Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Mjafton Salihi! Shqipėria merr hak me Bjellorusinė, futemi nė lojė pėr kualifikimin

Mjafton Salihi! Shqipėria merr hak me Bjellorusinė, futemi nė lojė pėr kualifikimin

Njė gol i Salihit i ka mjaftuar Shqipėrisė qė tė sigurojė njė fitore tė vyer 1-0 kundėr Bjellorusisė. Sulmuesi shkodran arriti tė gjejė rrjetėn nė minutėn e 62-tė, pas disa rastesh tė panumėrta dhe gola tė anuluar nė minutėn e 62-tė, duke i dhuruar fitoren kuqezinjve nė sfidėn e luajtur nė stadiumin “Qemal Stafa” tė Tiranės, e vlefshme pėr eliminatoret e Euro 2012. Pas kėsaj ndeshjeje Shqipėria ka 8 pikė, po aq sa Bjellorusia e vendit tė dytė dhe 4 pikė larg Francės sė vendit tė parė. Teorikisht, Shqipėria ėshtė plotėsisht nė lojė pėr t’u kualifikuar, ndonėse ka edhe shumė ndeshje pėr tė luajtur dhe pėrballė kemi kundėrshtarė mjaft tė fortė.

Kuqezinjtė kanė luajtur mjaft mirė, ndoshta ndeshjen mė tė mirė tė kėtyre eliminatoreve, duke pasur raste flagrante pėr gol, por fati nuk ka qenė nė anėn e tyre. Meritė pėr humbjen minimale tė bjellorusėve ka edhe portieri Veremko, i cili ka shmangur tė paktėn tre gola tė sigurt. Bjellorusėt, ndoshta tė eklipsuar edhe nga forma e mirė e kombėtare sonė, shfaqen larg pritshmėrive dhe nuk rrezikojnė asnjė seriozisht portėn e Ujkanit me pėrjashtim tė dy rasteve nė pjesėn e dytė.

Kuqezinjtė e nisin menjėherė nė sulm dhe arrijnė tė gjejnė golin me Salihin, i cili sipas gjyqtarit e ka marrė topin me dorė.

Gjithsesi, pamjet televizive nuk konfirmojnė plotėsisht vendimin e gjyqtarit suedez, qė ndėshkon me karton tė verdhė Salihin. Skela shfaqet nė formė tė mirė dhe furnizon me topa vazhdimisht sulmuesit. I afrohet golit shumė Bulku kur lėshon njė predhė nga distanca e largėt, me portierin qė i mohon festėn Shqipėrisė. Mė pas ėshtė Cana qė provona nga distanca dhe topi pėrplaset nė traversė. Rastin e fundit e ka Salihi, qė nuk arrin tė shėnjestrojė kuadratin. Skuadrat shkojnė nė dhomat e zhveshjeve me shifrat 0-0.

Nė pjesėn e dytė, ėshtė sėrish Shqipėria qė merr iniciativėn dhe ka frena e lojės, ndėrsa bjellorusėt nuk arrijnė tė reagojnė nė asnjė moment siē duhet. Pėr t’u pėrmendur edhe fakti se Bjellorusia vinte nė kėtė sfidė me shumė mungesa. Pjesa e dytė ėshtė kryesisht njė dialog i vazhdueshėm mes Salihit dhe portierit Veremko, qė pret dy herė goditjet e sulmuesit nė portė, ndėrsa nė njė tjetėr rast i vjen nė ndihmė shtylla, qė i mohon golin shkodranit. Nė njė tjetėr moment portieri mik pret nė mėnyrė instiktive njė gjuajtje tė fuqishme tė Agollit. Nė minutėn e 62-tė vjen edhe goli vendimtare, me Salihin qė pėrfiton nga njė mosmarrėveshje mes mbrojtėsve dhe portierit bjellorus dhe gjendet nė vendin e duhur nė momentin e duhur. Nuk mendohet dhe godet me tė parėn, duke e ēuar topin nė trekėndėsh dhe tifozėt nė delir. Mė pas shkodrani shėnon edhe njė tjetėr gol, por zihet nė pozicion jashtė loje. Bjellorusėt nuk duken nė asnjė ēast nė fushė, me pėrjashtim tė dy momenteve tė vėshtira, qė zgjidhen pėr fatin e mirė pa pasoja pėr Shqipėrinė. Ka vend pėr Bakaj e Duron, qė zėvendėsojnė Bogdanin dhe Skelėn. Nė fund, kuqezinjtė thjesht administrojnė lojėn deri nė vėrshėllimin e trefishtė tė gjyqtarit suedez. Kėsisoj, Shqipėria merr njė fitore tė ēmuar dhe hakmerret pėr atė humbje tė hidhur 2-0 nė Minsk nė 12 tetorin e 2010-s.



Formacionet



Shqipėria: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Agolli, Lala, Bulku, Skela (80’ Duro), Salihi (93’ Muzaka), Bogdani (75’ Bakaj).

Trajner: Josip Kuzhe



Bjellorusia: Veremko, Kulchiy (62’ Bychenok), Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets (46’ Kovel), Putilo (82’ Sitko), Kislyak.

