, e ku kulmon goli nė fitoren 2-1 ndaj kampionėve nė fuqi tė Europės, Greqisė, mė 4 shtator 2004. “Ėshtė njė nga ndeshjet kulm tė miat”, - tha pėr gazetėn “Telegraf”, Edvin Murati, i ftuar posaēėrisht nė prag tė ndeshjes Shqipėri-Francė.

“Francezėt e kanė marrė shumė seriozisht ndeshjen me ne, por nėse Shqipėria luan si kundėr Bjellorusisė, atėherė jam i bindur se do ta marrim rezultat pozitiv”, - theksoi Murati, i cili ka luajtur nė Francė edhe me Lilėn, sot kampione nė fuqi dhe ėshtė njė njohės perfekt i futbollit transalpin. I mbiquajturi “Maradona i Ballkanit”, tha se nė “Tiranė, Franca mund tė dalė dhe pa pikė, nėse ne do tė japim maksimumin tonė. Do tė luajmė nė “Qemal Stafa” dhe atmosfera qė krijohet ėshtė shumė e nxehtė”.


Edvin Murati, na ndajnė vetėm pak orė nga sfida Francė-Shqipėri. Si njė ish-lojtar me tė kaluar nė Francė, si e gjykoni atė?
Pėr tė thėnė tė vertetėn, Franca e ka marrė shumė seriozisht ndeshjen me Shqipėrinė, pasi nė takimin e fundit e saj miqėsor, atė me Kilin (1-1), nė Monpelje, ku isha dhe i pranishėm, nuk bėri njė paraqitje tė madhe. Mendoni, nė faqen e parė tė gazetės mė tė madhe sportive, “L’Equipe”, me titull tė madh shkruante “Franca, me mendjen te Shqipėria”. Nuk ka ndodhur kurrė. Mendoni se Franca ka fituar Botėrorin nė vitin 1998 dhe dy herė kampionatin Europian.

Pėrse e thoni kėtė?
Asnjėherė, shtypi francez nuk i ka dhėnė rėndėsi kaq tė madhe njė vendi tė vogėl si ne, pasi siē e dimė francezėt janė mėndjemėdhenj, nuk na pėrfillin, por i kanė dhėnė njė rėndėsi shumė tė madhe kėsaj ndeshje. Madje prova mė e fortė ėshtė se nė Shqipėri do tė vinė rreth 100 gazetarė francezė tė medias sė shkuara, radiotelevizive dhe asaj elektronike. Nė Tiranė do tė jenė televizionet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme franceze. Shqipėri-Francė do tė luhet tė premten, por po nė Tiranė ata do tė pėrgatisin ndeshjen me Rumaninė, takim qė do tė luhet pas katėr ditėsh. Rumania inauguron stadiumin e ri me Francėn, dhe francezėt e dinė se ēfarė ferri i pret. Po, po i presin dy sfida shumė tė vėshtira, pasi po tė dalin me rezultat negativ nė Tiranė, mund tė dalin me dy ndeshje pa pikė, apo njė. Kėshtu qė, normale i kanė projektuar sė pari tė gjitha energjitė kėtu.

Ju jetoni nė Paris prej shumė vitesh. A keni pasur kontakte nga mediat franceze nė lidhje me ndeshjen me Shqipėrinė?

Po, sigurisht. Kanė qenė tė shumta. Pasi ata e dinė se kush jam, pai kam luajtur shumė vite me ekipet franceze.
Edvin jeni njė njohės i mirė i futbollit francez. Jeni rritur te akademia e Paris Sėn Zhermenit, por keni luajtur edhe me Lilėn, aktualisht kampione nė fuqi e Francės. Sa i njihni yjet e Francės?
Lojtarėt e Kombėtares franceze luajnė nė disa prej ekipeve mė tė mėdha nė Europė. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit tė tyre, jam informuar se Bakari Sanja i Arsenalit ka kaluar njė gjendje gripi. Gjjithsesi, Blank mund tė hedhė nė fushė Anthony Reveijer tė Lionit. Mendoj se Franca do tė luajė me Junes Kabul tė Totenhemit, Erik Abidal tė Barcelonės. Ajo qė ėshtė e rrezikshme te ekipi i Francės, ka tė bėjė me rikthimin e Frenk Riberisė sė Bajernit tė Munihut dhe Patris Evrasė sė Manēester Junaitid, qė duan tė zėnė vendin. Janė lojtar me karakter tė fortė, dhe pas Botėrorit 2010 katastrofik qė bėnė dėshirojnė t’u tregojnė tė gjtihėve vlerat e tyre. Mendoj se dy mė tė rrezikshmit qė janė Karim Benzema i Realit tė Madridit dhe Frenk Riberi.

