Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Shqiperia do te jete shume e nxehte per Bjellorusine

Erjon Bogdani: “Ne Minsk kishin aleate ngricat, qe ishin te papershtatshme per skaudren tone. Te shtune, me ndihmen e tifozeve do t’i sulmojme. Por une e Salihi duhet te gjejme me ccdo kusht golin”

Shqiperia do te jete shume e nxehte per Bjellorusine

Erjon, Kuzhe ka thirrur vetem dy sulmues per kete ndeshje. Juve dhe Salihin. Nuk ka rrezikuar pak, duke qene se ndeshjet mund te kene edhe te papritura? Nuk besoj se jam njeriu me i pershtatshem per t’u bere kjo pyetje. Une, Salihi apo te gjithe lojtaret e grumbulluar me ekipin jane ketu per te dhene maksimumin, per te tjerat mendon Kuzhe. Sidoqofte, mendoj se kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme. Do te jemi ne dispozicion te trajnerit, per te luajtur sa me mire. Jemi te mobilizuar dhe po e pėrgatisim ne menyren me te mire kete ndeshje. Bjellorusia eshte nje ekip i forte, nuk ka pesuar asnje gol deri tani. Per ne eshte nje ndeshje shume e rendesishme. E luajmė ne Tirane dhe duhet ta fitojmė, duhet te marrim patjeter nje rezultat pozitiv. Takimin e pare kunder Bjellorusise ne Minsk, nuk ishit i pranishem. Nje ndeshje qe e ndjek nga jashte besoj qe jeni me realist. Si ju duk skuadra dhe si mendon qe duhet te luaje Shqiperia ne fazen sulmuese ne ndeshjen e kthimit? Ndeshjen e pare duhet ta leme menjane. Aty ndikuan shume mungesat, mungoi Lorik Cana qe eshte nje nga shtyllat kryesore te skuadres dhe kete e ka treguar kudo ku eshte aktivizuar, si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe. Ne flasim me shoket e ekipit pas nje ndeshjeje dhe ata me kane thene qe ne Bjellorusi ndikuan shume kushtet klimatike. Vinim edhe nga ndeshja me Bosnjen qe ishte e rendesishme, kishim edhe tre-kater mungesa. U mundem 2-0 dhe ishte nje ndeshje e veshtire per t’u perballuar. Tani luajme nje ndeshje krejtesisht ndryshe, luajmė perballe publikut tone dhe duhet te fitojmė. E dime qe Bjellorusia eshte ekip qe s’ka pesuar gol, duhet te jemi te kujdesshem. Duhet te presim momentin e duhur pasi goli mund te shenohet ne 80’ ose 85’. Shpresoj te shenojme nje gol per ta fituar ndeshjen, por eshte e rendesishme edhe qe ta mbrojmė golin qe do te shenojme. Skuadra ka shenuar tre gola deri tani, dy nepermjet goditjeve standarte. Ēfare i mungon sulmit? Eshte dhe ēeshtje fati. Edhe ne si sulmues nuk kemi pasur shume raste per shenim, pasi rastet jane te pakta ne ndeshje te tilla te rendesishme. Ne ndeshjet e Kombetares loja zhvillohet krejt ndryshe. Nganjehere duhet edhe fati. Une shpresoj qe te shfrytezojme rastet qe do te na paraqiten, duke shenuar ne kete ndeshje. Si ndiheni personalisht? Duke i’u referuar ndeshjeve ne kampionatin italian, ju jeni zevendesuar ne takimin e fundit nderkohe qe ka pasur kritika ndaj trajnerit nga klubi e nga tifozet... Dua te preccizoj qe ndaj Lacios nuk kam qene mire me stomakun dhe i kam kėrkuar trajnerit te me nderroje. Nuk mund te luaja dot. Prandaj me ka zevendesuar. Sa u takon tifozėve dihet qe ata kerkojne qe te luaj sa me mire e te shėnoj sa me shume gola. Por tifozet me kane inkurajuar. Me organiken qe ka Ēezena, besoj qe jemi ne rregull me renditjen tone. Shpresoj qe do te qendrojme ne Serine A. Momente te vėshtira ka per te gjithe. Edhe Pato apo Ibrahimoviēi kane shume ndeshje qe nuk kane shenuar. Ccfare do te themi per ata? Flasim per nje kampionat shume te veshtire. Ēdo ndeshje ka historinė e vet. Une shpresoj qe te luaj sa me mire me ekipin kombėtar dhe te shfrytėzoj maksimalisht ato raste qe me paraqiten, duke realizuar. Kjo eshte e rendesishme. Jeni disa gola larg kryegolashenuesve te kombetares. E keni objektiv? Eshte diccka qe ma kane thene, por nuk mendoj se jam nje sulmues egoist qe kerkon golin me ccdo kusht, une luaj per ekipin. Kėnaqem shume kur shenon Salihi, Skela etj. Nuk jam sulmues qe luaj fiks para portės, pra kam rolin e nje sulmuesi qe ndihmon skuadren. Me Bjellorusine mendon se duhet te luajmė me dy sulmues, apo me Salihin me te tėrhequr per te qene me te forte ne mesfushe? Ne Tirane, para publikut tone kemi pasur sukses kur kemi luajtur ne sulm. Ne e kemi pare qe pas nje goli te pesuar ekipi ka reaguar mire dhe ka barazuar ndeshjet, duke marre situatėn ne dore. Ne duhet t’i sulmojmė, por duhet te bejme kujdes pasi Bjellorusia eshte nje ekip i forte qe luan shume ne kundėrsulm dhe kjo mund te na rrezikoje. Pra kjo duhet te jete detyra jone: qe ti sulmojmė por edhe te mbrohemi mire. Eshte e afte fizikisht skuadra qe ta perballoje nje ndeshje te kėtij niveli ne sulm? Une s’kam pare nje skuadėr qe sulmon 90 minuta ekipin tjeter. Loja eshte e tille qe sulmon dhe mbrohesh. Ne duhet te sulmojmė dhe te gjejme golin ne momentet kur do ta bejme kete. Cfare i frikėsoheni me shume bjelloruseve? Ekipi yne kombėtar ka respekt per kundėrshtarin. Ata luajne mire ne mbrojtje. Nuk kemi frike ndaj tyre, thjesht respekt per faktin se nuk kane pesuar gol ne keto eliminatore. Kjo eshte komplet ndeshje tjetėr dhe ne duhet ta fitojmė ate. Edhe ekipi yne ka zhvilluar ndeshje te mira ne keto eliminatore, me pėrjashtim te Sllovenise, qe ishte vetem nje miqėsore. Bjellorusia na ka mundur dy here. Mund te ndikoje psikologjikisht? Jo, kjo eshte ndeshje tjeter. s’ka lidhje ana psikologjike. Luajmė kundėr Bjellorusise, i cili eshte ekip i forte. Vetem kaq. Barazimi do te ishte humbje? Nese barazimi vjen pas nje loje te mire, per mendimin tim nuk do te ishte humbje, por nese barazimi vjen pas nje loje te keqe, ku nuk do te kėnaqnim as tifozet tane, as veten tone, sigurisht qe barazimi do te ishte atehere si nje humbje.

Sport Ekspres , 2011-03-25 10:31:41