Trajner: Bernd Shtange



Gjyqtarėt: Markus Strömbergsson (Suedi), Magnus Sjöblom, Daniel Värnmark



Minutat



94’ Gjyqtari suedez Strömbergsson vėrshėllen tre herė pėr tė sinjalizuar pėrfundimin e ndeshjes. Mbyllet 1-0.



92’ Po shkohet drejt fundit tė minutave shtesė tė akorduar nga gjyqtari i katėrt.



83’ Gjithēka sillet rreth Salihit, sulmuesi ka njė tjetėr rast pėr gol. Duro kroson nė zonė me topi qė pėrplaste nė kėmbėt e Salihit i vetėm para portės. Duket se sulmuesi ėshtė dėmtuar nė momentin e fundit dhe nuk e ka shtyrė topin nė rrjetė.



77’ Salihi gjen sėrish golin, pas njė gjuajtje me kokė, por ėshtė nė pozicion jashtė loje.



74’ Ēfarė rasti ka humbur Salihi. Aksion perfekt i kuqezinjve, me Bulkun qė jep nja asist tė pėrkryer pėr Salihin, qė godet, por topi pėrplaset nė shtyllė. E pabesueshme!



72’ Bjellorusia rrezikon seriozisht portėn e Shqipėrisė. Nė fillim me njė gjuajtje nga distanca, qė pritet nga Ujkani. Mė pas ėshtė Kovel qė godet pas njė aksioni tė bukur, pret nė dy kohė portieri.



62’ GOOOOOOOOOL!!! Hamdi Salihi kalon nė avantazh Shqipėrinė. Sulmuesi pėrfiton nga njė mosmarrėveshje mes mbrojtėsve dhe portierit bjellorus dhe gjendet nė vendin e duhur nė momentin e duhur. Nuk mendohet asnjė ēast, godet me tė parėn dhe e ēon topin nė trekėndėsh, duke ēuar tifozėt nė delir. (1-0)



56’ Salihi vazhdon dialogun me portierin bjellorus, qė pret njė gjuajtje tė shkodranit me kokė.



49’ SuperVeremko shndėrrohet nė makth pėr Shqipėrinė. Nė fillim devijon nė momentin e fundit topin e goditur nga Salihi me kokė qė i drejtohej portės. Pak sekonda mė pas ndal me ēfarė tė mundė njė gjuajtje tė Agollit. Dy raste shumė tė mira.



47’ Ujkani bėn njė gafė, qė mund t’i kushtonte kuqezinjve, kur topi i ikėn nga duart. Sulmuesi bjellorus nuk arrin tė pėrfitojė duke simuluar njė faull dhe duke u ndėshkuar me karton tė verdhė.



Pjesa e dytė



45’+1’ Mbyllet pjesa e parė me rezultatin 0-0.



42’ Kuqezinjtė tė papėrmbajtshėm, Salihi prek golin. Shkodrani merr njė asist tė shkėlqyer nga Bogdani dhe e kalon topin mbi portierin Veremko, por pėr fat tė keq sfera pėrfundon ngjitur me shtyllėn pingule.



41’ Shqipėria vėrtet e pafat! Gjuajtjen e Canės nga goditja e dėnimit e ndal vetėm traversa, me portierin Veremko tė mundur.



38’ Moment i rrezikshėm para portės bjelloruse, Skela fut njė krosim nė zonė, Salihi pėr pėrfiton njė devijim i mbrojtėsve. Tentativa e tij nė akrobaci nuk gjen kuadratin.



37’ Cana ndal njė kundėrsulm tė rrezikshėm nė mėnyrė tė parregullt, ndėshkohet me karton tė verdhė. Bjellorusėt provojnė nga goditja e dėnimit tė gjejnė portėn por pa sukses.



29’ Tjetėr rast. Skela tenton portėn nga goditja e dėnimit, pret me vėshtirėsi portieri Veremko. Njė minutė mė pas edhe Salihi provon nga distanca, pret sėrish portieri.



28’ Salihi i vetėm me portierin por pėr anėsorin ėshtė nė pozicion jashtė loje.



24’ Skela nga njė goditje dėnimi, kros nė zonė. Dy kuqezinj nuk merren vesh dhe pėrplasen me njėri-tjetrin nė duel ajror, duke mos shtyrė topin nė rrjetė. Shqipėria po dominon lojėn. Miqtė nuk kanė ngacmuar asnjė herė portierin Ujkani.



17’ Salihi shėnon gol pas njė aksioni tė bukur, por gjyqtari e anulon dhe ndėshkon sulmuesin me karton tė verdhė, pėr njė prekje tė topit me dorė.



6’ Dy raste tė shkėlqyer pėr gol, por kuqezinjtė janė tė pafat. Fillimisht, Salihi fiton njė goditje kėndi, qė ekzekutohet nga Skela. Topi nė zonė gjen Canėn, i cili godet me tė majtėn, por njė nga mbrojtėsit shpėton nė vijėn fatale. Vetėm pak sekonda mė pas Bulku lėshon njė predhė nga 30 metra. Portieri mik shpėton portėn me njė hedhje spektakolare.



3’ Shqipėria shfaqte rrezikshėm nė zonėn e Bjellorusisė. Lila hedh njė top nė zonė, aty ku Bogdani pėr pak nuk e godet me kokė nė njė pozicion shumė tė favorshėm.

Sporti Shqiptar , 2011-03-26 15:26:56