Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Flet Bogdani: Fanella e kombėtares nuk dhurohet, ajo duhet merituar

Skuadrat pretendente punojnė mirė me brezat. Nė Shqipėri nuk ndodh kjo gjė me tė rinjtė

Flet Bogdani: Fanella e kombėtares nuk dhurohet, ajo duhet merituar

Pėr sulmuesin e kombėtares shqiptare Erjon Bogdani miqėsorja e 10 gushtit, qė do tė luhet ndaj Malit tė Zi nė “Loro Boriēi” tė Shkodrės, ėshtė e gjitha nė funksion tė pėrballjes sė 2 shtatorit me Francėn.

Pra, pėr 34-vjeēarin duhet mirėkuptuar edhe lista e shpallur nga trajneri Kuzhe pėr kėtė miqėsore, pasi ky takim me malazezėt do tė pasqyrojė Shqipėrinė pėr dy sfdat e eliminatoreve tė Euro 2012-ės, sė pari me Francėn dhe pastaj me Luksemburgun.

“Kjo miqėsore me Malin e Zi ėshtė njė sfidė qė i pėrgjigjet ndeshjeve tė ardhshme nė grupi pėr eliminatoret e europianit. Trajneri pėr kėtė sfidė ka marrė ata lojtarė qė do tė grumbullojė pėr dy ndeshjet e ardhshme me Francėn dhe Luksemburgun.

Realisht kjo ndeshje pasqyron Shqipėrinė qė do tė luajė kundėr Francės pas dy javėsh. Ėshtė miqėsore, por ne do tė impenjohemi pėr tė marrė njė rezultat mė se pozitiv pėr ta fituar ndeshjen,”- u shpreh sė pari nė konferencėn pėr shtyp Erjon Bogdani.

Tė pėrsėritim 25majin e 2010-ės – Pėr Erjon Bogdanin, synimi kryesor i kuqezinjve mbetet ndeshja me Francėn pėr eliminatoret e EURO 2012-ės, por ekipi ka mundėsitė qė tė fitojnė sėrish ndaj malazezėve.

Mė 25 maj 2010 Shqipėria, falė golit tė Hamdi Salihit, fitoi miqėsoren me Malin e Zi, takim i zhvilluar nė Podgoricė, kėshtu qė mundėsitė janė sėrish. “Mund tė them se kemi mundėsi pėr tė pėrsėritur ndeshjen miqėsore tė vitit tė kaluar.

Por Mali i Zi ka njė ekip shumė tė mirė, gjė tė cilėn e tregon edhe ecuria e tyre nė eliminatoret e europianit, pasi janė pas Anglisė. Gjithsesi, jemi tė bindur se do tė luajmė mire, edhe pse qėllimi ynė ėshtė sfida me Francėn. Nėse luajmė mirė nė Shkodėr, kemi bėrė njė hap nė pėrgatitjet tona nė sfidėn me “gjelat,”- vijon mė tej sulmuesi kuqezi, Erjon Bogdani.

Puna me brezat e rinj – Nga ajo qė ka pohuar dje veterani i kombėtares sonė del se shkak pėr vonesėn e rinovimit tė kuqezinjve mbetet puna jo e mirė e bėrė me brezat e rinj.

“Mali i Zi, apo ēdo skuadėr tjetėr pretendente nė kėto eliminatore, ka punuar mirė me brezat. Nė ekipet kombtare vijnė lojtarė tė formuar me skuadrat e tyre, gjė e cila i mungon Shqipėrisė.

Pėr ta arritur njė gjė tė tillė duhet punuar shumė me brezin e ri, pėr tė ardhur mė pas tek Shpresa dhe tek ekipi kombėtar. Ekipi kombėtar nuk dhurohet, ai duhet merituar. Kjo do tė thotė qė tė rinjtė tė luajnė mirė me ekipet e tyre si brenda dhe jashtė vendit dhe mė pas tė vijnė nė kombėtare.

Pa shpresa kualifikimi – “Humbja me Bosnjėn sikur na i preu shpresat e kualifikimit. Ne zhvilluam njė ndeshje shumė tė mirė me Bjellorusinė dhe shpresonim tė merrnim diēka nė Bosnjė. Kjo nuk ndodhi, kėshtu nuk ke ēfarė t’i bėsh.

Ēdo ndeshje ka historinė e vet, Bosnja ėshtė lėnė pas dhe pėrgatitemi pėr dy ndeshjet e radhės me Malin e Zi dhe Francėn. Me kėtė skuadėr tė gjithė do tė mundohen tė japin maksimumin. Para publikut tonė ekipi luan shumė mirė, ashtu siē do tė mundohet tė bėjė edhe nė kėto dy ndeshje.”

Objektivi, 14 pikė – “Objektivi i kombėtares ka qenė qė nė ēdo ndeshje tė japė maksimumin. Personalisht shpresoj se kėto eliminatore do t’i mbyllim me njė rekord pikėsh dhe mė pas tė shohim ku do tė jemi. Pararėsisht se luajmė me Francėn dhe Luksemburgun, tė marrim katėr pikė dhe mė pas tė shohim dy ndeshjet e tjera sėrish me Francėn e Rumaninė nė Shqipėri. Jam i bindur se do tė marrim 14 pikė,”- pėrfundon sulmuesi i kombėtares shqiptare, Erjon Bogdani.



