Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Lakuriqėsia nė fushė dhe “Armani” i rezultatit

Mund tė tingėllojė e pabukur tė “gėrvishtėsh”, kur ende nė sy ke entuziazmin e pikės sė marrė nė Piatra Neamc.

Lakuriqėsia nė fushė dhe “Armani” i rezultatit

Mund tė tingėllojė e pabukur tė “gėrvishtėsh”, kur ende nė sy ke entuziazmin e pikės sė marrė nė Piatra Neamc. Shqipėria e Kombėtarja e saj janė aq tė vogla, sa nuk kanė luksin t’I bėjnė ”naze” njė rezultasti si ai i sė premtes. Nė fund tė fundit, kanė qenė tė paktė ata qė kanė besuar se tanėt do tė ktheheshin me dicka nė bagazh nga transferta e parė e kėtyre kualifikueseve.

E megjithatė , gjėrat duhen parė ftohtė, nėse duam tė jemi “tė nxehtė” pėr mė tej. Rreziku ėshtė – xhanėm si ēdo gjė e mirė e kėsaj bote qė ka dhe tė keqen me vete – qė, afėrqoftė, tė marrim fitore pas dy ditėsh dhe me katėr pikė nė dy ndeshje, plus dhe ca si shumė euro nė xhep nga premio e premtuar, kjo kombėtare, Kuzhen pėrfshirė, tė fluturojė, ndėrsa duhet te ecė, realisht dhe jo figurativisht, me kėmbė nė tokė. Sepse, nėse nuk do kishim dhe zotin me vete nė tokėn rumune, mundet qė tė ishim kthyer “rrėshqanthi” nė Tiranė.

Rreziku ėshtė ai i pėrrallės sė njohur tė Andersenit: barazimi i arritur nė Rumani, mund tė shėrbejė si veshja e mbretit, qė nė fakt ėshtė lakuriq. Dhe meqė ata, “zanatlinjtė” fillojnė e thėrrasin, “sa bukur qenka veshur Mbreti”! i bie qė dhe tė tjerėt, ata tė thjeshtėt qė nuk dinė tė pėrkthejnė module e takticizma, tė “verbohen” e ta ndėrrojnė “lakuriqėsinė e lojės” me “Armanin e barazimit”!

E pra, nuk jemi mirė. Kėtė duhet t’ia pėrsėrisim vetes ngulmueshėm. Jo se kemi pėr tė ndrequr ndonjė gjė duke “recituar” kėsisoj, por sepse na duhet tė fillojmė nga puna dhe jo tė bėjmė sikur jemi nė punė e sipėr. Nėse, pėrveē fatit – kujtoni minutėn e parė kur pingulja e portės sonė na shmangu ndoshta deri pėrsėritjen er shifrave tė tri viteve mė parė – nuk do tė ishte pėrballė njė skuadėr qė i shkarkoi relativisht shpejt bateritė e qė kishte krijimtari tė kufizuar nė fushė, ata qė mund tė veēoje nga tanėt ishin njė “pikatore” mė vete. Beqaj nė portė, sigurisht njėe rikthim garancie e Cana, galopi i tė cilit tė jep kurajė; ndonjė shkėndijė e Agollit dhe ngacmimi i Bogdanit, gjithsesi janė fare pak, sidomos pėr pjesėn “lart” tė skuadrės. Kuizhe ka thėnė jo njė herė se gjėja e parė qė ka dashur tė bėjė ka qenė prapavija dhe, thėnė hapur, ka gjetur ekuilibret e duhur, ndonėse rreshtimi i sė premtes ėshtė parė qė nė kohtė tė Bariēit. Pa harruar kėtu se, ndonjė zvisto tė Dallkut, apo ndonjė “kapadaillėk” tė Vangjelit, tė tjerėt, qė janė mė tė nivelit nė grupin tonė, nuk do tė na e falin.

Aty ku jemi zbuluar ėshtė mesfusha. Qoftė nė planin mbrojtės – Lila e Bulku, sidomos i pari -, krijuan njė boshllėk mes vijės sė tyre e asaj tė prapavijės, qoftė edhe nė atė ndėrtues, nuk ėshtė se dhamė ndonjė gjė pėr tė tė mbetur nė mendje. Duro e Skela, pa, ose me skuadėr tė gjetur tepėr vonė, pėrveē pamjaftueshmėrisė fizike, normalisht vuajnė edhe situatėn e papėlqyeshme kur sheh se nuk tė thėrrasin mė si dikur, nė nivele tė larta tė futbollit tė kontinentit. Dhe kjo, pavarėsisht “petkut” qė pėrpiqemi “t’I veshim” ne, reflekton dukshėm nė fushė.

Pėr tė mos e nxirė dashakeqėsisht, pėr atje nė majė, duhen thėnė fjalė tė mira pėr Bogadinin, por dhe pėr Salihin. Shumė mė tepėr pėr Muzakėn. Luajti vetėm pak minuta dhe ndoshta nė bllokun e shėnimeve mund tė mos merrte notė. Por goli i tij, i shėnuar madje me kokė (!), pėr mė tepėr, i realizuar nė kushte dizavantazhi, pikėrisht atėherė kur po bėheshim gati ta bėnim “fėrtele” Kombėtaren dhe lojėn e saj, ka qenė shpėtimtar i gjithēkaje. Por, qė duhet interpretuar si duhet. Ndryshe do tė gėnjehemi nga “Armani”, duke i dhėnė tė tjerėve luksin tė na shohin, pa shumė mundim, ashtu siē jem nė lakuriqėsinė tonė!

Sport Ekspres , 2010-09-06 00:00:00