Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Pėr Shqipėrinė nuk ka asnjėherė miqėsore!

Lojtarėt e pėrfaqėsueses shqiptare e dinė se nė mėnyrė sistematike janė nė borxh me tifozerinė kuqezi dhe pėr kėtė arsye nuk kanė asnjė luks qė ndonjė ndeshje, qoftė dhe miqėsore, ta nėnvlerėsojnė.

Pėr Shqipėrinė nuk ka asnjėherė miqėsore!

Lojtarėt e pėrfaqėsueses shqiptare e dinė se nė mėnyrė sistematike janė nė borxh me tifozerinė kuqezi dhe pėr kėtė arsye nuk kanė asnjė luks qė ndonjė ndeshje, qoftė dhe miqėsore, ta nėnvlerėsojnė. Borxhi ėshtė mė shumė sprotiv se sa moral, pavarėsisht se pėrgjithėsisht bėjnė mė tė mirėn nė fushėn e lojės, rezultat mė shumė negative se sa pozitive, i bėjnė atė futbollistėt qė tė bėjnė maksimumin qė t’i gėzojnė sa mė pak.

Me njė mentalitet tė tillė, dje shumica e kandidatėve pėr tė pasur njė vend nė formacionin bazė kundėr Irlandės e Veriut, e konsiderojnė ndeshjen e nesėrme si njė zyrtare. Ka njė arsye qė tė gjithė futbollistėt e thirrur nga Kuzhe janė aty. Shumica e skaudrave europiane kanė probleme nė tė tilla ndeshje. Dėmtimet, sado tė lehta, janė njė aryse pėr tė mos u paraqitur ndėrkohė qė nė ndonjė rast eksperimenti ėshtė fjala e ditės. Jo pėr skuadrėn e Kuzhes. Ky i fundit do fitore. Lojtarėt duan njė vend nė formacion. Shqipėria ėshtė e vėrtetė!

Nė hollin e hotel “Dyrrahut” pamja ėshtė ajo qė nuk ndryshon asnjeherė nė njė grumbullim kuqezi. Numri i lojtarėve ėshtė disi i limituar nė orėt e drekės pasi disa lojtarė tė rėndėsishėm vijnė e kompletojnė grupin deri nė mbrėmje, por tė pranishmit janė po aq miqėsorė me njėri-tjetrin dhe me tė tjerėt saē ndodh zakonisht.

Bulku, Hidi dhe Agolli janė tė shqetėsuar pėr atė qė po kalojnė te skuadra e tyre Krrvbas, ndėrkohė qė Duro ėshtė padyshim njė lider mė vete. Ka luajtur 12 ndeshjet e fundit nė kampionatin qipriot dhe ėshtė nė humorin e duhur. Ndonjė shaka mė shumė kundrejt Hykės “dikush i kujton se duhet tė lerė futbollin dhe tė bėhet zėvendė/trajner, sepse ėshtė gjithnjė nė pankinė” nuk merret me negativitet nga talenti qė ėshtė i sjellshėm si nė fushė dhe jashtė saj. Bakaj dhe Vila japin e marrin merita pėr Dinamon e tyre kampione, ndėrkohė qė Vangjeli ėshtė gjithnjė shumė i qeshur pavarėsisht se ka disa tela nėpėr dhėmbė. Tė njėjtat tela qė mbajnė fėmijėt nė moshė fare tė re. “Unė ndihem gjithnjė fėmijė”, thotė Vangjeli pėr tė justifikuar aparatin qė mban.

Kuzhe ėshtė gjithashtu i njėjti. Kėtė rradhė ka mė shumė punė se zakonisht sepse ka mė shumė lojtarė nė dispozicion, ndėrsa nga skema nuk heq dorė, ėshtė vetėm njė, 4-1-4-1. Dilemat vijnė si gjithnjė nė repartin e mesfushės, sepse mbrojtja pas refuzimit tė Mavrajt do tė jetė ajo klasikja, ku Curri dhe Cana do tė luajnė nė qendėr. Der tė merkurėn shumė gjėra do tė ndryshojnė dhe ėshtė e vėshtirė tė bėsh parashikime. Kuzhe do lojtarė krahu me tipare difensive qė tė shfrytėzojnė lojėn nė vertikalizim, por ajo kėrkon hapėsirė dhe krosim.

Pas orės 15:00, lotjarėt e pėrfaqėsueses tė cilėt kishin shpenzuar paraditen duke udhėtuar drejt Tiranės, kanė mbėrritur tė gjithė. Tė fundit janė Dallku dhe Curri ndėrkohė qė njė pėrshėndetje speciale ka pėr kapitenin Lala, qė pas njė viti rikthehet tė luajė nė fushėn e lojės. Kapiteni ėshtė gjithnjė i rėndėsishėm. Pėr kėdo!

Darka ėshtė ajo e zakonshme, jo vetėm pėr pėrfaqėsuesen shqiptare nė gurmbullime. Shumė internet, biseda pėr eksperiencat qė po kalojnė nė klubet e tyre dhe diskutime nė lidhje me kampionatin shqiptar. Deri tė mėrkurėn shumė pak gjėra mund tė ndryshojnė nga ajo qė ndodh rėndom nė tė tilla raste. Nė fushė ėshtė gjithnjė ndeshje tjetėr. Vetėm me njė tė pėrbashkėt. Asnjėherė njė miqėsore. Pavarėsisht se zyrtarisht ėshtė kėshtu!

Sport Ekspres , 2010-03-02 00:00:00