Botėrori 2014. “Tė fitojmė brenda, tė heqim ndrojtjen jashtė”



Pėr Erjon Bogdanin, grupi ku bėn pjesė Shqipėria pėr Botėrorin e 2014-ės nuk ėshtė i lehtė, por shanset pėr kuqezinjtė janė mė tė mėdha se kurrė. Sipas Bogdanit, nėse luhet si me Bjellorusinė nė Shqipėri, kuqezinjtė mund tė jenė pretendentė realė.

“Sa pėr eliminatoret e ardhshme, gjithēka mund tė ndodhė. Me Slloveninė kemi humbur njė miqėsore qė mund ta kishim fituar, barazuar, ose humbur, siē ndodhi nė tė vėrtetė. Ne luajtėm mirė, por fati nuk ishte me ne. Sa pėr eliminatoret dhe skuadrat qė na kanė rėnė, tė paktėn duhet tė marrim tri pikėt nė Tiranė. Nė fushėn tonė kemi luajtur dhe skuadra tė forta dhe kemi bėrė ndeshje tė mėdha.

Por ne duhet tė pėrmirėsohemi nė njė pikė tjetėr. Ne duhet tė pėrmirėsohemi nė ndeshjet jashtė. Unė nuk kam frikė tė luaj nė Shqipėri, sepse jemi tė hapur. Problemi mbetet kur luajmė jashtė, sepse jemi tė ndrojtur. Prandaj, nėse e heqin ndrojtjen, mund tė marrim rezultate. Grupi ku ndodhet Shqipėria pėr eliminatoret e Botėrorit “Brazil 2014” nuk ėshtė i lehtė.

Praktika ka treguar se kur luajmė me skuadra qė janė pak mė lart se ne, gjithmonė kemi pasur vėshtirėsi. Por nėse si me Bjellorusinė nė Shqipėrinė, me ēdo ekip mund tė marrim rezultat dhe tė pretendojmė,”- u shpreh Erjon Bogdani rreth fatit tė Shqipėrisė nė eliminatoret e Botėrorit 2014.

Ēezena - Gjatė kėsaj merkatoje verore tė konsiderueshme kanė qenė ofertat pėr Erjon Bogdanin, i cili edhe pėr njė sezon ėshtė nėnkontratė me klubin romanjol. Bogdani ndihet i lumtur te Ēezena dhe mund ta lėrė vetėm po pati njė ofertė mė tė mirė.

“Nė planin personal ende nuk jam nė formėn optimale, sepse me Ēezenėn kemi edhe njė javė fazė pėrgatitore. Megjithatė, jam stėrvitur mirė, kemi luajtur shumė miqėsore dhe forma ime vazhdon nė rritje. Me Francėn do tė jem edhe mė mirė.

Kam njė kontratė shumė tė mirė me Ēezenėn, e cila vijon edhe pėr njė vit. Kam folur me trajnerin dhe presidentin pėr shkak tė raporteve tė mira. Ndonėse trajneri ka ide qė tė luajė mė tre sulmues tė lėvizshėm, unė jam i mirėpritur.

Por, nėse gjej njė ekip qė mė kėnaq nga ana financiare dhe sportive, mund tė largohem. Nė tė kundėrt, do tė mbetem te Ēezena, pasi edhe tifozėt mė duan. Pėr mė tepėr qė kampionati italian ėshtė i gjatė dhe shumė i vėshtirė. Njė pjesė loje apo gjysmė pjese mund ta luaj shumė mirė. Jam i bindur qė kam pėr tė dhėnė shumė ende nė Serinė A.”



58

Ndeshje ka zhvilluar me kombėtaren kuqezi Erion Bogdani, qė nga debutimi i vitit 1999 e deri mė tani, me tė cilėn ka realizuar 13 gola.
Kukaj i Realit zgjedh Shqipėrinė para Spanjės

Sulmuesi kosovar i grup-moshave tė reja tė skuadrės spanjolle, Real Madrid, Arlind Kukaj, ka vendosur pėrfundimisht tė veshė fanellėn e kombėtares sė Shqipėrisė. Lajmin e ka konfirmuar vetė lojtari pėr mediat kosovare.

17-vjeēari nga Prishtina thotė se ka pasur biseda me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe disa nga prijėsit e Tifozėve KuqeZi, tė cilėt e kanė bindur atė tė zgjedhė Shqipėrinė para kombėtares spanjolle.

“Kam pasur biseda tė shumta me zyrtarė tė FSHF-sė dhe me Tifozėt KuqeZi. Kėta tė fundit kanė kėmbėngulur qė unė tė luaj vetėm pėr Shqipėrinė. Ata mė kanė folur shumė pėr shqiptarėt e tjerė, tė cilėt nuk kanė pranuar tė luajnė pėr Shqipėrinė dhe trajtimin qė kanė ndaj tyre. Pėr kėtė dhe disa ēėshtje tjera, unė kam vendosur tė luaj pėr Shqipėrinė,” – deklaron Kukaj.

Lojtari ka njė marrėveshje me ekipin argjentinas, Boka Juniors, qė tė kalojė atje vitin e ardhshėm. Kukaj gjatė kėtyre ditėve ishte nė Argjentinė, ku zhvilloi disa ndeshje kontrolli me grup-moshat e reja tė kėtij ekipi dhe paraqitjet e mira tė tij bėnė qė ai tė ftohet edhe pėr njė ndeshje me ekipin e parė.

ILIR CARA , 2011-08-10 09:13:23