Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Pietra Neamt, ferri rumun pėr ShqipėrinėTifozėria e kėtij qyteti periferik, nė kufi me Moldavinė, mezi e pret ardhjen e kombėtares rumune  Qyteti verilindor i Rumanisė, Piatra Neamt, shtrihet nė njė vend shumė piktoresk, ku bien nė sy kodrat e pyllėzuara nė maksimum. Qyteti ėshtė shumė i qetė, me rrugė relativisht tė gjera, ku nė asnjė moment trafiku nuk bėhet i dendur. Makinat janė pėrgjithėsisht tė vjetra (kontrast i jashtėzakonshėm me Tiranėn) dhe qarkullojnė duke zbatuar me pėrpikėri sinjalistikėn rrugore. Pėr nostalgjikėt e kohės sė monizmit, ky qytet ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė kujtuar ndėrtesat dhe pallatet e asaj kohe.
Duke qenė se Shqipėria dhe Rumania kanė kaluar dekada tė tėra nė diktaturė, tė ndikuara nga ish-Bashkimi Sovjetik, ėshtė e natyrshme qė tė ketė pėrqasje nė infrastrukturė. Pietra Meant, sipas vendėsve, ka afėrsisht 120 mijė banorė, por shtrihet nė njė sipėrfaqje tė madhe. Eshtė njė qytet me tifozėri tė zjarrtė, prandaj edhe Federata Rumune e Futbollit ka vendosur qė ndeshjen e parė kualifikuese me Shqiėrinė ta zhvillojė kėtu.
Nėpėr muret e ndėrtesave tė ndryshme, apo nė vende tė tjera publike, dallohen reklamat e ndeshjes, pėr tė tėrhequr sa mė shumė dashamirės tė futbollit nė stadium. Ka njė arsye tė fortė qė Federata Rumune e Futbollit ka vendosur qė ndeshja tė luhet nė Piatra Meant. Nė kryeqytet (Bukuresht) njerėzit janė tė zhgėnjyer nga kombėtarja, pėr shkak tė rezultateve tė dobėta tė saj. Atje stadiumi nuk do tė mbushej dhe entuziasmi do tė ishte i ulėt.
Nė kėtė qytet njerėzit mezi e presin kombėtaren dhe bėjnė tifozllėk tė zjarrtė gjatė gjithė lojės, edhe nėse pėrfaqėsuesja e tyre nuk ėshtė nė gjendje tė mirė. Nėse topi kalon nė gjysmėfushėn kundėrshtare, tė gjithė brohorasin sikur tė jetė rast pėr gol, - shpjegon njė nga shoqėruesit vendės tė delegacionit kuqezi. Rumunėt kanė planifikuar qė nė stadium tė jenė tė pranishėm rreth 13 mijė tifozė, ndėrkohė qė deri dy ditė para kėtij takimi janė shitur 10 mijė bileta. Sdadiumi ku do tė zhvollohet ndeshja pritet tė jetė njė ferr i vėrtetė pėr kuqezinjtė, qė gjithmonė kanė shfaqur vėshtirėsi nė transfertė, sidomos me pėrfaqėsueset e vendeve lindore, siē ėshtė Rumania. Sporti Shqiptar , 2010-09-03 00:00:00 |