Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

K.Duro: S’ka shumė kohė, shtatori ėshtė afėr!

Mesfushori i Apollonit tė Limasoli, Klodian Duro, sheh njė ambient optimist nė kombėtare

K.Duro: S’ka shumė kohė, shtatori ėshtė afėr!

Klodian Duro bėn pjesėn nė atė grup futbollistėsh tė kombėtares qė kanė shpėrthyer nė fillim tė viteve 2000 dhe qė vazhdojnė edhe sot tė pėrbėjnė shtyllėn e pėrfaqėsueses sonė. Shumėkush mund tė mendojė qė ai dhe disa tė tjerė duhet t’u hapin vendin tė rinjve, por fusha e blertė nuk “mendon” kėshtu. Duro vazhdon tė luajė nė nivele tė larta, duke fituar trofe me Apollonin e kampionatit qipriot. Nė prag tė miqėsores me Malin e Zi, Duro tregon pėr sezonin e fundit nė Qipro si dhe mundėsinė pėr tė ndryshuar ambient. Pėr tė Mali i Zi dhe Andorra janė teste tė rėndėsishme para fushatės eliminatore tė Euro 2012-s.

- Kodian, mbyllėt sezonin e dytė nė kampionatin qipriot. Cili ėshtė bilanci juaj?
- Po ta kapėsh nė dy plane, mund tė konsiderohet sezon shumė pozitiv pėr ekipin, qė pas 5 vjetėsh merr pjesė nė Kupat e Europės. Kėtė objektiv e arritėm edhe nga kampionati, por qershia mbi tortė ėshtė fitimi i Kupės. Pėr njė klub si Apolloni, qė nuk shijonte prej shumė vitesh trofe, kjo ishte arritje e madhe. Ishte njė sezon shumė i mirė pas atyre investimeve. Sa i pėrket planit personal, nuk ėshtė e lehtė tė shkosh nga Omonia nė njė skuadėr tjetėr dhe tė fitosh zemrat e tifozėve. Brenda futbollit ka ndryshime tė shpeshta. Brenda ndryshimeve ka edhe ndryshim skuadrash, trajnerėsh etj. Por ne jemi futbollistė profesionistė.

Tregojmė atė qė dimė tė bėjmė. Nė kėtė sezon ēdo gjė pėrfundoi me sukses.
- Nė media janė shtuar zėrat pėr njė largim tė mundshėm nga Apolloni…?
- Media ka punėn e vet. E vėrteta ėshtė se kam edhe njė vit kontratė me Apollonin. Deri ditėn e fundit kam pasur marrėdhėnie mjaft korrekte me klbin, jemi ndarė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Janė thjesht hamendėsime tė mediave qipriote, por qė janė transmetuar edhe kėtu nė Shqipėri. Idetė e mia janė tė qarta: dua tė vazhdoj me Apollonin.
- Atmosfera nė kampin kuqezi duket shumė pozitive…?
- Gjithmonė nė ekipin kombėtar, pėr sa kohė qė jemi bashkė, atmosfera ėshtė pozitive. Unė kam kohė nė kombėtare dhe fryma e grupit sa vjen e pėrmirėsohet. Kėto dy tri vitet e fundit, me ardhjen e trajnerit Kuzhe, ambienti ėshtė shumė i qetė. Kėtu ke qejf tė vish e tė rrish sa mė shumė nė kombėtare. Edhe tė rinjtė qė janė grumbulluar besoj se kanė gjetur njė ambient tė mirė nė grupin tonė. Ndihen tė qetė dhe tregojnė gjithēka kanė, pa pasur presionin mė tė vogėl.

