Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Vetėm 7 pikė, kombėtarja kuqezi na riktheu 10 vite pas

Rezultatet e kombėtares sonė me trajnerė tė huaj janė nė rėnie tė lirė, Han-Kuzhe rezultatet mė tė dobėta

Vetėm 7 pikė, kombėtarja kuqezi na riktheu 10 vite pas

Humbja e dy netėve mė parė me Sedinė, nė ndeshjen e fundit nė grup pėr eliminatoret e Botėrorit 2010, la njė shije tė hidhur pėr sportdashėsit shqiptarė, qė me tė drejtė shpresonin pėr njė rezultat pozitiv. Nė fakt, ky fund ishte i paracaktuar qė me largimin e Ari Hanit nė pranverė, pasi nė tri ndeshjet qė kishin mbetur, jo vetėm Kuzhe, por kuzhdo trajner qė do ta merrte drejtimin e kombėtares sonė do ta kishte shumė tė vėshtirė tė merrte pikė. Josip Kuzhe mori vetėm njė pikė, me Danimarkėn nė “Qemal Stafa”. Nė pėrfundim tė kėtyre eliminatareve ia vlen t’i bėhet njė skaner hollėsishėm jo vetėm fushatės sė sė botėrorit afrikan, por gjithė eksperiencės sė trajnerėve tė huan nė krye tė kuqezinjve, qė korrespondon me erėn “Duka” nė krye tė FSHF-sė. Trajnerėt e huaj janė punėsuar me njė qėllim: tė rritin prestigjin e kombėtares sonė nė arenėn ndėrkombėtare, duke grumbulluar sa mė shumė pikė. Qė nga viti 2002, kuqezinjtė janė drejtuar nga 5 trajnerė tė huaj: Dosena, Brigeli, Bariēi, Hani dhe sė fundi Kuzhe. Nėse do tė bėnim njė krahasim tė rezultateve tė kombėtares me trajnerė tė ndryshėm, do tė vėmė re nė dy eliminatoret e fundit kemi rėnie, sidomos pėr Botėrorin 2010.

Brigeli dhe rekordi i Shqipėrisė

Nė fakt, para sė tė flitet pėr epokėn “Brigel” duhet theksuar se dy ndeshjet e para kualifikuese tė Euro 2004-ės janė drejtuar nga Dosena (Shqipėri-Zvicėr 1-1 dhe Rusi-Shqipėri 4-1). Shqipėria kishte rėnė nė njė grup me Rusinė, Zvicrėn, Irlandėn dhe Gjeorgjinė. Pra, nė njė grup me 5 skuadra, ndėr tė cilat vetėm Gjeorgjia mund tė konsiderohej nė nivelin e Shqipėrisė. Tė tjerat ishin mė lart. Nė fund tė kėtyre eliminatoreve Shqipėria grumbulloi 8 pikė, la me njė pikė mė pak poshtė vetes Gjeorgjinė, ndėrsa fitorja me Rusinė nė “Loro Boriēi” ishte ndeshja pėr t’u mbajtur mend. Po kaq pikė Shqipėria pat grumbulluar edhe gjatė eliminatoreve tė Botėrorit 2002, por me njė kundėrshtar mė tepėr. Nė 8 ndeshje tė luajtura Shqipėria grumbulloi 8 pikė, me njė mesatare 1 pikė pėr ndeshje.

