Menya kryesore

Social bookmarking





Ndeshjet

Ndeshja e Ardhshme
Norvegjia : Shqipėria Shqipėria
22 mars 2013
 
Ndeshja e Fundit
Shqipėria 0:0 Kamerun
14 nentor 2012

Top Faqet Partnere

Feed

Duka: Harrojeni Greuth Furthin, na shikoni ndaj Suedisė!

Miqėsoren e djeshme me skuadrėn e Bundesligės 2 e ka ndjekur nga afėr Presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, i cili nuk bazohet te rezultati i miqėsores me Greuther Furth

Duka: Harrojeni Greuth Furthin, na shikoni ndaj Suedisė!

Kreu i federatės do tė qėndrojė pranė skuadrės deri ditėn e ndeshjes, pėr t’u kėrkuar futbollistėve kuqezinj impenjim maksimal me Suedinė. Pas pėrballjes me Greuther Furthin, Duka ka dhėnė opinionin e tij rreth ndeshjes, por edhe pėr synimet e kuqezinjve nė pėrballjen e fundit nė “Rasunda”. “E ndoqa me interes kėtė takim dhe mund tė them se nuk ka qenė njė ndeshje e mirė pėr skuadrėn tonė. E them kėtė jo duke u bazuar te rezultati, por te loja e futbollistėve. Ishte njė miqėsore qė do t’i vlejė skuadrės para Suedisė,” - ėshtė shprehur kreu i federatės. Nuk do tė jetė i lehtė pėrballimi i 90 munitave nė stadiumin “Rasunda”. Pėr kėtė janė tė bindur tė gjithė pjesėtarėt nė kampin kuqezi, aq mė shumė presidenti i FSHS-sė. “Me Sudinė duhet njė marrsh tjetėr. Ndeshja eliminatore kėrkon impenjim shumė mė tė madh se nė miqėsoren me Greuther Furthin. Besoj qė kjo humbje do t’i motivojė mė shumė futbollistėt pėr tė dhėnė maksimumin e mundshėm,” - ka vijuar Duka. Pas miqėsores me Greuther Furthin, presidenti i FSHF-sė ka qėndruar pranė ekipit dhe nė orėt e mbrėmjes ka ndjekur ndeshjen Danimarkė-Suedi (1-0). Kuptohet, vėmendja e Dukės, por dhe e stafit teknik, ka qenė te paraqitja e suedezėve, qė do tė jenė kundėrshtarėt tanė tė radhės. “Ėshtė njė ndeshje e fortė, qė pėrcakton se cila skuadėr do tė kualifkohet, por neve nuk intereson shumė. Sepse ne kemi objektivat tona. Suedia ėshtė njė skuadėr shumė e fortė, por nuk duhet ta mbivlerėsojmė. Duhet tė tregojnė nė fushėn e saj vlerat mė tė mira tė futbollit shqiptar. Ne kėrkojmė rezultat pozitiv, por nė ndeshje tė tilla duhet tė kesh edhe fatin me vete. Dhe nėse do tė jetė kėshtu, mund tė bėjmė gjėmėn Suedisė,” - ka pėrfunduar kreu i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armad Duka.

Shqipėria ngel nė “klasė” 4 ditė para Suedisė

Shqipėri - Greuther Fuerth 1‑2

Shqipėria: Ujkani, Dallku, Cana, Curri, Veliu, Duro, Bulku, Skela, Hyka, Salihi, Bogdani

(U aktivizuan: Hidi, Vrapi, Lika, Vila, Berisha, Kapllani, Sefa, Shoshi)

Trajner: Josip Kuzhe

Grojther Fuerth: Gryn, Shruk (Kakoko 46′), Biliskov, Mojersberger (Meihelbek 46′), Falkenberg (Nehrig 46), Fyrstner (Kleineheisman 67′), Serdarusic (Rapp 67′), Haas (Mokhtari 46′), Myler, Sailer, Ghasemi, Nobaht (Katerna 67′).

