Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Salihi: Fitorja u pėrket tifozėve kuqezinjSulmuesi i Riedit ka zhbllokuar rezultatin me njė gol tė mrekullueshėm nė pjesėn e dytė  Deri pak momente para shėnimit tė golit nuk kishte rėnė nė sy. Pėrkundrazi, nė pjesėn e parė nuk e kontrolloi si duhet tė top tė Bulkut, duke lėnė pėrshtypjen se nuk po kalonte njė moment tė mirė. Por Hamdi Salihi di tė befasojė edhe atėherė kur nuk e pret. Njė gjuajtje kalibri nga rreth 22-23 metra nuk mund tė ndalej nga portieri Bozhoviē.
Salihi ua ka dedikuar golin tifozėve kuqezinj qė nuk kanė reshtur sė pėrkrahuri skuadrėn e zemrės: Goli im ka shumė dedikime, por besoj sė mė shumė e meritojnė tė gjithė tifozėt qė na kanė pėrkrahur sontė kėtu nė stadium, duke bėrė qė tė ndihemi sikur tė ishim nė fushėn tonė. Dhe nuk na kanė mbėshtetur jo vetėm sonte. Ne kemi kaluar shumė momente tė vėshtira me mbėshtetjen e kėtyre tifozėve tė mrekullueshėm. Shqipėria u tregua mjaft e kujdesshme nė lojėn mbrojtėse, duke hedhur shpesh sytė nga sulmi.
Mendoj se po e ndėrtojmė ekipin ashtu siē duhet. E nisim nga mbrojtja, mbrojmė tė gjithė sė bashku dhe kalojmė nė sulm si skuadėr. Ndeshjet e fundit e kemi realizuar shumė mirė lojėn tonė. Sonte luajtėm shumė mirė nė mbrojtje dhe shfrytėzuam tė paktėn njė rast qė na u dha para portės sė Malit tė Zi. Mendoj se ka ardhur momenti tė shikojmė mė shumė nga sulmi, - ka vijuar Salihi, qė suksesin e natės sė mbrėmshme e ndan edhe me familjen e tij, qė ishte thuajse e gjitha nė shkallėt e stadiumit: Familja ka dedikim special.
Sonte mė ka pėrkrahur e gjithė familja, por edhe kur luaj nė Austri ata i ndiej shumė afėr. Arritjet e mia pa dyshim qė ia dedikoj nė radhė tė parė familjes, qė e kam pasur mbėshtetjen mė tė madhe.
Flasin protagonistėt e tjerė Erjon Bogdani: Njė fitore e shumėpritur
Pavarėsisht se ishte njė miqėsore, loja ishte e fortė. Tė gjithė futbollistėt luajtėn me zemėr, siē kanė bėrė gjithmonė nė ndeshjet e kombėtares. Sonte e kemi merituar fitoren. Me Kuzhen kemi luajtur shumė ndeshje miqėsore dhe tashmė ai e njeh mirė ambientin dhe futbollistėt.
Ishte njė fitore e shumėpritur. Tani ėshtė krejt normale qė gjėrat tė vijnė duke u pėrmirėsuar ndeshje pas ndeshjeje. Vetėm me Suedinė nė transfertė mendoj se nuk kemi luajtur mirė. Mali i Zi ėshtė kundėrshtar shumė i fortė dhe ka lojtarė qė luajnė me ekipe me emėr nė Europė.
Nuk ėshtė arritje e vogėl fitorja nė fushė tė huaj. Pas dy javėsh do tė kem edhe unė ceremoninė e martesės. Me Andorrėn besoj nuk do tė jem, sepse do tė ketė hapėsira pėr lojtarėt e rinj. Pas 10 ditėsh do tė mėsohet e ardhmja ime. Kam lajme tė mira nga Leēe dhe Bolonja, megjithatė nuk mund tė them asgjė me siguri.
Cana: Fitorja, meritė e tė gjithėve
Kuzhe ka qenė qė nga fillimi shqiptar. Kemi raporte mjaft tė mira me trajnerin. Sigurisht qė puna e tij ėshtė shumė e vėshtirė, pėr ta ngritur nivelin e skuadrės sonė. Po jep maksimumin me shumė sinqeritet. Kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr tifozėt dhe tė ardhmen e skuadrės pėrfaqėsuese. Fitorja pa dyshim qė ishte meritė e tė gjithė ekipit, pasi lojtarėt zbatuan mirė detyrat e dhėna nga trajneri.
Kėtė gjė e kemi parė edhe tek Interi. Kemi kualitete, madje Salihi bėri njė gol mjaft tė bukur. Unė me shumė mundėsi mund tė qėndroj edhe njė sezon te Sandėrlendi, sepse marrėveshja ka qenė dyvjeēare. Pas kėtij sezoni mund tė bėj njė lėvizje nė njė skuadėr tė madhe qė do ti kėnaqė tė gjithė shqiptarėt.
Duro: Ditė e shėnuar pėr shqiptarėt
E kam thėnė edhe mė parė, qė ne jemi njė ekip i fortė, ku mbizotėron forca e kolektivit. Kemi dominuar ndaj Malit tė Zi, aq mė tepėr qė kemi pasur edhe mbėshtetjne tifozėve tanė, qė janė tė mrekullueshėm. Ne ishim shumė tė karikuar pėrpara takimit pėr tu dhėnė sportdashėve tanė njė gėzim. E realizuam qėllimin qė kishim. Ishte njė ditė shumė e veēantė pėr tė gjithė shqiptarėt, sepse me kėtė fitore duhet tė gėzojnė tė gjithė. Me njė fitore tjetėr edhe ndaj Andorrės besoj se do tė jemi optimistė pėrpara eliminatoreve tė Europianit.
Tė veēanta
- Ervin Skela ka pasur marrje mendsh pas goditjes qė pėsoi gjatė dyluftimit me njėrin prej lojtarėve vendas. Madje Skela ka dashur qė tė futet nė lojė, por stafi nuk e ka lejuar. Fantazisti i pėrfaqėsueses sonė ka marrė edhe dy tė qepura nė kokė. - Dy pėrfaqėsueset, Shqipėria dhe Mali i Zi, mbanin veshje tė sė njėjtės firmė, Legea. - Mesditėn e djeshme, tifozėt kuqezinj i kanė dhuruar Kuzhes njė shall, qė kroati e ka mbajtur gjatė gjithė ndeshjes. - Nė mesin e pjesės sė dytė ka pasur edhe njė incident nė tribunėn qendrore, kur ėshtė hedhur edhe njė tymuese, por mė pas situata ėshtė normalizuar. - Njė pjesė tė konsiderueshme tė stadiumit e kanė zėnė tifozėt kuqezinj, qė nuk kanė reshtur sė brohorituri pėr pėrfaqėsuesen tonė. Madje, kur Salihi ka shėnuar gol, ata kanė nxjerrė njė banderolė tė madhe me foton e sulmuesit shkodran. Adi Metaliu , 2010-05-26 00:00:00 |