Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Dallku: Nuk kemi frikė nga Bosnja, as nga ArgjentinaFlet mbrojtėsi i pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė dhe Vorskla Polltavės, Armend Dallku  40 ndeshje ka zhvilluar Armend Dallku me bluzėn kuqezi qysh nga viti 2009
1 gol ka shėnuar Dallku me Shqipėrinė, nė fitoren 3-0 me Maltėn
Mbrojtėsi i Vorsklės nė kampionatin ukrainas, Armend Dallku, ėshtė i bindur se Shqipėria do tė arrijė rezultat pozitiv ndaj Bosnjė-Hercegovinės nė ndeshjen eliminatore pėr Euro 2012″. Ai pohon nė njė intervistė pėr gazetėn kosovare Sport se Shqipėria do tė luajė pėr fitore nė kėtė takim, ndėrkohė qė edhe nėse ndeshja del barazim, shqiptarėt duhet tė ndihen krenarė.
Dallku jep mendimin e tij edhe pėr miqėsoren e luksit me Argjentinėn, duke thėnė se kuqezinjtė nuk do tė keni frikė para Argjentinės sė Lionel Mesit.
- Armend, nė ndeshjen e fundit barazuat me Shakhtarin (1-1). A jeni i kėnaqur me formėn tuaj?
Sigurisht qė jam shumė i kėnaqur si me formėn time ashtu dhe tė skuadrės. Kohėt e fundit jam vlerėsuar edhe nga mediat ukrainase, pasi nė dy ndeshje jam pėrzgjedhur nė 11 shėn e javės. Kėtė kampionat kam pasur edhe pak fat, pasi nuk kam pėsuar asnjė dėmtim, Jam aktivizuar nė tė gjitha ndeshjet.
Kam shėnuar vetėm dy gola e ndoshta mund tė kisha shėnuar mė shumė, mirėpo pozicioni im nė fushė nuk me jep shumė mundėsi tė jem pranė portės kundėrshtare. Unė luaj aty ku ka nevojė trajneri. Ndonjėherė, aktivizohem si qendėrmbrojtės e shpesh luaj edhe si mbrojtės i djathtė.
- Deri nė fund tė kampionatit ka mbetur pėr tu luajtur edhe njė javė. Si i vlerėsoni rezultatet e Vorsklės nė kėtė edicion?
- Nė tėrėsi, jam i kėnaqur me rezultatet e arritura kėtė sezon. Ne kemi njė skuadėr tė re dhe kemi synuar njė nga shtatė vendet e para nė renditje, ndėrkohė qė vendin e gjashtė e kemi siguruar.
- Ditė mė parė ju dhe sulmuesi tjetėr kosovar i Vorsklės, Ahmed Januzi, keni rinovuar kontratat me Vorsklėn. A do tė thotė kjo qė keni vendosur tė pėrfundoni karrierėn nė Ukrainė?
Unė dhe Ahmedi jemi familjarizuar me kėtė klub dhe me kėtė qytet. Kėtu kam gjetur rehatinė shpirtėrore. Nė qytetin e Polltavės jetoj sė bashku me gruan dhe fėmijėt e mi, tė cilėt gjithashtu janė shumė tė lumtur.
Tashmė po bėhet njė kohė e gjatė qė jetojmė kėtu dhe e kam tė vėshtirė tė largohem. Vetėm nėse mė vjen ndonjė ofertė shumė shumė e mirė nga ana financiare do tė largohesha nga qyteti i Polltavės.
- Mė 7 qershor Shqipėria pėrballet me Bosnjė-Hercegovinėn. A ka gjasa Shqipėria tė dalė me njė rezultat pozitiv nga kjo ndeshje?
- Sė pari, dėshiroj tė them se jam jashtėzakonisht i kėnaqur qė rikthehem nė kombėtare, pasi mungova njė ndeshje pėr shkak tė kartonėve. Eshtė shumė i rėndėsishėm fakti qė Shqipėria nuk i frikėsohet asnjė kundėrshtari. Ne do tė luajmė pa kurrfarė presioni dhe frike ndaj Bosnjės.
