Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Shqipėri-Zvicėr, “luftė e ftohtė” pėr talentet kosovare

Synimi i kėtij grumbullimi ėshtė seleksionimi i talenteve shqiptare qė luajnė nė Zvicėr pėr t’i shėrbyer kombėtares kuqezi. Sipas shefit tė zyrės sė talenteve nė FSHF, Redi Jupi, numri fėmijėve shqiptare, kryesisht kosovarė, qė luajnė nė kampionatin zviceran

Shqipėri-Zvicėr, “luftė e ftohtė” pėr talentet kosovare

Mė 14 janar, pak kilometra larg Zyrihut, ka nisė grumbullimi i futbollistėve me origjinė shqiptare i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Synimi i kėtij grumbullimi ėshtė seleksionimi i talenteve shqiptare qė luajnė nė Zvicėr pėr t’i shėrbyer kombėtares kuqezi. Sipas shefit tė zyrės sė talenteve nė FSHF, Redi Jupi, numri fėmijėve shqiptare, kryesisht kosovarė, qė luajnė nė kampionatin zviceran, ėshtė shumė i madh, megjithatė nuk ėshtė aspak e lehtė pėr t’i grumbulluar. Arsyeja?

“Klubet zvicerane tė futbollit nuk janė tė interesuara qė futbollistėt e rinj shqiptarė tė grumbullohen nga Shqipėria, pėrkundrazi, ato po bėjnė gjithēka pėr ta “sabotuar” kėtė nismė tė FSHF-sė. Ne kemi kontaktuar mbi 100 futbollistė shqiptarė dhe nuk jemi tė sigurt se sa prej tyre do t’i pėrgjigjen thirrjes sonė.

Pėr tė qenė sa mė seriozė u kemi dėrguar ftesa klubeve ku ata luajnė, por pėrgjigjja qė na kanė kthyer disa nga kėto klube ka qenė negative. Them disa, sepse pjesa mė e mirė e tyre as qė kanė denjuar tė na kthejnė pėrgjigje,” - ka sqaruar Redi Jupi.

FSHF ka ndjekur njė tjetėr rrugė pėr grumbullim e sa mė shumė futbollistėve: komunikimin direkt me prindėrit e tyre. “Nuk ėshtė e thjeshtė t’i bindėsh, sepse duhet tė flasėsh mė parė me prindėrit e tyre, pėr t’ua shpjeguar mė qartė qėllimin tonė. Gjithsesi, ne do tė kėmbėngulim qė tė rinjtė qė luajnė nė zvicėr tė kenė interes pėr tė luajtur me Shqipėrinė nė njė tė ardhme tė afėrt,” - vijon Jupi.

“Sherri” me helvetikėt pėr talentet

Futbolli zviceran shquhet pėr njė sistem shumė efikas nė prodhimin e futbollistėve tė rinj. Jo mė kot pėrfaqėsueset e moshave tė Zvicrės ka arritur rezultate shumė tė larta nė arenėn ndėrkombėtare. Pikėrisht nė vitin 2009 Zvicra U-17 u shpall kampione e botės, teksa nė skuadėr kishte tre futbollistė me kombėsi shqiptare.

“Zvicra ka njė sistem shumė tė avancuar pėr prodhimin e talenteve. Pėr fat tė mirė, nė Zvicėr luajnė shumė tė rinj shqiptarė me origjinė nga Kosova dhe ne duhet t’i marrim pėr kombėtaren tonė. Sigurisht qė nuk ėshtė kaq e thjeshtė, sepse Zvicra nuk i lejon talentet pėr tė luajtur me vendet e origjinės.

Nė skuadrat e moshave aktivizohen njė numėr shumė i madh talentesh, ēka mjafton sa pėr t’i djegur. Zvicra shfrytėzon mallin cilėsor shqiptar pėr pėrfaqėsueset e moshave, ndėrsa ne duhet tė shfrytėzojmė sistemin e tyre prodhimit, duke i bindur nė kohė shqiptarėt pėr tė luajtur me Shqipėrinė.

Do tė jetė njė “luftė” e vazhdueshme me Zvicrėn, por ne duhet tė bėjmė punė tonė. Ky grumbullim i parė ka shumė rėndėsi, pasi do tė krijonim njė traditė dhe bindjen te fėmijėt shqiptarė pėr tė pėrfaqėsuar kombin e tyre,” - shprehet Jupi.

130 numri i futbollistėve tė kontaktuar

Zyra e talenteve ka njė listė paraprake prej 130 futbollistėsh tė rinj qė luajnė nė Zvicėr. FSHF do tė bėjė zyrtare ditėn e grumbullimit vetėm listėn e reduktuar me emrat e tė rinjve qė do tė paraqiten nė vend-grumbullim.

14-20 vjeē mosha e tė grumbulluarve

Nė kėtė grumbullim do tė jenė futbollistė tė moshave tė ndryshme, duke u nisur nga 14-20 vjeē. Seleksionimi i tyre do tė bėhet sipas moshės, pra do tė ketė disa skuadra qė do tė stėrviten veēmas nga specialistėt e FSGF-sė

3 shqiptarė kampione botė me Zvicrėn U-17

Mė pak se dy vjet mė parė, pėrfaqėsuesja e 17-vjeēarėve tė Zvicrės ėshtė shpallur kampione e botės, duke mundur 1-0 nė finale Nigerinė. Tre nga kampionėt e Zvicrės janė me kombėsi shqiptare: Frederik Veseli (mbrojtės), Pajtim Kasami (mesfushor) dhe Granit Xhaka (mesfushor).

4 shqiptarė luajnė me pėrfaqėsuesen e Zvicrės

Valon Behrami ėshtė pa dyshim shqiptari mė i njohur qė luan me pėrfaqėsuesen e Zvicrės. Pėrveē tij, luajnė edhe tre futbollistė tė tjerė me origjinė shqiptare. Ata janė: Blerim Xhemaili (Parma), Albert Bunjaku (Nurnberg), Xherdan Shaqiri (Bazel).

FSHF e sigurt: Ua bėjmė pasaportat talenteve!

Pak ditė mė parė, FSHF ka marrė pėrgjigje negative nga zyra juridike e Presidencės pėr pajisjen me pasaportė tė talentit 16-vjeēar tė PSV Eindhovenit, Albian Muzaqi. Ligji nuk e lejon pajisjen me pasaportė tė minorenėve.

Ndėrsa dje, shefi i zyrės sė talenteve, Redi Jupi, ka siguruar qė ky ngėrē ėshtė zgjidhur dhe se tė gjitha talentet shqiptare qė pėrzgjidhen pėr tė luajtur me Shqipėrinė do tė pajisen me pasaportė. “Nuk ėshtė ky problemi kryesor pėr talentet.

Ligji thotė se nuk mund tė pajisen me pasaportė futbollistėt nėn 18 vjeē, por ka njė pikė qė i jep zgjidhje edhe kėtij problemi. Mjafton t’i jepet pasaportė njėrit prej prindėrve dhe sigurisht qė e pėrfiton mė pas edhe futbollisti,” - ka sqaruar Jupi.

Mbetet e hapur mundėsia e afrimit nėk ombėtare tė Jurgen Gjasulės (Frankfurt, Bundesliga 2), i cili ka pasaportė gjermane. Ligji gjerman ka njė klauzolė qė i lejon futbollistėt tė mbajnė dy nėnshtetėsi, por pėr kėtė Gjasulės i duhet edhe “ndihma” e Federatės Gjermane tė Futbollit, qė nuk duhet tė shfaqė interes pėr shėrbimet e tij.

Sporti Shqiptar , 2011-02-05 00:00:00