Trajner: Benno Mėlmann

Shėnues: Bogdani 11′ / Biliskov 21′, Myler 37′

Gjyqtarė: Gynter Perl, Karl Valentin, Matthias Zacher (Mynih)



Dje, nė orėn 14:00, kombėtarja e Shqipėrisė nė futboll, e drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe, ka zhvilluar njė ndeshje miqėsore me skuadrėn e Bundesligės 2 gjermane, Greuther Fuerth, ku ėshtė mundur me rezultatin 2‑1. Kjo sfidė pėrbėnte njė test pėr kuqezinjtė dhe trajnerin e tyre, nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr ndeshjen e fundit eliminatore nė Grupin 1, qė do tė luhet me 14 tetor nė Suedi. Sikurse dihet, kombėtarja shqiptare gjendet prej disa ditėsh nė Frankfurt tė Gjermanisė, ku po zhvillon pėrgatitjet e saj pėr kualifikuesen e Botėrorit 2010 me Suedinė. Sipas mediave gjermane, loja ka nisur shumė e shpejtė dhe me shumė rivalitet nga tė dyja skuadrat. Kjo duket qartė edhe nga formacionet qė kanė hedhur nė fushė qė nga minuta e parė trajnerėt respektivė. Tė parėt kanė kaluar nė avantazh kuqezinjtė tanė, me golin e minutės sė 11‑tė, tė shėnuar nga Erion Bogdani. Mė pas, nė minutėn e 21‑tė, ka barazuar rezultatin Marino Biliskov pėr Greuther Fuerthin, ndėrkohė qė nė minutėn e 37‑tė ka vulosur fitoren e gjermanėve Nikolai Myler. Me kėtė rezultat ka pėrfunduar kjo miqėsore, nė tė cilėn trajnerėt respektivė, veēanėrisht ai i kombėtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka aktivizuar shumė lojtarė, duke i provuar ata nė pozicione tė ndryshme, me qėllim qė tė konkludojė pėrfundimisht nė formacionin titullar pėr ndeshjen e radhės, atė tė 14 tetorit me Suedinė.





Trajneri Josip Kuzhe i ka besuar skemės qė pėrdori ndaj Danimarkės

Haxhi i dėmtuar, nuk aktivizohet nė miqėsore

Nė provėn e vėrtetė pra sfidės sė fundit tė grupit me Suedinė, Josip Kuzhe nuk ka mbetur i kėnaqur. Jo thjesht nga rezultati, qė ishte negativ (1-2), por edhe pėr shkak tė mungesės sė detyruar tė futbollistit tė Apoel Nikosias, Altin Haxhi. I grumbulluar pas dy vjetėsh nė kombėtare, 34-vjeēari gjirokastrit ka ndjekur miqėsoren nė distancė, pasi nuk mund tė ishte vetė protagonist nė fushėn e blertė. Njė dėmtim i lehtė i pėsuar gjatė seancave stėrvitore ka mjaftuar pėr tė mos rrezikuar. Skema e pėrdorur nga Kuzhe ndaj Greuther Furthit ishte si me Danimarkėn. Nė fakt, nuk pritej ndonjė ndryshim esencial, pėrveē disa emrave qė do tė rreshtohen nė krahun e majtė tė mesfushės dhe mbrojtjes.

Ujkani nė portė: Portieri i Novarės, pas disa ndeshjeve tė mira me kombėtaren kuqezi, duket se e ka zėnė vendin e titullarit, tė paktėn derisa tė rikthehet Arjan Beqaj. Edhe dje Kuzhe i ka besuar Ujkanit qė nga minuta e parė, qė do tė thotė se zgjedhja e portės pėr Suedinė nuk do tė ndryshojė. Gjithsesi, gjatė ndeshjes ka pasur minuta edhe pėr Isli Hidin. Trajneri Josip Kuzhe nuk e shpallur formacionin, por nuk besohet se do tė heqė dorė nga Ujkani.

Veliu nė mbrojtje: Mbrojtėsi i Flamurtarit ėshtė aktivizuar nga Kuzhe nga minuta e parė. Nė fakt, kroati ka pasur tė tjera plane pėr krahun e majtė tė mbrojtjes, por ia ka prishur planet dėmtimi i Altin Haxhit, i cili nuk duhej tė rrezikonte me Greuther Furthin. Gjatė ndeshjes Kuzhe ka bėrė zėvendėsime tė shumta, ku nė vend tė Velit nė krahun e majtė tė mbrojtjes ka aktivizuar Endri Vrapin. Nė qendėr kroati ka pasur nė dispozicion Maringlen Shoshin dhe Elvin Beqirin. Gjithesi, ky formacion i provuar dje nuk ėshtė pėrfundimtari, qė do tė hidhet nė fushė ndaj Suedisė. Altin Haxhi sigurisht do tė jetė zgjedhje e parė nė tė majtė tė mbrojtjes, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė kroati ta shtyjė nė mesfushė, pėr tė rritėm forcėn sulmuese.