- Si i keni pėrceptuar kėto ditė tė para stėrvitore?
- Ėshtė njė grumbullim qė i bėn mirė grupit. Kemi pasur mundėsi tė mblidhemi dhe tė njihemi mė mirė me lojtarėt e rinj. Ambienti ėshtė entuziast dhe pozitiv.
- Mali i zi, njė kombėtare qė ka potencial tė madh, miqėsorja e parė pėr Shqipėrinė…?
- Ėshtė njė miqėsore-test pėr tė ardhmen. Duam tė bėjmė hapin e madh si Shqipėri, kur shohim skuadra si Mali i zi dhe Bosnja qė marrin rezultate tė mėdha. Realisht na vjen keq qė nuk arrijmė rezultate si kėto skuadra. Pėr mė tepėr, kur flasim pėr ndryshimin e skuadrave, ne duhet tė rrisim cilėsinė e kampionatit tonė. Diferenca mes nesh dhe shteteve tė tjera ėshtė profesionalizmi. Ne nuk duhet tė mbetemi pas, por tė jemi profesionistė tė vėrtetė. Hapin galopant duhet ta hedhin klubet. Duhet tė ndryshojnė nė mėnyrėn e administrimit, tė kthehen nė klube private dhe tė futen gjėrat nė shinat e profesionalizmit. Kėtu mund tė ndihmojnė edhe futbollistėt e ekipit kombėtar, qė kanė luajtur jashtė dhe qė mund tė japin eksperiencėn e tyre nga klubet e huaja.

- Sa rėndėsi ka rezultati me Malin e Zi?
- Ka shumė rėndėsi. Sepse me njė rezultat tė mirė ngrohet atmosfera dhe tė gjithė do tė jemi tė kėnaqur. Lojtarėt lidhen mė shumė dhe rritet besimi pėr ndeshjet e ardhshme, sidomos nė eliminatoret qė na presin nė muajt nė vazhdim. Shtatori duket larg, por unė mendoj se ėshtė shumė afėr. Veē formimit tė skaudrės, ne duhet tė marrim rezultate pozitive. Pėr mė tepėr qė nė futboll tė gjithė kanė dėshirė tė fitojnė.

Pushimet e Duros, nga Tirana nė Spanjė
Njė vit mė parė Klodian Duro lidhi kurorė dhe pėr fatin e tij tė mirė nėnshkroi njė kontratė tė kėnaqshme me Apollonin. Njė vit mė pas sukseseve tė tij i shtohet Kupa e Qipros, e fituar me Apollonin. Vjet pushimet verore i kaloi nė Montekarlo, ndėrsa sivjet ka planė tė tjera: “Pas njė sezoni tė gjatė dhe tė lodhshėm dhe pas angazhimit me ekipin kombėtar do tė kthehem nė Tiranė te familja ime, ku do tė qėndroj disa ditė. Mė pas do tė udhėtoj me bashkėshorten drejt Spanjės.”

Duro pragmatist, parapėlqen Italinė
“Kam qenė dhe jam tifoz me Italinė, sepse idetė e mia pėr kėtė lojė janė tė ngjashme me futbollin italian. Ėshtė e vėrtetė qė kanė probleme brenda skuadrės, por ata janė shumė tė fortė dhe mund t’i bėjnė ballė ēdo furtune. Mjafton tė kujtojmė botėrorin e fundit nė Gjermani, ku fitoi Kupėn e Botės. Edhe kėtė vit do tė jetė dinjitoze. Do tė rivalizojė me Spanjėn, Argjentinėn, Gjermaninė e Anglinė. Nuk e pėrmenda Brazilin nė fillim se dihet qė ėshtė gjithmonė pretendent.”

“Niko Dovana” s’ėshtė gati, me Andorrėn nė Qemal Stafa
Miqėsorja me Andorrėn mė 2 qershor do tė luhet nė mbrėmje nė ndėrkombėtarin “Qemal Stafa”. Nė fakt, FSHF kishte parashikuar tė provonte ndriēimin artificial tė “Niko Dovanės”, por punimet nuk mund tė pėrfundojnė para kėsaj date. Gjithsesi, sezoni i ri futbollistik do ta gjejė infrastrukturėn e futbollit tė pėrmirėsuar, pasi nė disa stadiume do tė jenė instaluar impiantet e ndriēimit.

Adi Metaliu , 2010-05-23 00:00:00