Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Kuzhe: Test i veshtire, por ja vlen

Trajneri: “Irlanda e Veriut ėshtė njė skuadėr e fortė, duhet tė motivohemi shumė”. Bilanci i pėrballjeve ėshtė nė favor tė irlandezoverioreve, tė cilėt nė 8 ndeshje kanė arritur 5 fitore, 2 barazime dhe vetėm 1 humbje

Kuzhe: Test i veshtire, por ja vlen

“Ėshtė njė test i vėshtirė. Pėrpara kemi njė ekip tė fortė dhe duhet tė motivohemi shumė”. Trajneri i Shqipėrisė, Josip Kuzhe, ėshtė i vetėdijshėm pėr nivelin e vėshtirėsisė sė takimit me Irlanėn e Veriut, ndaj njė kundėrshtari qė nė renditjen aktuale tė FIFA-s ndodhet nė vendin e 40-tė, ose mė saktė 56 vende mė mirė se Shqipėria, e 96-ta.

Trajneri Kuzhe, i cili gjatė gjashtė ndeshjeve tė tij me Shqipėrinė, pėrballoi me sukses Danimarkėn (1-1) e Portugalinė (2-1, me njė gol tė pėsuar nė minutat e fundit), nuk ka humbur asnjė nga tre miqėsoret e zhvilluara si “bosi” i kuqezinjve, madje duke vendosur edhe njė rekord historik me fitoren 6-1 kundėr Qipros, takimi i fundit i zhvilluar nė “Qemal Stafa”, duke marrė parasysh faktin se ndaj Estonisė (1-1) luajtėm nė Talin.

“Natyrisht, ndeshja kundėr Irlandės sė Veriut ėshtė njė takim nė kuadrin e pėrgatitjeve, por ne do tė pėrpiqemi tė arrijmė diēka. Gjithmonė ne pėrpiqemi tė pėmirėsojmė diēka nga programi ynė. Irlanda e Veriut ėshtė njė kundėrshtar i vėshtirė dhe unė po pėrpiqem tė krijojmė njė atmosferė tė mirė. Nė lidhje me tė ardhmen, ndeshja kundėr Irlandės sė Veriut ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme, pasi ne duam tė ndėrtojmė mėnyrėn e lojės tonė”, - tha Kuzhe, i cili nėnshkroi pėr herė tė dytė njė kontratė me Federatėn Shqiptare tė Futbollit, pikėrisht nė nėntor tė vitit tė kaluar.

“Janė dy momente qė unė duhet tė veēoja nga kjo miqėsore. Sigurisht, qė unė do tė dėshiroja tė fitonim. Do tė ishte shumė bukur pėr ne ndaj kundėrshtari tė fortė. Nė kėtė moment unė mund tė mendoja si njė njeri egoist, por unė personalisht jam shumė i lumtur, dhe mendoj se dhe lojtarėt janė tė lumtur tė laujnė kundėr ekipeve tė forta. Unė pėrsonalisht i pėlqej kundėrshtarėt e fortė. Mendoj se Federata (Shqiptare e Futbollit) ka bėrė njė punė tė madhe qė ka gjetur kėtė kundėrshtar”, - shtoi Kuzhe, i cili mori detyrėn si trajner i Shqipėrisė, dhjetė muaj mė parė,nė maj tė vitit 2009.

“Do tė luajmė tė pėrqėndruar nė mbrojtje, qė tė kemi mundėsi tė shmangim sulmin irlandezoverior, i cili ėshtė i fortė. Do tė doja qė kėtė ndeshje ta shihnim si njė test pėr eliminatoret e Kampionatit Europian qė kemi pėrpara. Besoj se do tė bėjmė njė punė tė mirė dhe do t’ia arrijmė qėllimin. Preferoj qė skuadra te zhvillojė lojė kompakte, lojė grupi dhe individualitetet do te doja qė tė ndihmonin nė ketė skuadėr. Nuk mund tė them ende njė formacion pasi kemi njė problem dėmtimi me Canen. Unė kam parashikuar dhe njė zgjidhje nėse ai do tė mungojė, por gjithsesi do tė pres deri ditėn e ndeshjes tė shohim se ēfarė do tė ndodhe me rekuperimin e tij”, - theksoi Kuzhe, nėn drejtimin e tė cilit Shqipėria ka zhvilluar gjashtė ndeshje ndėrkombėtare, tri zyrtare dhe tri miqėsore.