Hyka, Lika apo Haxhi? Mesfushori i Maincit ka pasur fatin tė luajė titullar nė miqėsoren me skuadrėn e Bundesligės 2, por vėshtirė tė thuhet qė nė kėtė pozicion do tė jetė edhe nė fillim tė ndeshjes me Suedinė. Duro dhe Bulku mbeten tė paprekur para mbrojtjes, ndėrsa Salihi, sikurse me Danimarkėn, ka qenė i spostuar nga e djathta. Ervin Skela mbetet mbėshtetėsi pas shpinės sė Erjon Bogdanit, qė edhe nė ndeshjen e radhės do tė mbajė peshėn kryesorė tė sulmit. Kroati i pankinės kuqezi i ka provuar tė gjithė futbolistėt qė ka pasur nė dispozicion, por tashmė i ka idetė tė qarta pėr 11-shen qė do tė hedhė nė fushė nė “Rasunda”. Enigma mė e madhe mbetet roli i Altin Haxhit, nė mbrojtje apo mesfushė. Futbollisti i vetėm shqiptar qė luan nė Ligėn e Kampionėve nė radhėt e Apoelit tė Nikosias ka qenė futbolisti i vetėm i cili nuk ėshtė aktivizuar nė miqėsoren e djeshme.



330 tifozė kanė ndjekur miqėsoren

Sipas informacioneve tė medias gjermane, kjo ndeshje ėshtė pėrcjellė nga rreth 330 shikues, njė pjesė e konsiderueshme e tė cilėve ishin emigrantė shqiptarė nė kėtė vend. Njė shifėr relativisht e vogėl, por qė e ka ndezur disi atmosferėn nė stadium.



Goli i Bogdanit, jashtė loje?

Erjon Bogdani ka shėnuar nė minutėn e 11-tė, pas njė goditjeje standarde tė futbollistėve tanė. Trajneri i Greuther Fuerthit ka pretenduar pas ndeshjes se Bogdani ka qenė nė pozicion jashtė loje nė momentin e goditjes sė topit, mirėpo gjyqtari anėsor nuk e ka parė pozicion tė parregullt, duke e quajtur tė vlefshėm golin.



Trajneri i Fuerthit: Shqipėrisė s’i interesonte rezultati

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Greuther Fuerthit, Benno Mohlman: “E luajtėm kėtė ndeshje miqėsore, sepse dėshironim tė ruanim ritmin e kampionatit dhe tė ndeshjeve tė vėrteta. Zgjodhėm kundėrshtare Shqipėrinė, sepse e dinim qė kjo pėrbėnte njė test tė vėrtetė pėr lojtarėt tanė. Shqiptarėt vėrtet nuk kanė shanse pėr t’u kualifikuar pėr Kupėn e Botės 2010, por para ndeshjes sė fundit kualifikuese nė grupin e tyre, kundėr Suedisė, dėshironin tė paraqiteshin sa mė mirė para trajnerit tė tyre. Ata shėnuan gol tė parėt, por mė pas ne baraspeshuam gjithēka, madje edhe fituam. Shqipėria bėri shumė ndėrrime, sepse nuk i interesonte shumė rezultati, ndėrsa ne i realizuam tė dy objektivat: provuam disa lojtarė dhe fituam.”



Drejtuesit e Mynih 1860, 170 kilometra pėr tė parė lojėn e mesfushorit shqipta

Mynih-1860, skeptik pėr shėrbimet e Skelės



Mesfushori dhe kapiteni i kombėtares shqiptare, Ervin Skela, kanė qenė nė syrin mikroskopik tė dy pėrfaqėsuesve tė Mynih 1860, trajnerit Evald Lienen dhe drejtorit sportiv Miki Stevic. Ata kishin udhėtuar rreth 170 kilometra pėr tė parė nė veprim kapitenin e Shqipėrisė, Ervin Skela. 32 vjeēari i papunė shqiptar kishte dhėnė njė intervistė ekskluzive njė javė e gjysmė mė parė nė faqen zyrtzare tė Mynih 1860, se i pėlqente tė bėhej pjesė e kėsaj skuadre. Njė sinjal i tillė i tėrhoqi drejtuesit e Mynih 1860, qė synojnė t’i japin impulse tė reja mesfushės sė tyre. Prandaj u vunė nė gjurmėt e Skelės, duke marrė rrugėn pėr tė ndjekur nga afėr miqėsoren Greuther Furth‑Shqipėri, qė pėrfundoi 2‑1 nė favor tė skuadrės sė Bundesligės 2 gjermane. Nuk kanė folur pas ndeshjes, por fytyra e tyre linte shumė tė kuptohej, ashtu sikurse paraqitja e lodhur e 11 lojtarėve tė Shqipėrisė, ku dallim nuk ka bėrė as Skela. Steviē dhe Lienen e kanė lėnė para mbarimit tė ndeshjes stadiumin, ku ishin tė pranishėm rreth 330 tifozė, edhe pėr faktin se Skela u zėvendėsua 20 minuta para mbarimit tė kohės sė rregullt. Zėvendėsimi nė fakt ishte njė masė parandaluese nga trajneri i Shqipėrisė, Josip Kuzhe, sepse Skela pėsoi njėfarė tėrheqjeje nė kofshė. Nė kėtė mėnyrė, pavarėsisht se duhej tė tregonte veten nė sytė e dy drejtuesve tė lartė teknik tė Mynih 1860, Skela dhe trajneri i tij e panė tė arsyeshme tė mos rrezikonin, nė mėnyrė qė kapiteni i Shqipėrisė tė jetė gati pėr ndeshjen e fundit eliminatore nė grupin 1, ndaj Suedisė, mė 14 tetor.

