Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Bjellorusia, “thikė me dy presa” pėr Shqipėrinė dhe Kuzhen

Kjo fushatė e eliminatoreve mund tė konsiderohet e suksesshme vetėm nėse lėmė prapa tė paktėn dy skuadra

Bjellorusia, “thikė me dy presa” pėr Shqipėrinė dhe Kuzhen

Pak para se tė niste konferenca e radhės pėr shtyp, salla ishte e zėnė. Nė barin e hotel “Dyrrahut” qėndronte vetėm njė pjesė e kuqezinjve, kryesisht ata mė tė rinjtė. Edhe pse akrepat e orės e kaluan 12:00, sėrish asnjė lėvizje. Kamerat dhe gazetarėt duhet tė qėndronin edhe pėr disa minuta.

Nė 12:10, Josip Kuzhe zbret me hap tė lehtė shkallėt, sikur tė sapo ishte ngritur nga shtrati. Dhe ja ku duken Cana, Bogdani, Lala, Skela… Tė gjithė veteranėt e pėrfaqėsueses kuqezi, ata qė kanė dhėnė kontributin pėr mė shumė se njė dekadė, sapo kishin pėrfunduar njė mbledhje me trajnerin Kuzhe.

Dje, nė analizė, nuk ishte e nevojshme prania e gjithė skuadrės, por vetėm e “senatorėve”, fjala e tė cilėve ka shumė peshė nė kombėtare.
Shqipėria do tė luajė ndeshjen e pestė eliminatore tė Euro 2012-ės dhe pėrballė do tė ketė Bjellorusinė.

Kur u hodh shorti i kėtyre eliminatoreve, tė gjithė shqiptarėt kanė menduar se kualifikimi mbetet thuajse i pamundur dhe synimi me real do tė ishte qė, pėrveē Luksemburgut, tė linim tė paktėn njė skuadėr tjetėr. Por cilėn? Francėn sigurisht qė jo, por ballkanaset (Rumaninė dhe Bosnjėn).

Bjellorusia edhe mund tė lihet pas. Por si? Nė Minsk, pėrballė kėtij kundėrshtari kemi zhvilluar ndeshjen mė tė dobėt dhe, pėr fat tė keq, i kemi komplikuar shumė gjėrat. Pavarėsisht se pėr momentin renditemi tė tretėt, do ta kemi shumė tė vėshtirė t’i ruajmė kėto pozita, teksa do tė ndeshemi dy herė me Francėn dhe nga njė herė me Rumaninė dhe Bosnjėn.

Shqipėria, para se tė mendojė pėr ndonjė rezultat pozitiv me Francėn, Bosnjėn e nė fund me Rumaninė, duhet tė marrė fitoren me Bjellorusinė, pėr tė besuar vėrtet nė njė fund tė lumtur (me fund tė lumtur nuk nėnkuptojmė kualifikimin, por lėnia e tė paktėn dy skuadrave poshtė nė renditje).

“Kjo ndeshje vendos fatin e kėtyre eliminatoreve pėr Shqipėrinė. Ne do tė kėrkojmė fitoren dhe nėse e realizojmė, atėherė mund tė flasim pėr objektiva tė tjerė,” - ėshtė shprehur kroati Josip Kuzhe pak ditė para grumbullimit. Dhe ka shumė tė drejtė.

Sepse njė fitore e mundshme e ngjit Shqipėrinė nė kuotėn e 8 pikėve, qė do tė thotė moral i lartė pėr ndeshjet e radhės. Nė tė kundėrt, gjithēka mund tė marrė tatėpjetėn. Si nė 2007-ėn, kur Oto Bariē dha dorėheqjen pikėrisht pas dy humbjeve nė dy ndeshjet e fundit eliminatore (humbja e parė u shkaktua nga Bjellorusia (2-4), nė “Qemal Stafa”).

Pa dyshim qė kjo ndeshje do tė thotė shumė pėr tė ardhmen e trajnerit, i cili mund tė fitojė menjėherė njė kontratė tė re pėr eliminatoret e ardhshme. Pėr kėtė arsye, Bjellorusia konsiderohet “thikė me dy presa”, pėr Shqipėrinė (mund tė synojė mė lart se vendi i katėrt, ose tė pėrfundojė e parafundit) dhe pėr Josip Kuzhen.

Adi Metaliu , 2011-03-24 00:00:00