Cilat mund tė jenė pikat e dobėta tė Francės?
Nuk mund ta them, pasi nuk e di se ēfarė formacioni do tė hedhė nė fushė trajneri. Nė mesfushėn mund tė luajė dhe Jan M’Vila i Renės, por nėse Blank do tė fusė edhe Alu Diara tė Marsejės, dy lojtarė mesfushorė me tipare shkatėrruese, atėherė do tė thotė se do tė synojnė tė mbrohen mirė. Mesa kam mėsuar, ylli i ri i Manēester Sitit, Samir Nasri, ka pasur njė konflikt tė vogėl me Blankun, pavarėsisht se nuk e di sesi janė zhvilluar gjėrat. Gjithsesi, ekipi i Francės vjen i motivuar shumė.
Edvin ju jeni njė ndėr ish-lojtarėt mė tė njohur tė Kombėtares, me 67 ndeshje dhe 4 gola dhe keni vetėm disa vite qė jeni larguar. Si i vlerėsoni pėrfaqėsuesen tonė?
Ndeshja mė e bukur qė ka bėrė formacioni aktual i Kombėtares sonė ėshtė ndeshja me Bjellorusinė. Me tė vėrtetė njė ndeshje qė mė ka befasuar shumė. Po tė luajmė me Francėn, si me Bjellorusinė do tė marrim rezultat pozitiv me francezėt. Nė ndeshjen me Francėn nuk kemi ēfarė tė humbim. Tani duhet tė mendojmė pėr Francėn, dhe mė pas pėr Luksemburgun. Kemi bėrė ndeshje tė mėdha me ekipet e forta, pavarėsisht se me ato tė barabarta me ne, rezultatet nuk kanė qenė tė mira. Nuk kemi pasur eksperiencė, apo shpesh kemi humbur dhe nė minutat e fundit.
Le t’i kthehemi pak viteve tuaja si lojtar. Keni shėnuar njė gol tė famshėm kundėr Greqisė, nė atė fitore madhėshtore 2-1 nė shtator tė vitit 2004. Si e kujtoni atė moment?
Kur e kujtoj atė gol mė rrėnqethet mishi. Kam shumė nostalgji. Goli me Greqinė, atėhėrė kampione, nuk e di si ta gjykoj, por tė jetosh ato ēaste ėshtė gjė shumė e bukur. Nė karrierėn tėndė atė ndeshje mund ta luash vetėm njė herė. Njė lojtar nė karrierėn e tij duhet tė lėrė njė gjurmė dhe jam me fat qė unė e lashė timen. Ishte njė ēast shumė i fortė, qė ēdo lojtar dėshiron t’i provojė.

Cili ėshtė?
Edvin Murati (i lindur mė 12 nėntor 1975, sot 35 vjeē). “Lusha”, siē e thėrrasin shokėt dhe miqtė e tij mė tė afėrt, e nisi karrierėn futbollistike nė akademinė futbollistike tė Paris Sėn Zhermenit, nė vitin 1991, kur ishte vetėm 16 vjeē, i ndihmuar nga vėllai i tij, Sokol Murati. Nė Francė ka luajtur me Paris Sėn Zhermeni, LB Shatoru, Stade Saint-Brieuc. Nė Gjermani ka luajtur me Fortuna Dyseldorf, ndėrsa nė Greqi me Iraklisin e Selanikut e Superligės dhe Panserraikosin e Kategorisė sė Dytė. Lamtumirėn nga Kombėtarja shqiptare e dha gjatė ndeshjes Shqipėri-Suedi (0-0, shtator 2008)

67 ndeshje, 4 gola
Me Kombėtaren shqiptare, Edvin Murati, ka luajtur 67 ndeshje, duke shėnuar 4 gola, ato Azerbajxhanin, Finlandės, Zvicrės, e ku kulmon goli nė fitoren madhėshtore 2-1 ndaj kampionėve nė fuqi tė Europės, Greqisė, mė 4 shtator 2004, nė “Qemal Stafa”.

Kėshilltar ekonomik
Aktualisht, Edvin Murati ėshtė kėshilltar ekonomik nė Ambasadėn e Shqipėrisė nė Paris, si dhe skauter i klubit gjerman Verder Bremen pėr Francėn. “Nga futbolli nuk ndahem dot. I bėj kėto dy gjėra me pasion”. Edvini ėshtė babai i dy gocave.