I pyetur pėr refuzimin e mbrojtėsit tė Bokumit nė Bundesligėn 1 gjermane, Mėrgim Mavraj, Kuzhe, si njė diplomat i regjur, pohoi se tashmė e ka harruar kosovarin dhe se ėshtė nė kėrkim tė njė talenti tjetėr pėr ta vendosur nė zemėr tė mbrojtjes.

“Kjo histori ka mbaruar pėr mua. Nuk dėshiroj tė shpenzoj kohėn duke folur pėr njė njeri qė nuk dėshiron tė luajė pėr ekipin tonė Kombėtar. Nėse njė lojtar nuk ndjen asgjė pėr flamurin e vendit tė tij, kjo i pėrket atij, por nuk dėshiroj ta bėj pjesė mė tė historisė sime. Gjithsesi, mė duhet tė rifilloj sėrish kėrkimet e mia, pasi nė atė pozicion (nė qendėr tė mbrojtjes) ne kemi nevojė pėr lojtarė. Megjithatė ju duhet tė jeni tė pėrgatitur pėr ēdo rast, - tha Kuzhe.

Irlanda e Veriut ėshtė kundėrshtari i parė i Shqipėrisė pėr vitin 2010, edhe pse takimi ėshtė veēse njė miqėsore, ndaj njė kundėrshtari qė rikthehet nė “Qemal Stafa” pas plot 17 vjetėsh, qysh nga fitorja 2-1 e irlandezoveriorėve nė shkurt tė vitit 1993 (gol i Altin Rrakllit) , ndėrkohė qė takimi i fundit midis dy formacioneve – njė fitore 1-0 pėr Shqipėrinė, gol i Altin Haxhit – u luajt nė Curih tė Zvicrės, pėr shkak tė vitit tė mbrapshtė 1997 nė Shqipėri.

Ndaj Irlandės sė Veriut, Shqipėria ėshtė ndeshur 8 herė, tė gjitha kėto ndeshje zyrtare. Bilanci i pėrballjeve ėshtė nė favor tė irlandezeve, tė cilėt kanė arritur 5 fitore, 2 barazime dhe vetėm 1 humbje, pikėrisht nė takimin e fundit midis nesh, nė vitin 1997.


BILANCI ME IRLANDĖN E VERIUT

07.05.1965, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 4-1
Trajner: Zyber Konēi
Shėnues: Robert Jashari
El.KB 1966

24.11.1965, Tiranė
Shqipėri-Irlandė V. 1-1
Trajner: Loro Boriēi
Shėnues: Mehdin Zhega
El.KB 1966

15.12.1982, Tiranė
Shqipėri-Irlandė V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984

27.04.1983, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984

09.09.1992, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 3-0
Trajner: Bejkush Birēe
El.KB 1994

17.02.1993, Tirana
Shqipėri-Irlandė V. 1-2
Trajner: Bejkush Birēe
Shėnues: Altin Rraklli
El.KB 1994

14.12.1996, Belfast
Irlandė V.-Shqipėri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998

10.09.1997, Zyrih
Shqipėri-Irlandė V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shėnues: Altin Haxhi
El.KB 1998

Bilanci: 8 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Golashėnuesit e Shqipėrisė: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi

SHQIPĖRIA ME KUZHENĖ

ZYRTARE
Shqipėri-Portugali 1-2
Shqipėri-Danimarkė 1-1
Suedi-Shqipėri 4-1

MIQĖSORE
Shqipėri-Gjeorgji 1-1
Shqipėri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipėri 0-0

Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9

Albania-sport.com , 2010-03-02 00:00:00