Menya kryesore
|
|
|
 |
Social bookmarking
|
|
 |
Ndeshjet
|
| Ndeshja e Ardhshme |
 |
Norvegjia
|
: |
Shqipėria |
 |
| 22 mars 2013 |
| |
| Ndeshja e Fundit |
 |
Shqipėria |
0:0 |
Kamerun |
 |
| 14 nentor 2012 |
 |
Top Faqet Partnere
|
|
|
 |
Feed
|
|
|
 |
|
Salihi, gjysma e fitores sė plotė tė Shqipėrisė me Malin e ZiSalihi ka shėnjuar miqėsoren e kombėtares sonė kuqezi, me fqinjin tonė, Malin e Zi, duke u dhėnė shqiptarėve kėnaqėsinė e fitores.  Mali i Zi - Shqiperi 0-1 Shenues: Salihi 78′
Shqipėria aktivizoi kėtė formacion: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Agolli, A.Lila, E.Bulku (G.Lika 83), Skela (Hyka 15), K.Duro (Muzaka 63), Salihi (Bakaj 81), Bogdani (Kapllani 63)
Salihi ka shėnjuar miqėsoren e kombėtares sonė kuqezi, me fqinjin tonė, Malin e Zi, duke u dhėnė shqiptarėve kėnaqėsinė e fitores. Edhe pse nuk ka vlerė 3-pikėshi, ky sukses ndaj malazezėve tė njė ish-ylli tė futbollit botėror, nė krye tė kombėtares sė futbollit tė kėtij vendi, Savicevic, tė kapitenit Vucinic, i spikatur nė Seria A me Romėn, jep doza tė duhura optimizmi nė kampin kuqezi, nė prag tė eliminatoreve tė Euro 2012 nė grupet kualifikuese. Vė nė punė ingranazhet e kombėtares sė drejtuar nga Kuzhe, e cila gjendet para sfidave tė dyfishta, rezultatit dhe rinovimit. E ku mė mirė sė nė tė tilla ndeshje, tė karakterit miqėsor, mund tė nisėsh tė shtrosh rrugėn e njė ekipi kombėtar, nga i cili tė gjithė i kanė sytė. Edhe nga trajneri Josip Kuzhe, qė mbrėmė ka fituar ndeshjen e parė jashtė fushe, nė krye tė kombėtares shqiptare. Pavarėsisht se nė njė miqėsore, ku, cėshtė e vėrteta, ka fiksuar njė bilanc pozitiv. Por, kėndvėshtrimi i 90-minutave tė luajtura mbrėmė nė Podgoricė, natyrshėm zhvendoset pėrtej rezultatit teknik. Sepse duhej marrė njė reagim nga pjesa stabėl e kombėtares, e cila, pėr fat tė keq nuk ka pasur praktikė loje nė klubet respektive. Tė tillė si Skela, Agolli, Hidi, Bulku, Hyka dhe pse jo, edhe Bogdani. Njėherėsh, trajneri Kuzhe duhej ti shikonte nė veprim ato elementė tė spikatur nė kampionatin shqiptar, tė cilėt i mori me vete nė kėtė fushatė miqėsoresh radhazi, me Malin e Zi dhe Andorrėn. Nėse tė parėt, nė pėrgjithėsi treguan se nė aspektin fizik nuk kishin ceduar, madje ishin nė valenca mbi mesataren, pavarėsisht zik-zakeve jo tė pakta nė gjysmėn e parė tė kėtij viti me skuadrat ku luajnė, tė dytėt nuk patėn edhe aq kohė nė dispozicion pėr ta dhėnė si duhet provimin. Nėse pėr Andi Lilėn, qė gjithsesi smund tė konsideronet neė entry nė kombėtare, ishte rezervuar njė rol krejt i ri, si mesfushor, pėr minuta gati tė plota nė fushėn e lojės, smund tė thuhet e njėjta gjė pėr Bakajn, Muzakėn e Vilėn. Ndoshta pėr ta, por edhe ndonjė tjetėr, qė nuk konsiderohet ende violinė e parė nė kombėtare, miqėsorja me Andorėn duhet tė shėrbejė si njė test i vėrtetė. Cka do tė thotė mė shumė hapėsirė loje dhe besim nga trajneri Kuzhe pėr ta. Njė dėmtim fatkeq i Skelės, qysh herėt, ka bėrė qė Shqipėria tė provojė tė luajė edhe nė mungesė tė tij. I konsideruar i pazėvendėsueshėm, i pakonkurrueshėm ende nga njė kandidat tjetėr pėr nė kombėtare, Skela ka shijuar nga stoli fitoren e kolegėve tė vet kuqezinj. Edhe vetė Kuzhe, qė nė fund tė miqėsores me Malin e Zi ka pretenduar njė Shqipėri edhe mė tė bukur, nėse do ta kishte dirigjentin vlonjat nė fushė, duhet tė ketė marrė indikacionet e duhura, tė lėvizjeve tė detyruara qė bėri pas zėvendėsimit tė Skelės. Me Duron, e vendosur nė vend tė tij, qė diktoi pastaj edhe aktivizimin e Hykės nė tė majtė tė mesfushės. Provė e mirė, edhe pse jo nė mundėsitė reale tė tij, ka dhėnė Agolli, i spostuar tė luajė nė tė majtė tė mbrojtjes, nė mungesė tė Vangjelit me probleme. Natė pėr tė mos u harruar e Lorik Canės, qė pas daljes sė Skelės tė dėmtuar, dukej se i kishte lezet shiriti i kapitenit kuqezi. Si gjithnjė luftarak, inspirues pėr