Si mbėrrita nė Francė
i futur nė portobagazh

Historia e mbėrritjes sė Edvin Muratit nė Francė ėshtė e denjė pėr njė skenar filmi. “Trajneri i moshave tė Partizanit, Luke Shaqiri, tė cilin unė e kisha si baba, mė futi nė pasaportėn e vet, si djalin e tij. S’e atėherė nė vitin 1991 nuk kishim as pasaportė dhe as nuk kishim viza. Nė kufirin Holandė-Gjermani mė futi nė portobagazhin e njė makine dhe nga Gjermania mė morri vėllai im, Sokoli, dhe mbėrrita nė Francė. Bėmė gati 30 km mė kėmbė. Tė nesermen, bėrė njė provė te Paris Sėn Zhermeni. Ishte njė garė e fortė, pasi pėr dy vende konkurronin mbi 100 fėmijė nga shumė vende tė botės. Mė pranuan, por dua tė theksoj se kam bėrė njė punė shumė serioze, jam stėrvitur fort. Pa pushuar kurrė. Luaja futboll kudo, aq sa flija me topin te koka”.
Te Paris Sėn Zhermeni ishte pjesė e skuadrės sė parė nė sezonin 1994-1995. U huazua mė pas te Shatoru e kategorisė sė dytė (1995-1996). Rikthehet sėrish te Paris Sėn Zhermeni si lojtar profesionist. Gjatė karrierės sė tij sportive ka fituar shumė eksperience, sidomos nė periudhėn qė ka luajtur me ekipin mė popullor tė Francės PSG-ne. Gjatė kėsaj periudhė ai ka pasur fatin qė tė stėrvitet dhe tė luajė me emra tė mėdhenj tė futbollit evropian, disa nga kėto janė Rai, Leonardo, Xhorxh Ėeah, Okoca, Delivardes, Marco Simone, Bernard Lama, Loren Rober (i cili ishte dhe rivali i tij pėr rolin qė kishin nė ekip), Loguen, Zhinola e shumė tė tjerė. Gjithashtu ėshtė trajnuar nga trajnerė me emėr, siē janė, Artur Xhorxh, Ricardo, Fernandes, Haliloxhixh, etj.. Karrierėn e vazhdoi nė Gjermani, te Fortuna Dyseldorf (1998-1999), ku luajti edhe me Igli Taren. Njė rikthim i tretė tė Paris Sėn Zhermeni (1999-2000) dhe mė pas dy sezone me Lilėn (2000-2002). Me Iraklisin e Selanikut luajti katėr sezone (2002-2006), pėr ta mbyllur karrierėn te Panserraikosi (2007-2008) i kategorisė sė dytė greke.


Presidenti Zhak Shirak i
dha pasaportėn franceze

Edvin Murati ka luajtur pėr njė nga ekipet mė tė mira tė Francės, Paris Sėn Zhėrmenin, por ka pasur fatin tė marrė pasaportėn franceze nga ish-presidenti Zhak Shirak, pas njė interesimi tė fortė tė tij. Por si ndodhi kjo? “Kur luan mirė nė njė vend edhe njerėzit tė duan e tė pėrkrahin, paēka se jo rrallė, ne, si shqiptarė, na shohin me sy tjetėr. Kur isha te Paris Sėn Zhermeni, zoti Shirak vinte gjithnjė, sepse ishte simpatizant i kėtij ekipi. Ai e mori vesh, se nė kėtė ekip luante edhe njė shqiptar, qė vuante shumė nga mungesa e dokumentacioneve. Pasi u njoh me hallin tim, pas gjashtė muajsh mė dha pasaportėn franceze”, - tregon ish-ylli i Kombėtares, Edvin Murati.


Franca i jep rėndėsi akademive

“Franca ėshtė njė vend qė i vė shumė rėndėsi akademive, - thotė Edvin Murati. - Kjo dhe pėr shkak tė sistemit financiar, ku nuk mund tė bėjnė blerje tė mėdha, pasi taksat ndaj tė ardhurave tė futbollistėve janė shumė tė larta. Po tė shohėsh, tė gjithė lojtarėt francezė luajnė me ekipe tė mėdha. Anglia furnizohet shumė nga Franca. Gjithė skauterit anglezė vijnė nė Francė pėr tė zbuluar e marrė lojtarė”.

Dash FRASHĖRI , 2011-09-01 08:17:31