Para ndeshjes,nė rrugėn nga qyteti ku u luajt ndeshja miqėsore pėr nė stadium, Skela u takua me konsulentin Oliver Ėesterbeek. Tė dy folėn pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ranė dakord pėr tė biseduar mė gjerėsisht tė hėnėn. Dukej se pėrqendrimi i Skelės ishte tėrėsisht te kualifikuesja e radhės nė Stokholm. Vetėm pas pėrfundimit tė saj, tė dyja palėt do tė ulen nė tavolinė, pėr tė marrė njė vendim. Ēfarė ėshtė e qartė pėr momentin? Mynih 1860 nuk ėshtė klubi i vetėm qė ėshtė duke konkurruar pėr shėrbimet e shqiptarit tė papunė. Edhe TUS Koblenzi ka shfaqur interesim pėr kapitenin e Shqipėrisė. Koblenci duket se do ta ketė tė vėshtirė t’i arrijė shėrbimet e shqiptarit. Pika plus e kėtij klubi ėshtė Uve Rapolder, qė ėshtė ulur nė vendin trajnerit. Ai dhe Skela kanė punuar nė njė kohė tė shkuar bashkė te Ėaldhof Mannheim dhe Arminia Bilefeld, ndaj e vlerėsojmė shumė njėri‑tjetrin. Megjithatė, nė tė holla Koblenci ka pazar tė ulėt, nisur nga financat e tij tė kufizuara. Dhe Skela, nė njė intervistė me “TZ‑online” ka lėnė tė kuptohet kėtė javė se do tė preferonte opsionet e tjera, ndoshta Mynih 1860. Por, paraqitja e tij nė miqėsoren e sė shtunės, mes Greuth Furthit dhe kombėtares sė Shqipėrisė, nuk i ka justifikuar 170 kilometrat e bėra nga drejtuesit e Mynih 1860, deri nė vendin e ndeshjes. Gjithsesi, bisedimet dhe interesimi i tė dyja palėve mbeten krejtėsisht tė hapura.

Ky ėshtė raporti pas ndeshjes miqėsore i gazetarit tė “mercur‑online.de”, Armin Linder.







Dėmtohet Skela, por do tė jetė me Suedinė

Brenda njė dite, dy shqetėsime mpėr trajnerin Josip Kuzhe. Problemit shėndetėsor i Altin Haxhit, i cili nuk luajti pėr asnjė minut nė miqėsoren me Greuther Furthin, i ėshtė shtuar edhe dėmtimi i Skelės. Kapiteni i kuqezinjve ėshtė zėvendėsuar rreth minutės sė 70-tė, pasi ka ndier thimbje nė kofshė. Trajneri Kuzhe ka preferuar ta ndėrrojė sapo ka parė qė me Skelėn diēka nuk po shkonte. Sipas informacioneve pranė kombėtares, Ervin Skela do tė jetė nė fushė me Suedinė.



Shqipėria s’ka mė frikė nga goleda

Fitorja e Danimarkės me Suedinė ka zgjidhur ēėshtjen kryesore nė grupin 1: ka pėrcaktuar skuadrėn qė do tė kualifikohet direkt, Danimarka u bashkohet skuadrave tė kualifikuara nė botėror, ndėrsa Suedia ka bėrė njė hap shumė tė gabuar, pasi asgjė mė nuk varet prej saj. Portugalia pret vetėm testin me Maltėn pėr tė zėnė vendin e dytė. Tashmė nuk ekziston asnjė mundėsi barazimi me pikė, qė tė futet nė lojė golaverazhi. Suedia do tė luajė pėr fitore me Shqipėrinė, por nuk do t’i duhen shmė gola pėr t’u kualifikuar, sepse Portugalia e ka vetė nė dorė fatin e saj.

Sporti Shqiptar , 2009-10-12 00:00:00