shokėt e ekipit, kosovari i Sunderlandit ka qenė njė postbllok i vėrtetė para Hidit, nė qendėr tė mbrojtjes kuqezi. Aq sa dukej sikur nuk kishte nevojė pėr ndihmėn e partnerit tė vet, Currit, qė gjithsesi e ka asistuar qetėsisht nė rastet e rrezikshme tė malazezėve, me autor Vucinic. Nė tė vėrtetė, e tėrė mbrojtja kuqezi, e pėrbėrė nga katėr lojtarė, Dallku-Cana-Curri-Agolli, sic e ka evidentuar edhe vetė Kuzhe pas ndeshjes, ka qenė nė lartėsinė e duhur, duke ia lehtėsuar mjaft punėn Hidit, tė cilit i ėshtė dashur tė vėrė nė provė aftėsitė e tij vetėm nė minutėn e 65-tė, pas njė predhe tė Vucinic, duke e devijuar nė kėndore. Performancė interesante, ashtu sic ishte nė fakt edhe zgjedhja qė kishte bėrė Kuzhe, e Andi Lilės nė mesfushė. Njė rol krejtėsisht i ri ky pėr kavajasin e Tiranės, por qė e ka superuar me mjaft sukses, falė edhe pėrgatitjes sė shkėlqyer fizike. Cka i jepte mundėsinė tė lėvizte shumė, nė njė territor tė konsiderueshėm, duke pėrbėrė bashkė me Bulkun njė dyshe shkatėrruese pėr tu pasur vėrtet nė konsideratė. Futja e Hykės, nė vend tė Skelės, nuk ndryshoi asgjė nė skemėn e fillimit tė Kuzhes, sipas sė cilės Shqipėria po luante nė versionin 4-2-3-1. Por ama i dha gjallėri krahut tė majtė tė mesfushės, ku Hyka, shumė i lėvizshėm, u nxori jo pak punė malazezėve. Qė pėrdorėn edhe ndėrhyrjet e gabuara ndaj shtatshkurtėrit kuqezi, pėr ta neutralizuar. Sa i takon sulmit, Bogdani, nė majė tė tij, lėvizi shumė, pėrballoi shumė dyluftime, por nuk ishte i rrezikshėm pėr kuadratin malazez. Aktivizimi i Salihit, disi i tėrhequr, nė krah, me Bogdanin nė fushėn e lojės, si sulmues tė deklaruar, e eklipson dukshėm shkodranin. I cili shquhet pėr nuhatjen para portės, cka do tė thotė se duhet tė jetė aty, para saj. Mjafton tė shikosh lojėn, kur tė dy ishin nė fushė, ku emri i Salihit thuajse nuk dėgjohej nė gojėn e komentatorit tė kėsaj miqėsoreje, pėr tė kuptuar se goleadori i njohur shqiptar, por edhe i Rapidit tė Vjenės, ėshtė i sakrifikuar. Me tė drejtė apo jo, kėtė duhet ta dijė mė mirė se askush Kuzhe. Sikurse duhet tė bėjė mirė llogaritė edhe tė tė mirave dhe tė tė kėqijave qė sjell ky pozicionim i Salihit nė organikėn e kombėtares titullare. Dalja e Bogdanit dhe futja e Kapllanit, natyrisht u shoqėrua edhe nė kalimin e lojės kuqezi nė skemėn 4-4-2, sipas sė cilės Salihi vihej nė rolin e tij natyral dhe tė mundėsive maksimale konkluduese. Rrjedhimisht edhe performanca e sulmuesit shkodran pėsoi ndryshim tė dukshėm pozitiv. Salihi ishte dendur nė kontakt me topin, shtoi rrezikun nė portėn malazeze, derisa nxori nga repertori i vet atė gol kryevepėr, si pėr nga mendimi, ashtu edhe pėr nga realizimi. Njė dedikim fitroreje pėr tifozėt kuqezinj, tė pranishėm nė shkallėt e stadiumit tė Podgoricės, por edhe njė vramendje mė shumė pėr Kuzhen. Qė pas kėsaj miqėsoreje tė fituar, nė funksion tė dy detyrave qė shtrohen para kombėtares, rezultatit dhe rinovimit, duhet tė besojė e provojė mė tepėr lojtarė tė tillė si Bakaj, Muzaka, Vila, G.Lika e ndonjė tjetėr, por edhe tė zgjidhė problemin e partneritetit tė sulmit. Nėse vėrtet do tė guxojė tė luajė me dy sulmues nė kualifikueset nė grupe tė Euro 2012. Andorra ėshtė pėrpara, kundėrshtar qė ti ofron okazionet e duhura pėr ti vijuar testimet nė emra tė vecantė lojtarėsh dhe skema tė ndryshme, ndaj le tė presim e gjykojmė edhe mė mirė, pas saj. Paraprakisht, ka njė fakt qė tė bėn optimist, qė duhet marrė nė referim, por jo tė bėjė askėnd tė flerė mbi dafina; Kombėtarja kuqezi nuk humbet nė shtatė miqėsoret e fundit, ndėrkohė qė Kuzhe ka regjistruar pesė ndeshje pa humbje (Shqipėri-Gjeorgji 1-1, Shqipėri-Qipro 6-1, Estoni-Shqipėri 0-0, Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-0, Mali i Zi-Shqipėri 0-1). Sikur tė ndodhte kėshtu edhe nė ndeshjet zyrtare?! Ah, sikur
! Sporti Shqiptar , 2010-05-26 00:00:00 |