Fushata kualifikuese pėr Botėrorin 2006 i konsiderua sfida e radhės e Hans Peter Brigelit, qė mori bekimin e Dukės pėr ta drejtuar edhe dy vite tė tjera Shqipėrinė. Gjermani e njihte shumė mirė skuadrėn, pasi pėr gati dy vjet e kishte drejtuar pėr Euro 2004. Filimi qe mbresėlėnės. Nė ndeshjen e parė nė grup, me Greqinė e saposhpallur kampione e Europės, Brgieli korr suksesin mė tė madh. 2-1 pėr Shqipėrinė dhe lind ėndrra pėr kualifikim. Shqipėria ėshtė me fat, pasi ka nė grup Kazakastanin, qė merr pėr herė tė parė pjesė nė njė kompeticion kaq tė rėndėsishėm. Pėrveē tripikėshit tė parė me Greqinė, kuqezinjtė arkivojnė pikėt e plota me Kazakistanin, por nuk marrin atė qė pretendonin nė shtėpi me Danimarkėn dhe Ukrainėn. Njė pikė nė transfertė me Ukrainėn e kualifikuar s’mund tė konsiderohet arritje e madhe. Nė ndeshjen e fundit nė “Qemal Stafa” Shqipėria i “dhuron” kualifikimin Turqisė. Bilanci nė fund tė eliminatoreve: 13 pikė nė 12 ndeshje, me njė mesatare afėrsisht 1.1 pikė pėr ndeshje. Ky ėshtė rekordi i Shqipėrisė nė tė gjitha kohėt.

Lindja dhe shuarja e shpresės me Bariēin

Hans Peter Brigel nuk ra dakord pre presidentin e FSHF-sė, Armand Duka pėr zgjatjen sėrish tė kontratės, kėshtu qė u desh njė tjetėr zgjedhje. Ai ishte Oto Bariē, trajneri me CV-nė mė tė pasur qė ka drejtuar kombėtaren e Shqipėrisė. Kuqezinjtė mund ta kishin thyer rekordin e Brigelit, nėse do ta mundin nė ndeshjen e parafundit nė grup Bjellorusinė nė “Qemal Stafa”. Janė pikėrisht pėrballjet Shqipėri-Bjellorusi 2-4 dhe Rumani-Shqipėri 6-1 qė ndikuan nė vendimin e Oto Bariēit pėr tė mos e rinovuar kontratėn. Megjithėse kombėtarja jonė la pas nė renditje Luksemburgun dhe Slloveninė, fundi qė mjaft zhgėnjyes. Ndryshe nga kombėtarja e Brigelit, ajo e Bariēit pėsojė ulje nė rezultate. Nė 12 ndeshje nė grup u grumbulluan 11 pikė, pra mė pak se njė pikė pėr ndeshje.

Han-Kuzhe, Shqipėria nė origjinė

Gjatė eliminatoreve tė Euro 2000 Shqipėria drejtohej nga Astrit Hafizi dhe arriti tė grumbullonte 7 pikė nė njė grup me 6 skuadra. Hafizit nuk iu dha e drejta tė drejtonte edhe eliminatoret e Botėrorit 2002 sepse kėrkoheshin rezultate mė tė mira. Po kaq pikė, pra 7, dhe po me kaq skuadra nė grup, ka grumbulluar Shqipėria nė eliminatoret e fundit. Nė njėfarė mėnyre ėshtė kthyer 10 vjet prapa. Emėrimi i bujshėm i Ari Hanit pas dėshtimit tė tratativave pėr tė rinovuar me Bariēin bėri jehonė nė Shqipėri. Bėhej fjalė pėr njė emėr tė madh tė futbollit tė viteve ‘70. CV-ja e tij ishte e pasur, po kėshtu edhe starti nė krye tė Shqipėrisė, qė barazoi nė ndeshjen e parė me Suedinė nė “Qemal Stafa” dhe fitoi 3-0 me Maltėn. Vendi i parė i pėrkohshėm nė krye tė grupit ishte njė iluzion, qė mė pas do tė kthehej nė makth. Nė ndeshjet pasardhėse Shqipėria bėri njė figurė tė keqe (pėrjashto barazimin me Portugalinė nė Bragė). Dy humbjet me Hungarinė dhe barazimi nė Maltė e nxorrėn “lakuriq” Hanin, qė pas humbjes 3-0 nė Danimarkė u shkarkua nga presidenti Duka pėr rezultate tė dobėta. Fati i Shqipėrisė tashmė ishte percaktuar. Emėrimi i Josip Kuzhes u prit disi me skepticizėm. Situata ishte tepėr e rėndė. Shqipėria e kroatit u mund nė minutat shtesė 2-1 nga Portugalia, barazoi 1-1 me Danimarkėn dhe humbi ndeshjen e fundit 4-1 me Suedinė. Josip Kuzhe nuk mund tė paragjykohet pėr 7 pikėt e grumbulluara, qė janė shumė pak pėr synimet e Shqipėrisė. Bilanci nė fund tė eliminatoreve ėshtė shumė shqetėsues: 7 pikė nė 10 ndeshje, me njė mesatare 0,7 pikė pėr ndeshje. Dhe nė fund lind me tė drejtė pyetja: Sa ia ka vlejtur qė kemi marrė trajnerė tė huaj?