Edhe boshnjakėt tashmė e dinė forcėn tonė. Ata nė takimin e parė nė Tiranė (1-1) na kishin nėnvlerėsuar para ndeshjes, ndėrsa mė pas janė bėrė pishman. Ne do tė luajmė pėr fitore nė Zenica, mirėpo edhe barazimi nuk do tė ishte rezultat i keq. E njohim mirė Bosnjėn. Dihet se ata kanė formuar njė pėrfaqėsuese shumė tė fortė.
- Sa shanse ka Shqipėria pėr tu kualifikuar nė Europian?
- Ėshtė mirė qė pėr ēėshtjen e kualifikimit tė flasim pas takimit me Bosnjėn. Gjithēka do tė varet nga ai takim. Mund tė them se ėshtė ndėr sfidat mė tė rėndėsishme tė kėsaj fushate eliminatore.
Privilegj tė sfidosh Lionel Mesin
Tashmė ėshtė konfirmuar miqėsorja me Argjentinėn, e cila do tė zhvillohet mė 20 qershor. Por si e vlerėson Dallku kėtė takim? Eshtė privilegj pėr ēdo futbollist tė luajė ndaj Argjentinės, e cila ėshtė ndėr kombėtaret mė tė forta nė botė. Unė gjithnjė kam besuar se FSHF ja ndonjė ditė do tė organizonte ndonjė miqėsore tė tillė.
Tė sfidosh futbollistė si Lionel Mesi do tė thotė shumė pėr mua. Besoj se unė dhe futbollistėt e tjerė tė kombėtares nuk do tė frikėsohemi para argjentinasve, pėrkundrazi, do tu tregojmė se edhe shqiptarėt dinė tė luajnė futboll.
Januzi nuk ftohet nga Kuzhe
Armend Dallku, i cili mungoi nė ndeshjen e fundit tė eliminatoreve ndaj Bjellorusisė, pėr shkak tė kartonėve (fitoi Shqipėria 1-0), pėr takimin me Bosnjėn, ka marrė ftesėn nga FSHF ja. Ndėrkohė, sulmuesi tjetėr kosovar i Vorsklės nuk ėshtė ftuar nga pėrzgjedhėsi Josip Kuzhe pėr kėtė pėrballje. Kroati vazhdon ti besojė vetėm dyshes Salihi-Bogdani.
Shqipėria ruan vendin e 50 tė nė renditjen e FIFA-s
Dje, institucioni ndėrkombėtar i futbollit, FIFA, ka bėrė publike renditjen e pėrgjithshme tė pėrfaqėsueseve pėr muajin maj. Shqipėria edhe pėr kėtė muaj renditet e 50-ta, duke ruajtur pozicionin e fituar njė muaj mė parė. Pėrfaqėsuesja kuqezi kurrė mė parė nuk ka pasur njė pozicion mė tė mirė se vendi i 50-tė.
Rekordi i mėparshėm daton vetėm pak muaj mė parė, por qė u thye sėrish pas fitores me Bjellorusinė nė fund tė marsit. Nėse Shqipėria fiton me Bosnjėn, pa dyshim qė do ta thyejė sėrish kėtė rekord.
Bogdani largohet nga Ēezena?
Gazeta italiane Corriere dello Sport u kushton hapėsirė tė konsiderueshme ndryshimeve qė mund tė ndodhin te Ēezena vitin e ardhshėm nė Serinė A. Sipas kėsaj gazete, shumė futbollistė do tė largohen nga klubi, duke pėrfshirė kėtu edhe sulmuesin shqiptar, Erjon Bogdani.
Ndonėse ka shėnuar shtatė gola pėr Ēezenėn dhe secilin mė tė vlefshėm se tjetri, duket se drejtuesit e kėsaj skuadre kanė plane tė tjera. Mirėpo nė njė intervistė tė pak ditėve mė parė pėr Sportin shqiptar, Bogdani ėshtė shprehur se jo vetėm qė do tė qėndrojė te Ēezena, por do tė kėrkojė kontratė dyvjeēare. Sporti Shqiptar , 2011-05-24 11:08:11 |