Euro 2004 (1 pikė/ndeshje)

Trajner: Dosena/Brigel

Zvicėr 8 4 3 1 15-11 15

Rusi 8 4 2 2 19-12 14

Irlandė 8 3 2 3 10-11 11

Shqipėri 8 2 2 4 11-15 8

Gjeorgji 8 2 1 5 8-14 7



Botėrori 2006 (1.1 pikė/ndeshje)

Trajner: Hans Peter Brigel

Ukrainė 12 7 4 1 18-7 25

Turqi 12 6 5 1 23-9 23

Danimarkė 12 6 4 2 24-12 22

Greqi 12 6 3 3 15-9 21

Shqipėri 12 4 1 7 11-20 13

Gjeorgji 12 2 4 6 14-25 10

Kazakistan12 0 1 11 6-29 1



Euro 2008 (0.92 pikė/ndeshje)

Trajner: Oto Bariē

Rumani 12 9 2 1 26-7 29

Holandė 12 8 2 2 15-5 26

Bulgari 12 7 4 1 18-7 25

Bjellorusi12 4 1 7 17-23 13

Shqipėri 12 2 5 5 1-18 11

Slloveni 12 3 2 7 9-16 11

Luksemburg12 1 0 11 2-23 3

Botėrori 2010 (0.7 pikė/ndeshje)

Trajner: Han/Kuzhe

Danimarkė 10 6 3 1 16-5 21

Portugali 10 5 4 1 17-5 19

Suedi 10 5 3 2 13-5 18

Hungari 10 5 1 4 10-8 16

Shqipėri 10 1 4 5 6-13 7

Maltė 10 0 1 9 0-26 1



Kuzhe, gati rrėfimin pėr dėshtimin dhe tė ardhmen

Trajneri i kombėtarės shqiptare, kroati Josip Kuzhe, do tė dalė sot nė orėn 11:00 nė njė konferencė pėr shtyp nė ambientet e FSHF-sė. Sipas burimeve pranė FSHF-sė, Kuzhe do tė analizojė punėn qė ka bėrė nė tri ndeshjet e fundit kualifikuese, sidomos humbjen e fundim me Suedinė si dhe do tė shpjegojė planin pėr tė ardhmen.





Botėrori 1990, rekordi negativ i Shqipėrisė

Nėse do tė kthehemi pas nė kohė, pikėrisht nė eliminatoret e Botėrorit “Italia 1990″, Shqipėria ka shėnuar rekordin negativ tė rezultateve. Kuqezinjtė kishin nė grup Suedinė, Anglinė dhe Poloninė. Nė atė kohė fitorja vlente 2 pikė, ndryshe nga sot. Shqipėria zhvilloi 6 ndeshje nė grup, duke i humbur tė gjitha pėrballjet. Edhe nė vitet ‘90 rezultatet e Shqipėrisė kanė lėnė pėr tė dėshiruar. Madje 8 pikėt e grumbulluara nga Neptun Bajko, nė fund tė eliminatoreve tė Euro 1996, u konsideruan arritje e madhe.



Pikėt qė ka grumbulluar Shqipėria pas 1990-s

1990 (botėror): zero pikė

1992 (europian) 2 pikė

1994 (botėror): 4 pikė

1996 (europian): 8 pikė

1998 (botėror): 4 pikė

2000 (europian): 7 pikė

2002 (botėror): 3 pikė

Adi Metaliu , 2009-10-16 00:00:00